FAKSMILE/ "Furtunë" në Policinë e Shtetit, Xhafaj firmos urdhrin për nisjen e Vettingut

16 Shtator 2017, 12:40Politika TEMA
FAKSMILE/ "Furtunë" në Policinë e Shtetit, Xhafaj

Ministri Xhafaj firmos urdhrin për nisjen e procesit të Vettingut në Policinë e Shtetit, Gardën dhe SHÇBA

Urdhri i parë i firmosur nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është ai për Vettingun në radhët e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe SHÇBA-së.

Siç ishte lajmëruar më herët, Ministri Xhafaj ka firmosur nisjen e punës për ngritjen e strukturave që do të përgatisin procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës, integritetit dhe aftësive profesionale të punonjësve të Policisë, Gardës dhe SHÇBA-së.

Në urdhër parashikohet ngritja e grupit të punës, i cili kryesohet nga zv.ministri i Brendshëm dhe do të asistohet nga misionet e asistencës së BE-së (Pameca V) dhe ShBA-së (ICITAP), si dhe ekspertë të mirënjohur ndërkombëtarë. Kontributi aktiv i asistencës ndërkombëtare do të ndihmojë për zhvillimin e një procesi teknik sa më profesional, transparent dhe të besueshëm.

Ndër detyrat kryesore të punës së këtij grupi parashihen: analiza e gjendjes aktuale si dhe hartimi e propozimi i një pakete të plotë ligjore, për realizimin e këtij procesi Vettingu, që duhet të  dorëzohet brenda këtij fundviti.

Ky proces është pjesë e prioriteteve të Ministrisë së Brendshme dhe synon verifikimin e pastërtisë së figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale (Vetting) të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.

Procesit të Vettingut do t’i nënshtrohen të gjithë punonjësit e strukturave të mësipërme pa përjashtim, në të gjitha nivelet, nga drejtuesi më i lartë deri te specialisti më i thjeshtë.

Rritja e besimit të qytetarëve në organet e rendit dhe sigurisë është një objektiv parësor i punës së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

23 komente në “FAKSMILE/ “Furtunë” në Policinë e Shtetit, Xhafaj firmos urdhrin për nisjen e Vettingut”

  1. Andon rrapa says:

    E premtoi, e beri. Kaq!

    1. The Punisher says:

      Pordhe me rigon alla Adriatik Llalla.

    2. Loran shehu says:

      Ahahhaha shum i prer qeke ti po ata ish dretoret e policis jugut qe u ben miljardera nga hashashi ca vetingu do i kapi e na jep no nje pergjigje se qeke shum i prer ti e

  2. ARSEN Agolli says:

    Shoh police qe dridhen nga frika sepse e dine shume mire ca kane bere dhe cdo gje do i dale sheshit tani.
    Me ne fund erdhi dita te preken “te paprekshmit”

  3. Kejsi beliu says:

    Kjo reforme do te krijoje besim tek qytetaret ne policin e shtetit ,kjo eshte policia qe duam .

    1. spartaku says:

      Te lumt zoti minister.Policia qe do dale pas vetingut,do jete policia qe duam,dhe qe duan te gjithe shqipetaret.

  4. Arsen Luci says:

    Ministri i Ri meriton mbeshtetje dhe respekt per punen e tin qe pasi largoi drejtuesit e korruptuar te policise merr nisme per largimin e cdo personi te korruptuar qe ndikon ne punen e policise .

  5. Merita Fera says:

    Njeriu i vettingut, është vërtet rruga e cetme për ti bërë institucionet të funksionojn.

    1. The Punisher says:

      Kejsi beliu…Arsen Luci…Merita Fera..Komente te nisura nga e njejta IP adrese. Ja o km qe na cave trapin me kazanin mediatik, Po keta militante analfabete ne c´kategori hyne ?

  6. Cecua me bicak says:

    Po cfare furtune do ikin ca hajdute laberie do vijne ca hajdute me prejardhje gjithkombetare ,nuk behet ky vend me politikane qe kane ne mend si e si ta rrjepin sa me shume kete popull dhe si e si te lyejne fasaden e qeverisjes shikoni shembullin e gjalle lali erin ne periferi te tiranes kazane e plehrave po dalin jashte perdorimit nga mospastrimi ujrat e zeza kane marre rruget nderkohe faturat e ukt me taksa vijne edhe me te kripura te na rroje fasada sheshi skenderbej keshtu eshte edhe vettingu i xhafes

    1. spartaku says:

      Epo nuk po e kuptoi kete kometuesin me siper,çfare pune kane ujrat e zeza me policine e shtetit?.Ketu behet fjale per vetingun ne polici.

  7. Elida hasa says:

    E kemi prit me padurim kete moment. Z.xhafaj mbajti fjalen e dhene.qeveria Rama me e forte se kurre ,ke mbeshtetjen e gjithe qytetareve te shqiperise

  8. Vesi says:

    Ku behet veting ne kete vend or te mjere. Po te behet, gjithe shefat e policise neper rrethe duhet te perjashtohen pergjithmone nga policia. Shefat Jane kryehajdutet. Ata kane mare pjese ne mbjelljen e droges dhe pjesa e tyre ishte 30% per cdo parcele. Policia gjithmone ka gjuajtur lekun dhe ky ves nuk ka per tu hequr kurre.

  9. Ky mire ka bere qe ka firmos dhe nxjer kete urdher,por por nuk fillohet vetingu nga bishti por nga kreu qe ka prodhuar kete rrumpall dhe vjedhje e shkatrrim.
    Duhet te fillohet nga politika qe nga ish kryeministra,presidenta,e ministra e deputet,qe e lane kete vend e kete popull ne meshire te hajduteve dhe keqberesve.
    Keta jane pergjegjesit kryesor qe ky vend eshte katandis ne kete far feje.
    Keta maskarenj vodhen vete miliona, e lane edhe popullin te haje ca therrime dhe tani fillojne vetingun nga ata qe kane ngren me shume therrime qe te shpetojne veten e tyre.

  10. Xhulja meka says:

    Me kete nisme qytetarve do tu rikthehet besimi te policia ..kjo reform do te krijoj nje polici te standarteve evropiane

  11. Andi lika says:

    Njerez si zoti xhafa I duhen shqiperis..njerez qe e kan mendjen te punojne per te miren e vendit e jo per te vjedhur popullin

  12. FILLOJENI NGA SPIUNET says:

    Z:Minister:Po per POLITIKANET A KA VETTING???????????????
    1-Po Sali Berisha me disa Datelindje….Gruaja e tije Sllobodanka Berisha si na u be Liri???E dime se nga Sllavishtja “Sllabodna” do te thote Liri ..e Lire…ect….
    2-Po Sali Berisha a shenon ne Formularin e tije: A SQARON NDONJEHERE LIDHJETE E TIJE ME UDB-e Serbe…ose me Mire a Sqaron se ka QENE Bashkepuntor i Dyfishte i Sigurimit te Shtetit??
    3-Po Lulezim Bashovici a ka Sqaruar Ndonjehere SI KA NE ZOTERIM NJE PASAPORTE AMERIKANE???Po Lulezim Basha .. si “Inxhinjer” qe pregatiste Dosjet e Luftetareve te UCK-se per Llogari te Gjoja Tribunalit te Hages..a ka Bashkepunuar me UDB-e Serbe..apo edhe eshte “THjeshte” pjesmarres ne “Seminaret” e saj ne Prishtin????
    pO Krye-Kari LIR METOVICI ARKITEKTI I SHKOLLES SERBE NE ZEMER TE SHQIPERISE,a ka qene i “Ri-Vullnetare” i Sigurimit te Shtetit???Po me UDB-e SERBE , a ka REFERENCA?????????
    Kemi edhe shume Politikane te tjere..POR Z.Minister pse nuk e filloni nga PESHKU QE ESHTE QELBUR NGA KOKA DHE TRUPI, por na Merreni me Policet e “Qofteve”??Nuk jemi kunder edhe ata duhet te verifikohen..POR DUHET TI PRITET KOKA SE KEQES ::PIKERISHTE NGA KOKAT E QELBURA TE POLITIKES ANTIKOMBETARE SHQIPETARE, kokat qe shiten Detin..dhe qe Gjykatat e dhjera Shqipetare e Mbyllen pa Denuar asnje ME MOTIVACJONIN:PER MUNGESE NJOHURISH…SKANDAL..TRADHETARET DHE KRIMINELET PO NA QEVERISIN…lol

  13. luli i vocer says:

    Shume zhurme per asgje , jo vetting tek sardelet , por tek peshkaqenet po ja u mbajti bytha .Polic te kopromentuar ka kudo ne gjithe boten ata me siguri duan te shtojne rogen e tyre , nuk them se eshte e drejte , dhe mire bejne por nuk fillohet nga te vegjelit por nga te medhenjte .Vetem atehere ke dhene shenjen se ” erdhem tju shpartallojme ” .Vettingu , te filloje por jo nga punonjesit e thjeshte te shtetit , por nga politikanet , gjyketesit dhe deputetet, per ata shqetesohet europa dhe jo vetem .Por ju mor mashtrusa nuk keni bythe te denoni te medhenjte , dhe i hidhni hi syve te popullit qe ja ne filluam . mashtrusa dhe plera jeni te gjithe politikanet ne Shqiperi …………

  14. Joti says:

    Bravo,hiqi gjithe sekretaret e rinise ne rrethe.

  15. anton says:

    me sa kuptoj une,nuk do kete me asnje polic ne policine e shtetit Shqiptar?

  16. Boston says:

    Ja kur i gjen punes njeriun. Ju lumte, jini ne drejtimin e duhur. Vetem ata qe nuk ju intereson do te shajne dhe mallkojne. Qente le te lehin dhe karvani perpara.

  17. Ledio says:

    Shiko sapo te marre vulen ne dore Xhafa, edhe si gjithe te tjeret gjene e pare qe do vulosi i do jete tenderi per uniforma te “reja ” edhe te na thote nje nga parrullat ” polici europiane “, “bashkohore ” ose me “standarte te reja” , qe edhe sikur ta shkarkoj corrapekuqi mos te kete me nevoje te punoje gjithe jeten…

  18. vetingu leshit says:

    Ky kodosh e zbatoi vetingun.Ky eshte minister ska cfare ti bej gjyqtareve dhe politikaneve dhe shkon tek fakire fukarenjte.Hajde veting hajde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje