FOTO LAJM/ E ngarkuar me dru si skllave, ja realiteti tjetër i gruas shqiptare

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shpesh herë gratë shqiptare në zonat e veriut e bëjnë jetën mes shumë vështirësive.

Gratë edhe pse të moshuara detyrohen të punojnë për të siguruar sado pak të ardhura për familjet e tyre.

Një grua e tillë e ngarkuar me drunj në shpinën e saj është shfaqur në një fshat në afërsi të Tamarës në njësinë Kelmend të Malësisë së Madhe.

Gruas i duhej për të ecur rreth një orë larg nga shtëpia e saj për të marrë drunjtë dhe për ti çuar në banesë.

Edhe pse jemi në vitin 2017 gratë në këto zona vazhdojnë që të jenë në kushte shumë të vështira. Ky është realiteti i shumë prej zonjave të veriut të cilat nuk kanë asnjë mënyrë tjetër për të siguruar jetesën.

Këto imazhe na bëjnë që të paktën për shumë pak kohë të mendojmë pak më ndryshe për këto gra që ngarkohen dhe bëjnë punët nga më të rëndat./shkodranews

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *