Goditet rrjeti i prostitucionit në Itali, të përfshira gra shqiptare. Ja si i gjurmoi policia

Policia e Firences në Itali ka shkatërruar një rrjet të madh prostitucioni, ku ishin përfishirë dhe disa shqiptarë.

Nga hetimet ka rezultuar se janë nxjerrë në rrugë plot 20 gra, të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion, kundrejt parave.

Gjithçka ka nisur kur një burrë i ka ofruar një shumë parash një gruaje shqiptare në këmbim të performancës seksuale.

Ai është pikasur nga policia, e cila ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar rrjetin e gjerë, në të cilin ishin përfshirë italianë, nigerianë, shqiptarë dhe rumunë.

Nga kontrollet e Policisë Bashkiake gjatë gjithë natës, në të gjithë qytetin, janë zbuluar 20 gra në rrugë, të cilat ishin “viktima” të organizatës së gjerë kriminale, për të prostituuar në rrugë duke u shantazhuar.

“Viktima” të këtij rrjeti mafioz, kryesisht nigerian, kishin rënë edhe disa vajza të mitura, raportojnë mediat italiane. Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbulimin e të tjerë personave të përshirë në këtë organizatë kriminale.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...