Ndryshon orari i punës? Ja si pritet të jetë...

16 Shtator 2017, 17:13Sociale TEMA

Qeveria mësohet se ka një projekt për të ndryshuar orarin zyrtar të punës në administratë.

Burime të besueshme për “javanews” bëjnë të ditur se në zyrën e kryeministrit Edi Rama, po diskutohet propozimi për të vendosur një orar të ri, i cili parashikon një 1 orësh pushim mes orës 12.30 dhe 13.30.

Për rrjedhim orari zyrtar do të bëhet nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 17.30 të pasdites.

Për momentin nuk ka një vendim, lidhur me propozimin në fjalë. Por mësohet se ai po diskutohet gjerësisht, duke parë anët pozitive dhe negative të ndryshimit të orarit, shkruan javanews.

Do të jenë javët në vijim ato të cilat do të përcaktojnë nëse do të ketë një ndryshim të orarit të punës së administratës nga 08.00 e mëngjesit deri në 16.30 që është aktualisht, në 08.00 deri në 17.30, me një orë pushim në mes.

3 komente në “Ndryshon orari i punës? Ja si pritet të jetë…”

  1. Tarrasi says:

    Administrata shqiptare realisht punon 1 ore ne dite.
    Po ti shtojne edhe nje ore pushim, ata do te “ngordhin” fare nga pushimet

  2. Fieri says:

    Nje mendim shume i mire ! Edhe ne Amerike keshtu punohet. Nga ora 12 deri ne 13 (1 0re ) behet pushim per te ngrene dreken. Bukur! Madje te ndalohet edhe dalja per kafe jashte zyrave. Kafen ta pine ne zyre po te duane. keshtu behet edhe ne Amerike. Mbushin goten me kafe dhe epine gjate gjithe orarit te punes…. aty ne tavoline………………………

  3. shqiptarja says:

    amerika eshte shteti me antisocial dhe familjar persa i perket familjes dhe orarit te punes.pooor nuk mund te krahasohemi me ameriken kur rrogat tona jane 20 fish me pak .
    te siguroj se programet e shkollave pas mesimit jane ndertuar ne favor te orarit te punes se prindit.
    me vjen keq qe bere nje krahasim kaq larg realitetit amerikan i cili ka te mirat e te keqiat e veta.
    ndersa ne shqiptaret duam te marim shembuj sa andej ketej kur kushtet e jeteses dhe mireqenies i kemi si mos me keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje