Patozi flet pa “doreza”, komenton deklaratat e Berishës për Bashën: E vërtetë e vonuar, duhej në kohën e duhur

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Oktapod” në Vizion Plus, ish-deputeti dhe një ndër zërat më kritikë të Bashës, foli për situatën brenda PD-së.

Patozi, ndër të tjera komentoi edhe intervistën e Berishës, i cili u tregua më i drejtpërdrejtë dhe i ashpër me Bashë.

Patozi, duke komentuar Berishën, tha se në politikë të vërtetat janë gjithmonë të mirëpritura, edhe kur vijnë me vonesë. Patozi u shpreh se deklaratat e Berishës i shikon pozitivisht pasi i pranoi edhe vetë i akuzuari Basha.

Të vërtetat, jo vetëm në politikë, por kudo qofshin janë gjithmonë të mirëpritura, edhe kur vijnë me vonesë.

Por politika ka një gjë: nuk është si historia, nuk është si arkeologjia, që të vërtetat mjaftojnë që të vijnë, të dalin dhe gjithçka është OK. Politika ka atë ngërçin e kohës.

Të vërtetat në politikë duhet të vijnë në kohën e duhur. Unë kam përshtypjen se disa të vërteta që u thanë nuk kanë qenë në kohën e duhur, por prap se prap janë të vërteta dhe janë të mirëpritura. Unë i shikoj pozitivisht që u thanë disa të cilat u pranuar në një farë mënyrë edhe nga i kritikuari.” – tha Patozi ndër të tjera.

Ndërkohë, Patozi në emision ka folur edhe për lëvizjen e grupit anti-Basha në PD, palë e së cilës do të jetë edhe Jozefina Toppali, Majlinda bregu dhe kritikët e tjerë të kryetarit aktual të PD-së.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *