PËRPLASJA/ Rama sqaron banorët e Shkozës: Janë ndërtime pa leje, Bashkia Tiranë do t'u ofrojë bonus qeraje

16 Shtator 2017, 14:15Politika TEMA

Kryeministri Rama ka shkëmbyer disa replikua sot me komentuesit e tij në rrjetin social Facebook.

Pas reagimit që ai bëri mbi shembjen e kullës së Prekë Calit, komentuesit i kanë përmendur përplasjen mes policisë dhe banorëve të Shkozës.

Per Shkozën 

“Për Shkozën është shumë e qartë Roni, s’ka asgjë për të kthyer përgjigje: Janë ndërtime pa leje në mes të një rruge kryesore të Tiranës dhe duhet të prishen, ndërkohë që banorëve Bashkia e Tiranës duhet t’u ofrojë bonus qeraje si të pastrehë!

Familjet këtë e dinë prej kohësh dhe s’ka asnjë shans as për ta dhe as për askënd tjetër që të legalizohen në mes të rrugëve e pastaj të shpronësohen me paratë e kopshteve, çerdheve, spitaleve, për të hapur rrugën që është e të gjithëve!”,-komenton Rama.

4 komente në “PËRPLASJA/ Rama sqaron banorët e Shkozës: Janë ndërtime pa leje, Bashkia Tiranë do t’u ofrojë bonus qeraje”

  1. Ton says:

    PO per librat e shkolles klasat 10-11 qe u shiten bashke mund te na thuash gje? Mua mu duk si veprim i paster abuziv. Nuk ka ndodh kurre… ku ti coj librat vitin tjeter qe nuk do jem ne Shqiperi? A mi kthen kush leket?

  2. Cuni i Tirones says:

    KY ESHTE SHTETI I RAMES : DISA LEGALIZOHEN TE TJERET BANALIZOHEN .

  3. I THUHET- Qira (bONUS QiRaje)
    jo qeraje .
    Je tu shtrambnue shqipen zitnia juej kryshtetare

  4. pensionisti qe i pelqen rregulli dhe e bukura says:

    Z. K/Minister!
    Nese doni te behet ky vend, duhet zbatuar rigorozisht ligji. Nuk ka patur ndonje ligj para vitit 1990, i cili te lejonte ndertimet kuturu, pa rregull urbanistik dhe pa leje. “Kryplaku” i pare i Shqierise i mesvitit 1992 e me pas per disa disa vite rresht, per te qene ne rregull me vehten, ka dekretuar ligj me masa te rrepta per krytaret e komunave, krypleqte e zonave (apo fshatrave) dhe per per punonjsit e policise te zones, qe si duhej te vprnin dhe masat qe duhej te mirreshin kur konstatohej nje ndertim pa leje dhe kurre nuk veproj per zbatimin e ligjit, duke krijuar ne mendesine e nje pjese te popullit mentalitetin me negativ, me regresiv, dhe me te palejushem “Mos degjo se çthote ligji, vazhdo si te te vije per mbare ty”. Nuk u degjua ndonjehere ne ndonje medie, qe te thoshte “Mos ndertoni pa leje, pa nje sistem parcelizimi” i cili nuk ishte fare i veshtire duke lene edhe ved per objektet social-kulturore etj.
    Sot te vin keq dhe eshte per te ardhur keq kur i degjon ata banore, qytetare te ketij vendi, qe drejtuesit e pushtetit qe ata kane zgjedhur ne vite, nuk mbajne asnje pergjegjesi per maskaraden e bere. Aq me teper, qe per tu treguar gjoja “burra te mire”, ne vitin 2006 u hartua nje ligj LEGALIZIMI qe e nderlikoj me teper problemin, kur ky Ligj LEGALIZIMI ishte miratuar ne vitin 2004 a 2005 (sme kujtohet), shume here me i qarte dhe me isakte. Por po bej dhe pyetjen: “Çfare faj kane ata qytetare (te thjeshte apo intelektuale), qe te paguajne demet qe kane bere ata qe nuk kane zbatuar ligjin”? Nga ç`degjojme ne publik, Kjo eshte edhe nje nga arsyet qe njerzit thone “Ky vend nuk behet”. Ishte e tmerrshme kur degjoja mreme te STOPI per nje kanal te ujrave te Larta te kthyer ne KANAL TE UJRAVE TE ZEZA. Megjithmend skandaloze per ato familje atje (diku ne Durres), por a ka shkuar kjo medie ne vite dhe tu thote atyre familjeve qe po ndertonin se nga do u vinte ujet dhe nga do ti çonin jashtqitjet e tyre ne mes te fushes? Pra te dali pergjegjsia, e madhe qofte apo e vogel, te sqarohet populli per demet qe i kane ardhur nga keto veprime, dhe pastaj tere gezim do te kontriboje edhe pjesa e ndergjegjeshme e popullsise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje