Pranga 52-vjeçarit, tentoi të korruptojë policin me 2000 lekë

16 Shtator 2017, 15:40Kronika TEMA

Një 52-vjeçar me banim në Tiranë është arrestuar nga uniformat blu të Pogradecit pasi ka tentuar të korruptojë një efektiv të patrullave rrugore.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se shtetasi Gëzim Datelli ka qenë duke udhëtuar si pasagjer në mjetin me targë “AA 038 CH”, kur është ndaluar nga agjentët.

I ndodhur në vështirësi bashkë me drejtuesin e mjetit, shtetasin me inicialet A.B, për shkak të një ngarkese pa dokumentacionin e këruar, Datelli i ka ofruar njërit prej efektivëve një kartëmonedhë 2 mijëlekëshe.

Por ky veprim ka bërë që në duart e tij të vendosen prangat dhe që të shoqërohet në komisariatin më të afërt për procedim nën akuzën e “korrupsionit aktiv”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje