Rama me shefat e NATO-s, reagon ashpër Basha: E rrezikshme të sillesh si lider global

Pasi kryeministri Edi Rama përshëndeti konferencën e takimit të delegacionit të ushtrive të vendeve të NATO-s, ka reaguar edhe lideri i opozitës Lulzim Basha.

Për liderin e opozitës prezenca e shefit të qeverisë në këtë takim është qesharake.

Basha këshillon Ramën që përpara këtij hapi, të përpiqet që të rristë buxhetin e mbrojtjes kombëtare.

Kryedemokrati thotë se kryeministri nuk duhet të sillet si lider global pasi kjo është e rrezikshme nëse nuk kryen disa punë të brendëshme.

Deklarata e plotë

Përpara se tu japë mend vendeve anëtare dhe themeluese të NATO-s, apo gjeneralëve me përvojë dhe me shumë yje, se c’duhet të bëjë kjo organizatë me rajonin tonë, e në të ardhmen e saj, Edi Rama bën mirë të plotësojë detyrimet që ka Shqipëria.

Përmbushja e detyrimeve, nuk është taksë, por kontribut për sigurinë e Shqipërisë dhe të rajonit. Edi Rama e ka zbritur buxhetin për mbrojtjen kombëtare në kuotën më të ulët historike në 27 vjet, 0.75 për qind, si asnjë vend tjetër anëtar i NATO-s.

Në vend që të garantojë buxhet për forcat e armatosura, për trajnimin e tyre, për rritjen e kapaciteteve dhe aftësisë vepruese, Edi Rama ka dërguar qindra milionë për fasada godinash, për rehatinë dhe luksin personal të zyrës së ministres, si dhe qindra milionë lekë të tjera janë tretur rrugës nëpër tendera skandalozë sic ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Është jo vetëm qesharake por edhe e rrezikshme të sillesh si lider global kur nuk bën detyrat e shtëpisë.​

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Rama me shefat e NATO-s, reagon ashpër Basha: E rrezikshme të sillesh si lider global”

  1. Alban Dega says:

    LULEZIM BASHA NUK MUND TE SHQITET NGA
    GJUHA E TELALLIT TE MILLOSHEVICIT VUCIC !

    Ia ka mesuar bosi i Shqiponjes se naftes dhe armatimit per makinen serbe te terrorit shteteror ne Bosnje e Kosove, Sali Karaxhici !
    Kopjac i deshtuar!

    1. Milo says:

      Basha nuk je askushi per te keshilluar te tjeret ti perfaqeson nje humbes ne jete ke fituar vetem duke vjedhur dhe manipuluar se drejreperdrejte ske fituar asnjehere. Prandaje qepe halen.

  2. Alban Dega says:

    RRUGA E BASHES PER NE NATO KALON NGA
    VUCICI DHE BEOGRADI !

    …. tamam nje p… jeshke lider me tru
    ka… straveci !

  3. arti says:

    Jam kunder PD por Basha ka plotesishte te drejte,po behet si Saliu Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *