Takimi i NATO-s, ish-ministri i Mbrojtjes Mediu “leksione” për FA: Ja se çfarë duhet të bëni

16 Shtator 2017, 13:47Politika TEMA

Kreu i Partisë Repoblikane Fatmir Mediu ka komentuar takimin e shefave të NATO-s në Tiranë.

Mes të tjerash, ai ka kërkuar reflektim për një sërrë çështjesh nga Forcat e Armatosura.

Duke shfrytëzuar eksperiencën e tij në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, Mediu rendit edhe një sërë këshillash.

Referuar karrierës së tij në këtë fushë, mbase është njeriu i fundit që mund të flasë lidhur me këtë çështje.

Mbase duhet të kujtojë se është personi i parë i implikuar me shpërthimin famkeq të 15 marsit 2008 që e shndërroi fshatin  Gërdeci në një histori që zor se harrohet pasi humbën jetën 26 persona dhe mbetën të plagosur qindra të tjerë.

Deklarata e Mediut

Takimi I shefave te shtabeve te vendeve anetare te NATOs ne Tirane eshte nje ngjarje historike dhe me rendesi te madhe jo thjeshte per Forcat e Armatosura por vendin tone.

Eshte e papranueshme qe ky aktivitet me rendesi te jashtezakonshme ushtarake te mbytet nga propaganda mediatike e qeverise, duke shmangur thelbin e takimit dhe vleren e tij me deklarime butaforike

 

Duke uruar suksese FA per kete takim dhe garantuar mbeshtetjen per to, mendoj se eshte e rendesishme qe politika pa dallim te mare nje qendrim te drejte si vend anetare I NATOs.

 

Ky takim kerkon nje reflektim me pergjegjesi per FA te vendit tone si vend anetare I NATOs.

 

Se pari: eshte e papranueshme qe buxheti i mbrojtjes te jete ne minimumin historik nen 1% , ne kundershtim me vendimin e parlamentit dhe angazhimin ne Samitet e fundit te NATOs

 

Se dyti: kercenimet nuk Jane me thjeshte sic ka paraqitur qeveria ne programin e saj, por shume me hibride dhe kjo kerkon nje strategji te re te mbrojtjes mbeshtetur nga Pentagoni, mbas nje “defense revieë” te domosdoshme

 

Se treti: Kercenimet me reale per vendin tone jane influencat e reja dhe historike gjeopolitike ne ballkan si dhe kercenimi terrorist.

 

Se katerti: Demagogjia dhe deklarimet boshe politike duhet te zevendesohen me nje analize te plote ne Keshillin e Sigurise Kombetare per aleancat qe po pervijohen ndermjet vendeve te ballkanit me Rusine, te cilat jane nje problem serioz qe kerkon nje gjykim te kthjellet te mardhenieve tona rajonale.

 

Se pesti: FA duhet te tejkalojne pjesmarrjen ne misione si Force ruajtese “Protection” te njesive te ushtrive te vendeve te tjera ne mision, por te zhvillojne kapacitete ne perputhje me standartet e NATOs.

 

Se gjashti: Qeveria duhet te kuptoje se FA nuk mund te vihen ne sherbim te cdo urdheri te qeverise, por te atyre qe jane percaktuar ne misionin e tyre.

 

Ato nderhyne vetem ne rastin e emergjencave kur jane ezaurar te gjitha kapacitetet e tjera shtetrore.

FA nuk mund të shndërrohen në shërbimin komunal të qeverisë

 

Se shtati: Eshte nevoje urgjente, miratimi i nje ligji per organizmin dhe funksionimin e Keshillit te Sigurise Kombetare i cili drejtohet nga Presidenti.

5 komente në “Takimi i NATO-s, ish-ministri i Mbrojtjes Mediu “leksione” për FA: Ja se çfarë duhet të bëni”

  1. Fiqo says:

    ke te drejte mor qorr muti, ti duhet te japesh mend…shpresoj qe se shpejti te jesh aty ku duhet te jesh…..

  2. gerdecari says:

    strategu gerdecit jep leksione per ushtrine.

  3. bregdetari says:

    BOBO ! SHUME DETYRA PASKA DHENE KY PER MBROJTJEN SO NJE ISH M.M. QE SE MERITON T’A PERMEND EDHE KETE OFIQ.
    KY ESHTE NJE VRASES.URGJENTE !
    VETING NE POLITIKE !
    URGJENTE ! LIGJI ELEKTORAL !
    DEPUTETI TE DALE NGA POPULLI ME VOTIM TE DREJTEPERDREJTE PER INDIBIDIN E JO PER LISTAT PARTIAKE.
    SOJI I KETIJ LLOJI JANE KRIMINELE QE KANE VRARE DHE POPULLI I PAGUAN ME PARA.
    HAJDE DEMOKRACI HAJDE !
    VEYING DHE PASTRIM NGA KLANET MAFIOZE TE KAMUFLUAR MR KOSTUM DEPUTETESH.

  4. devi says:

    Mediu eshte i fundit qe duhet te flase per ushtri e NATO. Me pare duhet te prononcohet per Gerdecin e 26 banoret e vrare brutalisht aty.

  5. Bashkimi says:

    Ekspansionizmi sllavo-rus ne tokat shqipetare eshte padyshim rreziku me I madh qe i kanoset kombit shqipetare . Rritja e kapaciteteve luftarake sulmuese te FA eshte jetike dhe e domosdoshme.
    Politikanet frikacake ,dembel dhe anemike shqipetare i kane shkaterruar kapacitetet e FA ne menyre te qellimshme duke e lene kombin shqipetare plotesisht ne duart e te huajvet. Kur permendim te huajt ketu nuk flasim per SHBA dhe Kanadane ,por flasim per Greqine dhe Serbine te cilat armatosen dita dites nderkohe kur qeverite antishqipetare te shqiperise krenohen me carmatimin total . Nje ushtri qe ska avione ose helikoptere gjuajtes duhet medeomos te kete artileri mbeshtetese. Ndersa nje ushtri qe ska as njeren
    e as tjetren eshte jo-egzistente ose duhet te nderroje emrin dhe te quhet polici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje