Çfarë po ndodh? Dokumentar kundër Kosovës, Serbia nis fushatën lobuese në UNESCO

17 Shtator 2017, 21:59Rajoni TEMA

Në kuadër të fushatës së gjerë të shtetit serb kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, është shaqur një dokumentar në Paris para Ambasadorëve të kësaj organizate. Në pamjet e këtij filmimi, qytetarët kosovarë krahasohen me anëtarët e ISIS në shkatërrimin e trashëgimisë kulturore. Ndërkohë Serbia ka iniciuar një dialog për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Shteti serb ka lançuar së fundmi një fushatë në format dokumentari kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Në dokumentarin e realizuar, qytetarët kosovarë krahasohen me grupin terrorist ISIS sa i përket shkatërrimit të trashëgimisë kulturore.

Pamjet nisin me shkatërrimin e disa tempujve antikë nga grupe terroriste te Shtetit Islamik.

Më pas ngrihet pyetja: “A e keni ditur se kjo po ndodh edhe në Europë? Ndërkohë që shfaqen pamjet e trazirave në Kosovë të vitit 2004”.

Kjo fushatë në formën e një traileri nën titullin “Kosova – moment në civilizim”, u prezantua të premten mbrëma në Paris përpara zyrtarëve dhe Ambasadorëve të UNESCO-s, ndërsa paralelisht Hajrullah Çeku, aktivist i Shoqërisë Civile në Prizren, ka thënë se që nga refuzimi në 2015, autoritetet kosovare nuk po bëjnë asnjë përpjekje për anëtarësimin e e Kosovës në UNESCO.

Fushata vjen pavarësisht faktit se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka marrë iniciativën për një debat të brendshëm lidhur për çështjen e Kosovës.

Debati po shihet si një dritë jeshile që Serbia të heqë dorë nga veprimet bllokuese ndaj Kosovës në anëtarësimet në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe UNESCO-n.

3 komente në “Çfarë po ndodh? Dokumentar kundër Kosovës, Serbia nis fushatën lobuese në UNESCO”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    faktet jane te pa mohueshme duan apo jo birazeret e erdoganit………

    https://www.youtube.com/watch?v=Fiw2Dntuh8Q

  2. Kabashi says:

    Hipokrizia serbe ne politike e gjithkund tjeter s’ka kufi. Me fotografi shqiptaresh te masakruar nga dora serbe publikojne e thone botes: “ja krimet shqiptare mbi popullsine serbe “

  3. Ndergjegjja says:

    a pra, pikerisht siç e parashikon Kadare ne ‘Kafe Rostand’!
    Lexoni dhe plasini syte ju kosovare e shqiptare te zhytur ne m… deri ne gryke! Ju qe refuzoni te lexoni nje liber, qe me trurin tuaj prej m.. thoni qe Skrnderbeu ishte agjent i Vatikanit, ju plehera qe i rendini kesaj toke te vuajtur me eren tuaj te kalbur, ju qe harxhuat rinine e pleqerine ne fejsbuk e tallava, ju qe s’dini te flisni gjuhen tuaj, ju m…er qe fshiheni pas patriotizmit e ma ktheni menderen perpjete pese here ne dite, ju kafshe qe keni tridhjete vjete qe qurraviteni se sa u ka munduar komunizmi po s’u nxihet faqja kur u shker.. greku, turku para e mbrapa, nenat dhe motrat. Ju te mjere qe mendoni se shkolla eshte per budallenjte, ju kafshe qe do te ngeleni sherbetore te trashe, ju qe e shumta do te perfundoni ne mos ‘Jorgo’ a ‘Janis’ ne Greqi, mish per top ne Siri. Do te fryjne ko.. me ju prifterinj e imame dhe do te hiqeni zvarre si plehra qe jeni. Ju kafshe qe nuk beni asnje perpjekje te shpetoni kulturen dhe identitetin e te pareve, ju m… te vobekte kuptojeni qe jeni nje e keqe e perkoheshme e shqiptarise, kuptojeni qe do te zhdukeni nga faqja e dheut dhe s’do te pyes njeri. Veç na beni nje nder – mbytuni me m… e lereni brezin e ri, femijet ta fillojne nga fillimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje