Eurogrupi: Dritë në fund të tunelit grek

17 Shtator 2017, 09:33Rajoni TEMA

Çdo gjë në rregull? Eurogrupi përpiqet të shpërndajë optimizëm në lidhje me gjendjen financiare të Greqisë.

Duhet thënë se ndodh rrallë, që kreu i eurogurpit, Jeroen Dijsselbloem të thotë ndonjë lajm të mirë për gjendjen e Greqisë. Por në takimin e ministrave të Financave të 17 vendeve të eurozonës në Talin gjendja ishte ndryshe. Djisselbloem, tha me optimizëm se fakti që Komisioni Europian do ta çlirojë Greqinë nga procedura e deficitit për shkak të borxheve të larta, tregon se në Greqi punët po ecin mirë. “Kjo është një shenjë, se sa larg ka shkuar ky vend”, thotë Dijsselbloem. Vendimi përfundimtar për këtë merret në tetor.

Aktualisht Greqia ka marrë paketën e tretë të shpëtimit në shumën prej 86 miliardë eurosh. Pak kohë më parë u dha një këst prej 8,6 miliardësh, sepse Greqia i përmbushte kushtet, pra kishte kryer reformat e kërkuara. KE mendon se rritja ekonomike e Greqisë është stabilizuar, por nuk do të jetë kaq e lartë si e parashikon qeveria greke për këtë vit dhe vitin e ardhshëm, me 2,7%.

Sepse papunësia në këtë vend ende qëndron në nivele rekord. Më shumë se 20 %. Programi i shpëtimit skadon në verën e ardhshme. “Po e përgatisim Greqinë për të dalë nga programi i ndihmave dhe për kthim në tregjet e kapitalit”, thotë komisioneri i BE-së për valutën, Pierre Moscovici.

Tsipras optimist

Ministrat e Financave të BE-së ndoshta do të kërkojnë që Greqia verën e ardhshme të mbajë edhe një kredi emergjence të fondit europian të shpëtimit, në rast nevoje. Por kreu i qeverisë greke, Aleksis Tsipras nuk do t’ia dijë për këtë. Javën e kaluar ai tha në Athinë, se kërkon ta heqë qafe sa më shpejt programin “mbytës” të shpëtimit. Por nëse Greqia do të rikthehet në tregjet e kapitalit dhe nëse do mund të rifinancojë borxhin e jashtëzakonshëm shtetëror, 328 miliardë euro, (180% e PBB) me normat e interest në tregjet e kapitalit, kjo nuk dihet ende.

Vetë ministri grek i Financave, Euklid Tsakalotos është i kujdesshëm. Gjendja është përmirësuar, por Greqia ende nuk e ka kaluar krizën, thotë ai. Deri në fund të vitit, qeveria greke duhet të kryejë një sërë reformash. Kreu i eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem kërkoi pikërisht këtë. Që Greqia të mos ulë ritmin e reformave. Bëhet fjalë për rregullimin e tregut të punës, privatizime të ndërmarrjeve shtetërore dhe një financim më të mirë të arkave të pensioneve. Një shoqatë e sipërmarrësve grekë kishte paralajmëruar nga kolapsi i sistemit të pensioneve në Greqi.

Nuk bëhen dot parashikime

Edhe në vitet e ardhshme, shteti grek duhet të kursejë. Për të ulur malin e borxheve nga mekanizmi europian i shpëtimit deri në vitin 2060, Greqia duhet të sigurojë gjithmonë një sufiçit buxhetor. Në këtë kontekst nuk ka shumë hapësirë për bamirësi sociale. Edhe për faktin se Greqia nuk ka paraqitur ende një projektbuxhet për vitin 2018, nuk mund të vlerësohet se si do të zhvillohet sufiçiti dhe shpenzimet publike, tha një diplomat në Talin. Por Pierre Moscovici, komisari i BE-së për valutën ka “besim” tek aftësitë e qeverisë greke.

Megjithatë ka një grindje, që duhet të marrë fund, sipas ministrave të Financave, që të mos rrezikohet besimi i investitorëve tek Greqia. Me këtë kihet parasysh ndjekja penale që ka ndërmarrë qeveria e Syriza-s, ndaj kreut të autoritetit të statistikave në athinë, ELSTAT, Andreas Georgiou. Qeveria kërkon të provojë në një proces gjyqësor, se ai ka fallsifikuar statistikat, me qëllim që deficiti shtetëror grek për vitin 2009 të fryhet pa bazë. Ishin këto shifra që çuan në fund në kolapsin e financimit shtetëror të borxheve në Greqi. Georgiou i mohon këto akuza. Jeroen Dijsselbloem thotë se „në të gjithë eurogrupin pati shqetësim të madh, se ky proces mund të çojë në një humbje të besimit në modernizimin e Greqisë. E natyrisht kjo ushqen dyshimin në pavarësinë e autoritetit të statistikave, ELSTAT.”

Ndërsa nga pala greke ka zhgënjim, që shtetet e eurozonës nuk janë të gatshme të flasin për një falje të borxheve për Greqinë. Diplomatët në Talin shprehen, se nëse do të flitet një ditë për këtë, atëherë duhet të pritet pranevra e ardhshme. Edhe FMN kërkon një falje të borxheve, ndryshe nuk merr pjesë në një program të tretë shpëtimi.

2 komente në “Eurogrupi: Dritë në fund të tunelit grek”

  1. Negocija Tori says:

    Keto jane mashtrusa nuk del me greqia nga kriza mo budallenj

  2. Like says:

    ku dine evgjitet te mbledhin taksa! ka tridhete vjet qe europa paguan per kta dembela stambolli qe te shkollohen neper universitete europiane e vetem per tu ngrohur ne diell pastaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje