Inceneratori i mbetjeve, i vendosën dy herë tritol, reagon komopania: E dimë kush na e bëri, por…

Administratorit të shoqërisë që po ndërton inceneratorin për djegien e mbetjeve dhe kafshëve në Shijak, Arlind Lala, 33-vjeç, i është vendosur dy herë eksploziv në pak ditë.

Në një deklaratë në faqen e Facebook, përfaqësuesit e kompanisë deklarojnë se pas sulmeve fshihet konkurrenca në zonë.

Administratorit të shoqërisë iu vendos tritol në klinikën dentare, por edhe në një magazinë që kishte me qira.

Nga dy shpërthimet nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale, ndërsabanorët pak ditë më parë u ngritën në protestë duke kundërshtuar ngritjen e inceneratorit.

Protestuesit janë shprehur se u rrezikohet shëndeti nga ky impiant i cili planifikohet të ndërtohet pranë zonave të banuara.

Koncesioni i është dhënë kompanisë “Jamarbër Group” sh.p.k, ndërsa banorët akuzojnë se gjithçka është ndërmarrë pa transparencë dhe pa zhvilluar asnjë dëgjesë publike me përfaqësues të komunitetit.

DEKLARATË
Firma Ecomedica shpk, sqaron klientët e saj, banorët e Shijakut por dhe qytetarët shqiptarë se në harkun e 10 ditëve është bërë pre e 2 sulmeve me lënde plasëse dhe një sulmi të koordinuar shpifjesh me qëllim mbylljen e aktivitetit të saj të përpunimit të mbetjeve spitalore. Fillimisht duam të sqarojmë se:
1. Ecomedica shpk është e pajisur me të gjitha lejet dhe licensat e nevojshme për përpunimin e mbetjeve spitalore përjashto mbetjet që përpunohen me metodën e incenerimit, djegies.

2. Ecomedica disponon vetëm një autoklavë për përpunimin e mbetjeve, që nëpërmjet procesit të sterilizimit me avull të thatë dhe jo djegies, sterilizon mbetje spitalore të llojit plastikë, pambuk, metal etj, dhe më pas i depoziton këto mbetje të sterilizuara në landfille të licensuara.

3. Metoda e sterilizimit ka impakt zero në mjedis për shkak se nuk emeton në të as gazra dhe as ujëra të ndotur.

4. Ecomedica ka aplikuar për zhvendosjen e aktivitetit të saj në afërsi të një vendgrumbullimi të licensuar të mbetjeve urbane dhe në bazë të këshillave të Bashkisë Shijak dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mjedisit do të zhvendosë të gjitha paisjet që disponon nga periferia e qytetit të Shijakut, në momentin e parë që prokuroria do të heqë sekuesteon e zonës per shkak të ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur.

Ne jemi të bindur që mbrapa kësaj fushate kriminale shpifjesh se gjoja Ecomedica djeg mbetje njerëzore dhe kafshësh, dhe pengimi të aktivitetit nëpërmjet terrorit të tritolit qëndron konkurrenca tregtare me qëllim pengimin e një aktiviteti të sapokrijuar i cili plotëson të gjitha standardet mjedisore në përputhje me normat e BE-së.

Nuk është e rastit që pothuajse të gjithë subjektet që operojnë në këtë fushë janë përballur me krime në fushën kundër pronës dhe pengim aktiviteti.

Së fundmi duam të qetësojmë të gjithë klientët tanë por dhe të gjithë qytetarët Shqiptare që Ecomedica nën moton e saj “për një Shqipëri Ekologjike” do të vazhdojë aktivitetin e saj që ka për qëllim kryesor mbrojtjen e mjedisit, në një territor të licensuar kohë më parë për depozitim dhe përpunim të mbetjeve spitalore dhe do të kryej këtë proces në përputhje me të gjithë legjislacionin në fuqi dhe në harmoni me mjedisin.

I bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Shtetit të bëjnë maksimumin për të zbardhur të vërtetën e këtyre ngjarjeve kriminale që përpiqen të dekurajojnë investimet e ndershme nëpermjet terrorit.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *