Nderoje veten Lul, me dorëheqje

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Artur Ajazi

Ajo ç’ka Sali Berisha, do të deklaronte në intervistën e tij në një kanal televiziv, mbi situatën aktuale në PD, mbi marrëdhëniet me Lulin, mbi listat, mbi këshilltarët “mizerabël” të kryetarit të PD, mbi fushatën, si dhe shumë deklarata të tjera të dyzuara, tregoi mrekullisht pozicionin aspak komod të atij që do të “rizgjidhej” me vota të imponuara në 22 korrikun e 2017. Pak a shumë Berisha tha se “në 25 qershor shqiptarët folën, kurse demokratët thirrën më fort me mungesën e tyre e cila u konvertua në afro 200 mijë vota minus, dhe kjo është e pafalshme”. Por pavarsisht kësaj, Lulzim Basha, edhe pse hartoi vetë listat, edhe pse e pranoi humbjen si “burrë”, duket se nuk ishte gati të pranonte si burrë dorëheqjen e moralshme nga posti kryetarit.

Ai deklaroi vetëm “vetëngrirjen” e tij duke ua lënë fajin të tjerëve. Por “vetëngrirja” nuk është as akt juridik, as statutuor dhe as politik, sepse Luli i doli zot listës dhe vendimeve të tij, duke shkelur standartet e zgjedhjeve me perfshirjen e ministrave në qeverinë “teknike”. Luli pranoi pa kushte të ishte “kontrollori” disa ndërmarrjeve dhe drejtorive të dhëna nga Rama, për ta trumbetuar marrëveshjen e fshehtë të 17 majit, si “arritje , mposhtje e qeverisë, dhe fitore e çadrës”.

Shumë shpejt Luli harroi edhe projektin e “Republikës së Re”, duke u shkrirë në qeverisje me “Republikën e Vjetër” dhe duke hapur rubinetin e përdorimit të parave publike në fushatën më të dobët që ka zhvilluar ndonjëherë PD në 27 vjet. Luli përgjatë gjithë fushatës tij, nuk la takim pa deklaruar se “unë do të jem kryeministri mirëqenies”, por fushata e tij ishte sa anemike, sa apatike, dhe sa e shtirur. Kjo pasi Luli në asnjë takim elektoral, i rrethuar nga servilët e listës tij, nuk kërkonte më “votimin elektronik, shporrjen e qeverisë së drogës dhe korrupsionit”, duke u kthyer kështu në parapritë të mosdorëheqjes së tij, si përgjegjësi i vetëm për katastrofën në të cilën gjendet sot PD. F

ushata e dobët dhe shkaqet e tjera objektive, e akuzojnë sot Lulin, si përgjegjësin e vetëm për shkatërrimin e strukturave të partisë, dhe mospërfilljen e forumeve vendimarrëse të saj. Ai duhej të kishte dalë me kurajo para kryesisë dhe anëtarësisë, dhe të sqaronte akuzat që vijnë nga kontribuesit e njohur të PD, madje edhe nga vetë zoti Berisha, dhe jo të sajonte “kurthe me armiq klase, armiq partie, me skenarë njerëzish të shitur dhe të blerë, apo edhe mosbindje nga strukturat e rretheve”. Mosbindja e Lulit ndaj kërkesave statutore, mosbindja e tij ndaj çdo kërkese të llogjikshme dhe të ligjshme nga anëtarësia dhe krerët e shumicës së degëve, lidhur me situatën në të cilën është katandisur PD sot, ka vetëm një zgjidhje, dorëheqjen.

Vetëm dorëheqja Lul, do të ishte në nderin tend dhe ardhmërisë tënde politike, duke i treguar servilëve, dhe atyre që derisa pa u futur në lista të puthnin dorën ty, se “politika e ka një moral, edhe kur fiton me vota të dyshimta, edhe kur “vetëngrin” pa u larguar nga zyra e kryetarit, madje edhe kur ke firmosur një marrëveshje të keqe si ajo me Ramën. Nderoje vehten Luli, dorëhiqu sepse do të ndjehesh më i lirë, do të ndjehesh vetvetja, duke larguar edhe hamendjet se “ke qenë dhe je nën tutelën e Doktorit”.

Zoti Basha, as ju, dhe asnjë tjetër nuk mund të luajë me fatet e PD, dhe të demokracisë në Shqipëri. Kjo për faktin se partia (dhe aq më tepër PD) është një pasuri kombëtare, një pasuri e cila lindi si nevojë e shqiptarëve 27 vjet më parë , për të larguar një të keqe të madhe që i mori jetën atyre për 45 vjet. PD është parti e madhe, dhe ka potenciale të jashtëzakonshme intelektuale dhe njerëzore. Partia Demokratike nuk mund të merret peng nga asnjë, as nga ju dhe as nga servilët e grupit tënd (që do të shiten dhe do të blihen shpesh këto 4 vjet) dhe oborrit tënd, shumica e të cilëve të marrë nga “HIÇI”, pa asnjë kontribut në parti, ndaj nderoje vehten, JEP DOREHEQJEN LUL.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Nderoje veten Lul, me dorëheqje”

  1. Populli says:

    Kot i beni thirrje Lulit per doreheqje.
    Doreheqja eshte nje institut i partive me te vertete demokratike. Partia Demokratike e Shqiperise qe ne themel nuk eshte nje parti e tille. Analizojeni, po te doni, menyren e themelimit te saj, organizimin dhe sidomos bazat sociale e politike te saj, menyren e ardhjes ne udheheqje, njerzit qe e udhehoqen dhe qe e udheheqin. Asnje nga keta komponente te PD-se nuk ka permbajtje demokratike, per vete faktin e thjeshte, shume te thjeshte: ajo parti u krijua me porosi dhe u bazua mbi cfardo shtrese sociale pervec atyre qe historikisht kishin aspiruar dhe punuar per demokracine.
    Per kete arsye te thjeshte nuk ka doreheqje nga Luli.

  2. Arber Iliri says:

    O cun ben nje gabim, fut fatin e demokracise dhe te PD bashke.Pikerisht PD u be pengese per demokracine ne kete vend, nese nuk e kuptoni se cfare them s’kam faj.Nese do te ishte krijuar nje force e vertete demokratike e antikomuniste ne politike, shteti do te ishte ku e ku me modern, korupsioni shume me poshte dhe jeta shume me e mire, ndaj PD sabotoi demokraicne ne Shqiperi.Sabotatore me Sali Komunistin ne krye.

  3. taraboshi says:

    Une habitem se harxhojne kohen kot shume televizor gazetar analista (megjithate dihet se sa te afte jane keto) cfare fuqie ka Luli si i besoni ju Sales qe nùk nderhyn ne vendimarfjen e P .D se ? Aq sa rrin gjeli pa hanger m…t aq rrin edhe Sala pa nderhy ne vendimarrje Per cdo gje dikton Lulin pse kush e zgjodhi Lulin 2 here kryetar te P .D se antaresiz e saj apo Sala , a i pate sa ishin mushe kutite me vota nga gjoja antaresia e P. D se por eshte Sala inxhinjeri i mbushjeve te kutive te votimit keto 27 vjete .

  4. murat kepa says:

    Zoti Ajazi!Sinqerisht nuk e kuptojë se çfarë doni me këtë shkrim.Zotëri ky është pozicioni qe PD po mban në politikën shqipëtare,e krijuar,ideuar dhe zbatuar nga Sali R.Berisha.Ky person është përgjegjdi kryesor ku ndodhet PD.Luli nuk jep dorëheqje se nuk e lejon Saliu.Po të jep dorëheqjen Luli,Saliu futet menjëherë në burg,sepse marrëveshja me Edin është,që Lul Puftja kryetarë dhe Saliu qëndron deputet.Luli u bë kryetarë për së duti me urdhër të Saliut.Mos e besoni Saliut,të gjitha janë shashka për të ruajtur Lulin,që të gënjeje këta injorantët që e besojn.Luftoni Saliun,diskretitojeni në PD,ndryshe në vitin 2025 do merrin vetëm 5 deputet .

  5. spartaku says:

    Mire e ke ti o zoteni,por nuk jepet kollaj dorheqja.Eshte e embel pozita e kryetarit.Ka ofiqe te medha.Pastaj,partia demokratike,nuk eshte demokratike,se ajo ne themel te punes se saj ka radikalizmin,shpifjet,trillimet,egersineqe kerkon te trembin njerzit.Ajo kerkon t’a marin pushtetin me force,me grusht shteti si Saliu ne 1998-n,me arkivolin e Azemit ne krahe.

  6. sadna babul ka bidai says:

    PERSHENDETJE OPOZITA KA BERE ZGJETHJE VETE PER BREZIN E RI ,OPOZITA NUK ESHTE LODER ,POR MENDIMET JANE SHUME TE NJEREZIT POR DUHET DURIM PER KETE PUNE PER TE ARDHMEN E PD RESPEKT

  7. Teodori says:

    Ky hajdut adoleshent , qe vodhi , ose la te vidhen 320 miljone dollare ne rrugen e kombit ,vrau 4 te pafajshem me duar ne xhep , ne mes te bulevardit nuk ka se si te jape dorheqen ,sepse qenia ne postin e kryetarit te PD dhe rrjedhimisht te opozites eshte i vetmi imunitet qe e largoi dhe vazhdon ta mbaje larg nga prangat e drejtesise .

  8. Loran shehu says:

    Po pse ta japi Luli dorheqjen apo tju bej qefin 100kusarve zagarve qe vin verdalll si hiena e apo te ta bej qefin ty o shkimtar anonim publikoni komentin edhe nese nuk ju pelqen

  9. korçari says:

    PD-ja eshte nje perzierje e injorances,e idealisteve,e te pakenaqurve ,e hajduteve (ku bejne pjese gjygjtaret dhe prokuroret perfshire “ata te plepave” dhe mjaft politikane te cilet u gdhine me pasuri marramendese kur nuk kishin as çorape ne kepuce,e qylaxhinjeve ,dembeleve dhe te paskrupullve te cilet sapo pane qe kaloi ne opozite e braktisen pasi nuk ka qumesht per te mjele ne opozite,pra thjeshte nje kazan i madh plehrash te pariciklueshme qe kuterbon ere te qelbur.

  10. Plaku Xhuxhumaku says:

    Pa e lexuar fare shkrimin: O shqiptar doreheqja nuk mund te imponohet, doreheqja kryhet atehere kur e ndjen i interesuari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *