Pushteti ekzekutiv po migron në adresë të paditur!

17 Shtator 2017, 19:19Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Prej dy ditësh në shtyp po qarkullon një listë emërimesh të reja të Sekretarëve të Përgjithshëm në ministritë e reja që janë krijuar. Nuk kam ndërmend të komentoj cilësinë e listës, pasi dhe nuk i njoh shumë prej tyre, por është interesant fakti, që prej dy ditësh nuk ka asnjë reagim nga ministrat, apo vetë personat që u kanë dalë emrat, për ta pranuar, ose mohuar atë. Në një farë mënyre, lista pavarësisht se si ka rrjedhur në shtyp, ka zyrtarizuar një praktikë të re emërimesh të Sekretarëve të Përgjithshëm të Ministrive, që janë zyrtarët më të rëndësishëm të çdo ministrie pas Ministrit.

Lajmi i parë i keq, është që asnjë ministër, ose së paku ata të cilëve ua kanë emëruar Sekretarin pa i pyetur, nuk kanë reaguar. Për princip Sekretari i Përgjithshëm duhet të jetë një propozim i Ministrit, pasi atij i duhet të punojë më shumë se kushdo tjetër me të. Nëse listat ua ka ofruar një zyrë kuadri në Kryeministri dhe ata e pranojnë atë në heshtje, do të thotë, ose që janë dakord me të, ose që nuk kanë guximin ta kundërshtojnë atë.

Kjo sa i përket anës etike të kësaj liste.

Ana tjetër ligjore është që Sekretarët e Përgjithshëm kanë një procedurë emërimi shumë të konsoliduar përmes DAP, dhe e ke të vështirë t’i heqësh dhe kur nuk janë të partisë tënde, përveçse me marrëveshje.

Ajo që është interesante në këtë listë është se shumica e emrave të kontaktuar, e kanë parë emrin në listë pa i pyetur njeri, edhe pse mund të jenë dakord me atë vendim.

Kjo është minuese për premtimin e madh të një administrate profesionale, dhe forcimit të figurës së nëpunësit. Biles nga mënyra si ka rrjedhur në shtyp dhe si po merret e mirëqënë, kjo tregon një tendencë për të centralizuar qendrat e vendosjes më të rëndësishme të shtetit shqiptar në një dorë, që sillet rreth kabinetit të Kryeministrit. Kjo tendencë ka prekur dhe disa emra të emëruar në disa prej agjensive më të rëndësishme në vend, sidomos ato që kanë të bëjnë me prokurimet publike, ankesat ndaj tyre, apelimet dhe gjithçka që konsiderohet si element kyç në pushtetin real të ministrive.

Bërja e superministrive dhe njëkohësisht zhveshja e tyre nga çdo fuqi ekzekutive mbi politikat që ata do drejtojnë, tregon se tendenca e re e qeverisë “Rama 2”, është zhvendosja e pushtetit nga institucionet, në qendra okulte të papërcaktuara, që operojnë jashtë përfaqësimit politik.

Dhe ky është një fenomen që mund ta zhysë në krizë qeverisjen, pasi përgjegjësia politike është e ministrave, ndërsa fuqitë ekzekutive po migrojnë në adresë ta paditur, tek njerëz rrotull Edi Ramës.

Kjo listë e cila ka 24 orë që qarkullon dhe të gjithë e lexojnë emrin aty për herë të parë, por nuk guxojnë të reagojnë, është një detaj i kësaj fizionomie pushteti. Dhe ajo që mund të ndodhë është që ministrat do të jenë përgjegjës për politikat që do zhvillojnë, por personat kyç të vendimmarrjes, nuk do të jenë nën autoritetin e tyre, çka mund t’i bëjë ata vulnerabël para opinionit publik, por dhe vetë Kryeministrit.

Mbingarkimi i disa ministrive me shumë pushtet, nuk është një veprim i mençur, por sterilizmi i ministrave nga fuqitë ekzekutive dhe sidomos mospërfillja e tyre as në emërimin e Sekretarëve të Përgjithshëm në disa raste, siç është rasti konkret, tregon një tendencë të dëmshme të grumbullimit të pushtetit në zyra dhe persona të cilët nuk janë votuar për atë gjë, por që janë “de facto” qeveria reale, duke u tallur dyfish me ministrat të cilëve u kanë “varur këmborë të mëdha” në qafë dhe nuk i lënë, as t’i tundin.

23 komente në “Pushteti ekzekutiv po migron në adresë të paditur!”

  1. zi says:

    Kembora tundet dhe kembon po te jesh ne levizje,
    panvaresisht kush e mban ate.
    Levis dhe rezohesh, ngrihesh, rezohesh perseri dhe zvaritesh prape me nje kembore.
    Me nje kembore te shurdhueshme, te care, te vjedhur, ndryshkur pa tingull e shnderuar ne zhurme,
    ose ne fatin me te keq, ne ngelthima vuajtjesh nga thika e sepata te pergjakura.
    Kembore e pa kuptuemshme, klithma e cdo njerit ne eterin e pa deperdueshem.

    1. donaldo says:

      A e dini ju qe sekretarja pergjithshme e ministrise se financave eshte perfaqesuese e bandave te vlores se vitit 1997. Vellai kesaj ishte pjesmarres i nje bande ne nje perngmarrje ku u vra nga banditet. Pjestaret e Bandave te 1997 qofte brenda ne burg qofte jashte e menaxhojne Ministrine me porosite e tyre. 100% e sakte ky informacion

  2. Malukati says:

    O mero, i the ca gjera dhe ju rotullove sikur sdi se ku do migroje pushteti. Ku tjeter se te Agaci!

    1. PILO MAVRIA says:

      SAKTE FARE ,KY AGACI BEN LUGJIN EDHE NE EMER TE RAMES.
      NE VLORE U NDERTUA NJE PALLAT NE LUNGOMARE ME LEJE FALLCO ,ME PRONE FALLCO VETEM ME SMS QE DERGONTE KY AGACI TEK POLICIA NDERTIMORE QE TE MOS NDALONTE PUNIMET . GOJET E “LIGA ” THONE QE I KANE PREMTUAR NJE APARTAMENT .
      PO KU DO GJENDET E VERTETA !!!!!!
      KUR KY MBLEDH GJITHE KETE PUSHTET !!!
      NUK NA BESOHET OSE NUK DUAM TA BESOJME QE RAMA E DEGJON VERBERISHT KETE AGACIN .
      ZOTI QOFTE ME NE QE BESOJME NE DREJTESI

  3. Orakulli says:

    Pse po u habiske o Mero?! Nje i manget si edi rama synon te grumbulloje tere pushtetin ne grusht dhe me nje populli dele ia del per mrekulli, pavaresisht se Kurre sdo te clirohet nga psikopatia e vet dhe do ta kuptoje se ia ka futur kot per cdo gje kur te kete ngelur si qen i braktisur ne fundin e diteve te veta

    1. Grigor says:

      Pse, demek, ti …. nuk je dele domethene. Qenke fis ujqërish.
      Mire delet, qe nuk bëkërkan asgjë, po ti si ujk, çfare na paske bërë? Sa politikane ke ngrene?
      Kopjac. Na çate trapin me kete popullin dele. Populli e hoqi qafe Berishen, por e mbajne ca dele si puna Juaj, sepse populli e Ka hequr qafe, siç do heqë edhe Ramën kur ta mbushë kupën.
      Ti trim I maleve ti! Nuk e sheh, te tere ata qe u vrane vjet, ti I vrave.

  4. Fresh tirona says:

    O lale, po ky joni kur si pyt Ministrat as per sekretaret e vete i paska tredhur krejt ne personalitet ee gjithashka
    Po ke pyet ky i gjati se edhe merhumi pyeste ahaxhi aktoin e ca burra, e Tos qejfliu pyeste Gimi e Emin barcin e ndoj tjeter
    Ky i gjati ka ngel ne dore te Fuges e ketij Agacit katundar i
    pa shkoll nga fshatrat e berati qe e mban pull poste e neper takimet e partise

  5. adi says:

    Mero ti ishe nga idhtaret me te medhenj te ketij vendi qe rama te merte partine i vetem .
    Ti gjithashtu ishe idhtari dhe nje nga propoganduesit me te medhenj qe rama ta merte timonin i vetem.
    Keto jane pasojat qe nje njeri te jete edhe krytar partie edhe kryeminister edhe kryetar parlamenti edhe kryetar gjykate.
    Prandaj i nderuar duhet te mesosh te durosh. Se presionin rama nuk e ha .
    Ose nese ke nisur luften per ta rezuar nga pushteti duhet te presesh 4 vjet.
    Me ahpejt nuk behet gje.
    Te fala taulant balles

  6. Ledio says:

    Mero : eshte dora e zgjatur e corrape-kuqit edhe e fytyre droguarit. Na plase edhe ti, thuaj gjerat shqip/troc

  7. lloqe lloqe says:

    Nuk mund te provoj qe veprim-zgjedhjet e Rames jane ne mendim qellimisht te demshme. Ai mund ndoshta edhe te mendoj qr jane vepri,-zgjedhje te hatashme per mire. Por ajo qe ju garantoj eshte se filozofia dhe struktura e te guvernuarit te shtetit qe ai ka eshte thellesisht bizantino-orientale.
    Nje pasha qe mendon se vetem ne sallonin e tij dhe ne oborrin e tij ka ide dhe vlera, cdo gje autonome, jashte klanit eshte e keqe.
    Ai vendos llojin e investimit, sasine, tipologjine e ndertimeve, ngjyrat dominante te projekteve, ngjyren e gureve ne trotuar, shpall kush projekt fiton e kush nuk ben, vendos llojin e pemve qe do mbillen, i ve emrin “lungomare” shetitores bregdetare etj etj. Ne nje moment specifik si kudo edhe ne qeverine tij kjo mund te jete e dobishme, por si metode pune eshte katastrofike. Eshte tamam nje mesjetar qe ka nje feud e qe vendos taksat, miqesite, armiqesite, ashpersine ose embelsine e nje agjencie ndaj popullit ne nje moment a ne nje tjeter. Kryeminister qe u thote deputeteve: neser ketu qe ne 8 ndryshe do denoheni!!!! Katastrofe si kuptohet shteti, pushteti, mandati dhe guvernimi i halleve te popullit.
    Rama eshte si ata oficerat e perandorise Otomane qe ne 50 vjetshin e fundit te perandorise i dergonte sulltani ne Viene e Berlin per te bere shkolla me spresen se do modernizonte perandorine. Ata ktheheshin ne Stamboll me diplloma perendimore qe i bente edhe me te rrezikshem si oriental ne mentalitet qe ishin. Ata tashme kishin licensen “perendimore” per tu hequr si modern dhee vrisnin e prisnin ne llumin e madh te injorances Otomane.
    Njesoj edhe piktori yne, eshte bizantin/oriental ne menyren si drejton, por e maskon me france, itali e gjermani e me atlete e t-shirt.
    Emeron hajvane e goca te reja ne qeveri, se e di qe i duhen thjesht si emra, sillet me ministrat, parlamentin, bashkiaket, ashtu si sillet me badigarded e vet e ju dikton se cduhet te bejne nderkohe qe parlamenti eshte ai qe duhet ti kerkoje llogari atij dhe qeverise se tije.

    Ai ka ndertuar nje KARTEL tipik ne menyren si drejton. Kartel e quaj per ata qe duan ta shoqerojne idene me ndonje model perendimor, per mua eshte nje feudal i vogel qe ben politika feudesh me feudet e tjera politike. Ai u mburret dhe intimidon feudet e tjera politike duke shitur vasalitetin e tij per barazi me te medhenjete e vertete.
    I ngjan asaj historise se nje meksikani qe u perball ne shteg te ngushte me Zapaten dhe dhjeu nga frika. Zapata te vriste po ti zije rrugen por ja fali jeten me kushtin qe fshatari ta hante mutin qe beri. E ashtu beri fshatari e hengri te dhjeren e tij e shpetoi jeten. Qe nga ajo kohe u thoshte njerezve me mburrje – une kam ngrene drek me Zapaten! Edhe Kurva e madhe Rama ben ci thote EU, US, e Gjermania dhe blen te drejten te jete cubi i rradhes ne Tirane duke shitur mend se une ha dreke me te medhenjete.
    Nuk ka reforme qe e ben per princip, se ndryshe do arrestonete qeverine Rama 1, per korrupsion, rryshfet, abuzim, fshehje, pasurie etj. Kur ai rri ne krye me pasuri te tij e te qeveritareve te tij qe i dime te gjith se jane korruptive cfare pordhe na tregon me “reforma” e vetingje per gjykates rrugac? Kjo eshte tamam bizantine kap hajdutet e rrugeve por ler te medhenjte te rrjepin me anen e sistemit ligjerisht.

    1. Olsi says:

      Nje bravo te madhe per pershkrimin dhe analizen.

  8. bob says:

    Prej dy ditesh ne “shtyp” Zoti Baze ,fraza e pare e ben pa vlere te gjithe shkrimin, me sa duket nuk ke pasur dicka tjeter per te shkruar.

  9. Aloe Vera says:

    E papare eshte vebdosja e Genti [email protected] te Gjiknuri. Ky Genti ishte dora e gjate e Agacit ne Komisionin e prokurorimit publik. Vodhi sa e beri balte atje dhe Agaci tani e con te vjedhe edhe te energjia e rruget. Hajt per hajer zoti Rama

  10. amerikani51 says:

    Duket sikur skishe cfare te shkruaje dhe ja ke fut kot.Po leri ti bejne dhe pastaj beja analizen,qe ne qe I kemi pelqyer te vazhdojme te te ndjekim me vemendje dhe te kuptojme cbehet.Presim me optimizem te filloje ndryshimi pozitiv,pas fitores se bujshme.Nuk shoh arsye per te paragjykuar.
    Te pershendes

  11. Dhespot Foti says:

    Timonier Edvinit, e ka mendjen per te hequr, dekoratat, e veteraneve,te shtepie gjetheve, bunkarti.e brockulla te tjera. Pa Allvania, e Dule sufllaqes, dhe e Idrizit tè kabunise, do regullohet me veterjedhje, sipas teoricien, Edvinit.

  12. Faro Bythka says:

    Mero ja ke fut pordhes. Levizje paralele jane qe te mos bejne fole keta malukater. Tu dhims ndonji???

  13. Tak tak says:

    Ndersa kur i kishim me aprovim…sdinim c’ti benim te mirat qe na sherbenin!
    Mera ska ndryshuar gje( globalisht).Ke mik? del i fituar,Ske mik? rri e shkruan ne fb e ne gazeta.

  14. erti says:

    K.Bele dhe G.Keri jane me profesionistet si sekretar te pergjitheshem ne qeverin Rama2

  15. Mirditorja says:

    kam ndigju qe eshte katunar sexi ky Agaqi..mbase eshte pjese e grupit t orgjive qe i kan aq shume qejf rilindasit

  16. Administratori says:

    Rama ka bere levizjen me te zgjuar, duke konfirmuar Sekretaret teknike dhe duke nderruar ato qe ishin qelbur.

  17. MeleqAgaci says:

    Kush do te behet sekretar i pergjithshem ka dy mundesi: lekë te thata Engjell Agacit ose ca dashnore per Qifen. Administrate me te mire se Rama 2 ska. Ne vend te hudhres kane Pelesh provincialin

  18. Olsi says:

    Ta gezofsh timonierin Mero

  19. La prairie says:

    Problemi eshte se keshtu fillojne gabojne te gjithe, keshtu kane gabuar edhe stratege me te medhenj e jo me keta tanet. Pas disa vitesh ne pushtet, u pelqen vetja, i dine te gjitha, fillojne te mbledhin rreth vetes servilet, te paaftet dhe hajdutet qe u bejne qejfin, qe gjoja nuk u sjellin probleme, qe i genjejne gjithe diten, qe u ngjiten si mizat me qellimin e vetem per te perfituar prej pushtetit. Dhe keta shefat gezohen me “sukseset” e tyre kur ne te vertete shkojne me sukses drejt deshtimit. Ky eshte fundi per te gjithe qe nga Napoleoni e me rradhe tek shqiptaret e fundit qe kane ikur si legena Nano e Berisha. Dhe Rama sigurisht qe nuk ka si te beje perjashtim… Kjo eshte historia e njerezimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje