Nisma e PS/ Rama vendos t'u heq dekoratat komunistëve

17 Shtator 2017, 08:52Politika TEMA

Shumica e re parlamentare ka vendosur që të përfshijë në axhendën e punimeve të Kuvendit disa nisma të nxehta, të mbartura nga legjislatura e kaluar, por që ishin të bllokuara për shkak të polemikave të forta që prodhuan dhe prekjes së interesave të nëndheshme.

Konkretisht, pjesë e programit të punimeve të Kuvendit, në periudhën 18 shtator deri në 13 tetor 2017, është përfshirë edhe nisma ligjore e propozuar nga kryeministri Edi Rama, e cila parashikon heqjen e dekoratave, titujve dhe medaljeve për diktatorin Enver Hoxha, bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit, funksionarët që kanë shërbyer në sistemin komunist si dhe për disa antifashistë të parë, pra për veteranë të luftës, të cilët kanë mbajtur funksione të rëndësishme në regjimin komunist.

Drafti për ndryshimin e ligjit nr. 112/20134 “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në RSH”, u propozua që fund të vitit 2015, pas debateve të ashpra politike për dekorimit të hetuesit të diktaturës Shyqyri Çokun nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes.

Por, propozimi për ndryshimin e ligjit për dekoratat u bllokua për shkak të reagimeve të forta nga ana e veteranëve të luftës. Nisma nuk u mbështet as nga LSI, e cila ka qëndruar më pranë veteranëve të luftës.

Por, pas prishjes së koalicionit me LSI, mazhoranca e re rezulton se ka përfshirë draftin në axhendën e Kuvendit, në fillim të kësaj legjislature, duke paralajmëruar mundësinë e miratimit të saj. Rikthimi i draftit vjen edhe në një kohë kur, Partia Demokratike, po tenton të rikthejë në kauzë kartën antikomuniste, duke marrë shkas nga emërimi i Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe të Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme.

Përfaqësuesit e opozitës kanë propozuar ngritjen e një institucioni të posaçëm me ligj, i ngjashëm me policinë gjyqësore, për të mundësuar zbatimin e nenit 74 të Kodit Penal, për krimet e kryera kundër njerëzimit gjatë regjimit komunist, të cilat dënohen jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Por, çuditërisht, në një mbledhje të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, në datën  09.02.2016, ora 10:00, një grup deputetësh të PD kanë votuar pro bllokimit të një nisme të propozuar nga ish-deputetët Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda, për heqjen e heqjen e dekoratave, titujve dhe medaljeve për Enver Hoxhën dhe ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shteti.

Në këto kushte, mbetet për t’u parë, nëse Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do t’i konkretizojnë me votë në Parlament nismat e tyre antikomuniste apo kemi të bëjnë thjeshtë me një zgjatim të retorikës njëzeteshtatëvjeçare.

Propozimi i Ramës
Projektligji parashikon përjashtimin nga e drejta për të marrë dekorata, tituj nderi, medalje dhe tituj vendorë nderi sipas këtij ligji dhe në rast se e kanë marrë u hiqet, personat të cilët janë dënuar ose dënohen me vendim gjykate të formës së prerë, për krime lufte, për krime kundër njerëzimit, për bashkëpunim me pushtuesit e vendit, për veprimtari agjenturore kundër interesave të Shqipërisë”. Gjithashtu, u hiqen medaljet personave që gjatë periudhës 29.11.1944 deri më 31.03.1991 kanë ushtruar në strukturat e shtetit shqiptar funksionet si: anëtar ose kandidat i Byrosë së PPSH, drejtues i Frontit Demokratik të Shqipërisë, kryetar i Gjykatës së Lartë, prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, kryetar i degëve të Punëve të Brendshme, punonjësi i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, anëtar i komisionit Qendror etj./shqiptarja.com/

31 komente në “Nisma e PS/ Rama vendos t’u heq dekoratat komunistëve”

  1. Besa bese. says:

    I thoni te gjatit se:
    – Dekorata merret per nje akt qe ben nje person dhe jo per punen qe ka zxhedhur per te ushqyer femiet
    – Ske shans ta kalosh ne parlament kete paçavure qe mendon
    – E shoh te katandiset si Nanua
    – Kur e ke pushtetin mendon se cdo gje qe ben e ben mire,por mos harro se pushtetin e humbet brenda secondave,e kur te vine trute pastaj si hane as qente.

    1. Artisti pa fame says:

      po per vetingun do flase ndonjehere, ky artisti.

  2. Dokoratat says:

    Berisha po pregatit tashme statusin e tij te zakonshelm ne facebook.
    Shikoni se si Rama po ju vjedh shqiptareve arin e dekoratave qe mezi i kane fitue me djersen e ballit. Duke spinue, duke torturue, duke kallzue ashtu si i ka mesue Partia Komuniste qe me ka ftillue.

  3. luli i vocer says:

    Rama do beje punen me te mire , duhet ta kish bere me perpara . Ama paralelisht te heqi dhe dekoratat dhe bustet dhe po te jete dhe haqien nga verezat e deshmoreva te gjithe banditeve dhe krimineleve te cilesuar nga Sali Berisha deshmore ….. hajde corapekuq be nje pune me rendesi se deri tani konsumon fjale pa asnje vlere ………………….

  4. Tarrasi says:

    Mbajini dekoratet per vehte, nuk i duam !
    Me kete lloj shteti karragjoz, eshte me i nderuar ai qe nuk merr dekorata .

  5. vaso says:

    Debat pa vlere.Largim i vemendjes nga problemet e dites.

  6. Fiqo says:

    Do beje mire te hiqje kazinote qe jane bere me keq se piramidat. Pjesa me e madhe e krimeve brenda familjes vijne si pasoje e humbjes te atyre pak te ardhurave ne keto vrima te zeza…
    Dekoratat na qenkan prioriteti juaj me duket……j’u lumte, vazhdoni se fillimi i “mbare” do j’u coje aty ku eshte sot Luli shume shpejt….

  7. Kaci says:

    Me kete rast mire eshte ti heqesh dhe dekoratat te gjithe ballisteve e zogisteve kolaboracioniste dhe bashkepuntore te nazi-fashizmit. Filloje me bustin e satrapit Zogoll nga bulevardi dhe vazhdo me dekorimet qe Nishani beri gjate kohes se presidences se tij. Ben dhe nje gabim tjeter duke i perfshire te gjithe sigurimsat ne nje çanak. Shume prej tyre kane punuar ne mbrojtje te sovranitetit dhe integritetit te vendit kunder interesave shoviniste te fqinjeve. Apo mendon se nuk kemi pasur kurre armiq!? Nuk ka shtet pa sherbim inteligjent. Edhe presidenti amerikan ne vitet 90 vinte nga sherbimet inteligjente keshtu qe mendoje mire kete pune dhe mos u fut ne konflikt social per ti bere qejfin pasardhesve te kolaboracionisteve se me pare nqs mendon te besh servilin largo Gramoz Ruçin dhe Xhafen. Boll po na hyn ne xhepat tone me kompensimin e te burgosurve politike nqs ka ngel ndonje i tille. Ate pune ta kish bere Saliu me Mediun po mesa duket i njohin me mire nga ti ata.

  8. Stefan says:

    eshte e thjesht fare, populli ska buk te haj, skamja ka mbytur vendin, mjerimi eshte i dukshem ne cdo skaj te vendit kurse ky trapi jone meret me dekorata sepse thjesht eshte i paafte te zgjidhi problemet dhe hallet e popullit.

  9. Alban Hamzai says:

    Idiotizmat e Qeverise Rama nuk kane fund. Merren me gjera te vdekura ,sepse keshtu duan te heqin vemendjen nga gjysem te vdekurit e sotem .Mire tha dikush ne te kaluaren :”Rama nuk di cfare te beje me gjatesine qe ka “,kurse populli e ka thene me qarte:”Shtati pyll e mendja fyll.” Me kete llogjike duhet qe edhe dekoratat qe kane Gjergj Fishta ,Ismail Qemali,Pashko Vasa etj ,etj (te cilat I kemi pare ne fotot e tyre) duhet te hiqen,pasi jane dhene nga armiqte e Shqiperise (me falni,te mbahen vetem ato te dhena nga Baba sulltani i atehershem dhe sepse Rama sot eshte nxenesi me besnik i Sulltanit te sotem) . Ju lutem botoni komentin tim!

  10. - says:

    Si munde te pranonte kryetari i partise se levizjes socialiste per integrim tu hiqeshin dekoratat e dhuruara nga pksh- ja!Nje i afert i metes eshte i dekoruar nga xhaxhi diktatore.

  11. taraboshi says:

    A thu i realizove detyrat qe i premtove popullit dhe nuk te mbet gje pa realizu e ngrite mirqenjen e popullit e te mbet vetem kjo detyre pa zgjidh dhe se kete nuk e ke permend ne asnje dite te fushates tende se po ta kishe premtu do te ishe ne opozite automatikisht .Ke boll cka me ba kete problem e zgjidh populli pas 2050 tes leni dicka per te zgjidh edhe brezave te ardhshem mos i zgjidh tana ti se do dobsohesh .

  12. Merren me “Te Kaluaren” tashme te varrosur prej kohesh ,
    sepse jane jo vetem te paafte ,te perballen me te sotmen ,problemet e pafundeme ,
    qe kjo bande politikanesh kane futur ate vend e jeten e shqiptarit ,pooor …
    sepse duan edhe te largojn vemendjen e opininit nga i fameshmi Vetting (fallso)
    qe u perdor si nji Mashtrim Demokratike .
    Eshte skandaloze ,qe kta politikane sot “qe e mbajne vehten per te gjalle” ,
    te ndeshen me “Te Vdekurit” dhe gjasme te bejne drejtesi me nji sistem te kaluar (qe ne fund te fundit si takon aspak ktyre legenave sot,sepse s’ishin kta qe e ndertuan ate sistem dhe s’i dhuruan kta ato Dekorata) .
    Perse vall ?
    C’do te thot kjo lajthitje radhes ?
    Arrihet ndonji objektive i qeverrise ,premtimi elektoral me kto veprime skandaloze ?
    Eshte kjo ,ne fund te fundit nji Detyre e Qeverrise ?
    Un do thoshja se jo .Aspak .
    Un s’kam asnji simpati per te kaluaren edhe pse ka pas shume gjera pozitive ,
    ne krahasim me kte Degjenerues Korruptiv Kriminel sot ,
    por , mendoj ,se Detyra e Qeverrise sot ,eshte zgjidhja e problemeve qe mbajne peng zhvillimin e vendit ,daljen nga gropa ku e futen ne kto 27-vjet bandat e politikaneve te sotem ,
    ish presidenta ,kryeministra, Drejtesia e korruptuar ,niveli i institucioneve te shendetesise ,
    rritja e mireqenjes se popullit ,por kurr te tilla Brockulla politikanesh ,qesharake ,
    qe i shpallin lufte Dekoratave te te vdekurve !!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Si s’ju vjen marr, te shikoni se sa poshte keni rene ,
    se cfar rruge idiote ,cfar marrezie i jeni futur ,
    se ku po e coni mental ate popull ,me kto skandale qe sajoni ,se ne cfar gjendje mendore po e degradoni ate popull te nderuar Maskarenje-Sharlatane – Politikane
    qe asnjiher ,ne asnji perudhe te Historise Shqiperise ,
    nuk i sherbyet vendit tuaj ,popullit tuaj ,por politikave skllaveruese e shkaterruese te te huajve ,
    qe ju rrijne mbi koke e ju bejne shurren ,saher duan te tallen me ju shkerdhata politikane

  13. Mira Lushi says:

    Keto jane vecse lojra qe behen per te percare njerzit e per te terhequr vemendjen nga realiteti i sotem shoqeror. Nga njera ane japin dekorta kujt te mundin e nga ana tjeter i heqin. Kjo ska as dhe nje pike rendesie, thjesht tymnaje qe populli te futet ne gjume letargjik e te mos e kete mendjen tek aferat e pista qe behen ne kurrizin e tyre.

  14. Epo kjo pune! says:

    po ai qe u vra se mbrojti pronen e kooperatives dhe u dekorua, do ja heqesh dhe atij se mund te kete qene komunist, bile dhe sekretar por ama dha jeten per pronen e perbashket. Po pse dekoratat per shtetin e Hoxhes nuk vlekan apo se ashtu do serbi e greku, qe ne te mos kemi patur shtet. jepi nje dekorate vetes tani se ta firmos likja dhe je ne rregull. Se mos vete ne ceremoni prape me atlete…

  15. saliu says:

    Po atyre tradhetareve qe dekoroi Nishani, do t’ja heqesh more zoteri?

  16. Skrapari says:

    Kjo do te jete nje vdekje per Partine Socialiste. Ju mund te beni c’te doni ,sepse kini edhe gurin edhe arren. Por JU Edi Rama do te beni krimin me te madh te historise, e do tia kaloni 100 here veprimeve shkaterruese qe beri Sali berisha qysh nga shkaterrimi i simboleve te luftes,prishja e varreve t e dedhmoreve , e tani po arrini te hidhni posht edhe Skenderbeun. Fjalet tuaja per LUften folur deri tani paskan qene mashtrim me keq se Saliu. Ato dekorata duke filluar nga Enveri e komunisti me i thjeshte i meritojne se punuane e luftuan per shqiperine. Une nuk do te zgjatem se c’eshte punuar gjate atij sistemi,se ku ishte e ku e coi socializmi Shqiperine ,sepse ka me kopetent se une ,madje presim dhe reagimin e grupit tuaj parlamentarr e u bejme thirrje qe kete inisjative tuajin ta hedhin ne gropen e halese. Gjysh sot ke jo pak ,por 50 e ca vota kunder….. Ishalla shtohen dita dites.

  17. Ylli says:

    Hallall Ed Rama. Nuk shkon persekutuesut e 45 viteve te vazhdojne me urrejtjen ,mllefin ,pervesitetin e tyre komunist , te shfrytezojne demokracine per te mbrojtur veten e tyre dhe Kelyshin e Kurvit Enver.Sa per votat ,mos u shqeteso Edo.Ty do te votojne prap.Eshte zakon 75 vjecar …….qim nenen te te them baba.Edhe nje here hallall Ed Rama.

  18. Oni says:

    Po sikur mbas 50 vjetesh te hiqen dekoratat e sotme? Pasi mund te konsiderohen si te dhena ne kohen e korrupsionit apo ku e di une se cfare… kjo nuk eshte serioze. Po fakti se dhe Skenderbeu doli armik sna ngelet theter vetem te asimilohemi e te zhdukim cdo identitet Shqiptar…. se dhe gjuhen po e mer lumi…

  19. eli-tiv says:

    ..Po me dekoratat e nishanit si do behet??? kjo pune s’ka fund…

  20. Fshatari says:

    Hiqja edhe Azem k…arit dhe Zog b ..ythes

  21. emigranti says:

    Shume pak dhe shume vone.
    Megjithate ky veprim politik I Rames eshte nje shuplake e forte per drejtuesin real te P.D. qe edhe pas 26 vjeteve ” demokraci ” nuk I kishte hequr dekoratat e krimineĺeve te sistemit diktatorial.
    Nuk e di a do kete me goje te flase ” demokrati dhe antikomunisti ” Sali Berisha?

  22. Perse per kto brockulla i mori Votat e Shqiptareve kjo qeverri ?!

    Jo mor jooo …

    Nuk beni dot shtet ju qe e keni shit bythen ke te huajt ,

    qe ju fryjne ne vesh ,duke ju rrasur gjithmon e me shume ne gropen e plehrave te njerezimit .

    Hani buken e shqiptarit ,e i qisni bythen hajdarit te huaj .

    Turp te keni putana politike ,qe s’ju qi robt ai popull t’ju veri zjarrin atij parlamenti kurvash

  23. BARDHYL MYFTIU says:

    ATE QE SE KE DHENE TI AS TE MOS SHKOJE MENDJA TI HEQESH SE DO E TREGOSH VEHTEN NJE …….. DIELL

  24. BARDHYL MYFTIU says:

    ATE QE SE KE DHENE TI AS TE MOS SHKOJE MENDJA TI HEQESH SE DO E TREGOSH VEHTENot e tuajz mero e ke vetem per vehte dhe te gjitha i shkruan vete bashke me lar NJE …….. DIELLnukubrik e ke duket kete r e di po as te kame shkrojtur ndonje here as gjysem fjale por sic duket kete rubrike eke per vehte dhe gazetaruc et e tuaj

  25. fieraku NGA ferrasi says:

    Po lerua te shkreteve Ca po’ na bejne dekoratat e atyre ne te persekutuarve
    ATA ti gezojne dekoratat se Kane bere punen
    Fjala vjen Kane torturat njerez
    Kane lavderu rregjimin
    Kane bere edhe ndonje Pune te mire
    Po’ hiqu pronat ketyre qe na i Kane vjedhe na i kthe
    Jo se eshte faji YT po’ eshte faji i gjithe politikes 27 vjecare.
    Po’ ama mesila thote me ke vjedh idene?
    Nuk e besoj
    As ty ste kam votu .

  26. Peço says:

    Të bukur llogjikë keni një pjesë juaja, zotërinj komentues! Jemi në NATO dhe ju doni të mbani dekoratat e Traktatit të Varshavës. Trupin e doni në perëndim, por mëndjen dhe zëmrën vazhdoni ta keni në Moskë. Komunizmi vdiq zotërinj. Ashtu si cdo gjë që lind, rritet, plaket dhe vdes. Por, kur një i afërm vdes, qoftë ky nënë ose baba, motër apo vëlla, ndonse dhimbja të shkon deri në kockë, përsëri je i detyruar ta varrosësh, se kufoma nuk mund të mbahet pa varrosur. Kështu dhe me komunizmin. Të tërë përkrahësit e tij duhet ta mbledhin mëndjen, se ideologjia që aq shumë ata i besuan dhe i shërbyen,më së fundi, si çdo gjë në këtë botë, vdiq. Dhe duhet pa tjetër si çdo kufomë të varroset. Por, jo, komunistët nuk duan që ta varrosin dhe e duan ta mbajnë të vdekur por të pavarrosur. Është ky shkaku që tek ne ndihet anë dhe kënd një erë e qelbur, që helmon dynjanë. Është era e kufomës komuniste që shumë, akoma nuk duan të pajtohen me varrosjen përfundimtare të tij. Epo njeriu kur varros nënën dhe babanë, kaq të vështirë e paska të varrosë komunizmin? Mirë në hapat e para të demokracisë, njerzit të mësuar aq shumë me atë mënyrë jetese në komunizëm, kishin me të drejtë frikë se ç’po i gjente, por edhe tani, pas 27 vjetësh nuk u ka dalë frika se mund të rrohet edhe jo në komunizëm? Ndaj duhet përfundimisht si popull të mbledhim mëndjen dhe ta mirëpresim këtë hap të qeverisë për tu distancuar nga e shkuara që na tërheq në të kundërt të qëllimit tonë për tju bashkuar familjes së botës së qytetëruar.

  27. Mentari says:

    Dylbera komuniste; S’keni pare gje akoma????????????? pritni pritni se eshte pak heret. Keshtu veproi edhe babai juaj Enver me shoket e tij.Eshte kulture bolshevike-komuniste-bllokiste vrasjet e shoku shokut qe edhe Edi Rama Ate po ben,po perserit babain e tij Enver por po e beri ka per te shpetuar shqiperine nga ish kriminelet qe dalin rrugeve me dekorata ne gjoks dhe marrin edhe pencione te pamerituara.Bjeri Edo se hakmarrjet ndaj Babait tuaj ishte dhe eshte DNA e PKSH-PPSH dje dhe e PSSH sot .

  28. Phoenix says:

    Te dekoruarit kane duruar gjithe jeten kete idiotesi: “cfare do hane kalamanjte, dekoratat?” Tani paska edhe me t’ua heqim, se ceshtjen e mireqenies e rregulluam. Ky eshte nje monster qe i trajton shqiptaret si kafshe. Ata qe nuk durojne dot ikin, nuk vriten ne kufirin tone por torturohen rrugeve te kurbetit.

  29. Bardhi Tolabi says:

    Eshte mire te behet nje seleksionim per dekoratat,se kane marre te mire dhe te liq,bile me te shumtet e tyre i dha Jari pa mustaqe ne disa muajt e fundit,duke bere heronj nje tufe bashibozukesish qe ju sherbenin gjermaneve…
    Per te gjithe ata qe ka nje vendim te formes te prere prej gjykatave,i cili ju ka vertetuar fajesine e akuzes,jam dakort.Po perse behet dallim,per te gjithe te dekoruarit,prej 1944 deri ne 1991,nuk mbahet parasysh i njejti kriter per pasjen e nje vendimi te formes te prere?Nuk behem merrak se i hiqen dekoratat Enver Hoxhes,por kush ja vertetoj pergjegjesite e tij per krime kunder njerezimit,sic pretendon Sali Berisha?Keshtu dhe per te gjithe te tjeret,ee cilet citohen ne listen e kesaj kategorije.Parlamenti,ben amnisti,falje,per te denuarit,ndeshkon fenomenet negative,qofte dhe kriminale,por kurre nuk kam degjuar te denoje konkretisht per iks vite burg,te te “vertetoje” pergjegjesi penale te formes te prere,te te vere vulen e tradhetarit,kriminelit.Ne se e paska kete fuqi,atehere le te shkrijme gjykatat dhe le te ja leme “gjykimin” parlamentareve me diploma plepistash,jo vetem ate te plepave te Saliut ne Durres,por edhe keta qe diplomohen tani me pare ne dore…
    Parlamenti ka te drejte te ndeshkoje ne pergjithesi fenomenin,faktin,ndersa konkretisht ndeshkojne ligjerisht organet e drejtesise…
    Mbase e kam gabim,por keshtu me duket…

  30. Vlora 9 says:

    Sikur nuk e kshte premtim ne fushaten elektorale kete inisiative Evin Ahmet Zogu. Po pas kesaj mos na del edhe rehabilitimi i Esat Pashe Toptanit? Tani e kompletuat skemen Sali Hajdar Berisha u dhunoi varret ,prishi e shkateroi monumentet, kurse Ram Ahmet Zogu meret me heqjen e dekoratave. Mjere e majta shqiptare ku eshte katandisur nen udheheqjen e ndritur te “Skenderbeut” te Spiropalit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje