"Rocket Man”, Trump ka një pseudonim të ri për diktatorin Kim Jong-un

17 Shtator 2017, 22:12Bota TEMA

Presidenti amerikan Donald Trump ka një pseudonim të ri për udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, duke e etiketuar atë si ‘Rocket Man”(burri raketë).

Deklaratat e Trump  u bënë në një postim në Twitter pas bisedimeve me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Presidenti amerikan shkroi të dielën se ai kishte folur me Moon natën e së shtunës.

“E pyeta se çfarë po bën ‘Rocket Man’. Linjat e gjata të gazit që formohen në Korenë e Veriut. Shumë keq!”, shkroi Trump.

Dy kryetarët e shteteve folën për përshkallëzimin e tensioneve në Gadishullin Korean dhe thuhet se ranë dakord të vendosin sanksione më të mëdha për Korenë e Veriut pas fillimit të raketave të saj të fundit.

Çuditërisht, referimi i Trump-it për Kim Jong-un si ‘Man Rocket’ ka fryrë një valë reagimesh në internet.

Disa sugjeruan se presidenti po merrte frymëzim nga Elton John, i cili shkroi hitin klasik të vitit 1972.

Trump ka përdorur Twitter si armë të zgjedhur në shumë raste për të kërcënuar Korenë e Veriut mes tensioneve në rritje mes dy vendeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje