ANALIZA/ Katër stinët e skandalit të Kremlinit

18 Shtator 2017, 18:18Bota TEMA

Nga Max Boot

Kishte shumë histori të rëndësishme politike këtë verë të kaluar përgjatë shpërbërjes së vazhdueshme të presidencës së Donald Trump. Humbja në votimin e ligjit të kujdesit shëndetësor në Senat. Fundi i programit DACA për lindjet e parakohshme. Kërkesa për falje për ish zyrtarin e diskretituar Joe Arpaio. Kaosi vdekjeprurës në Charlottesville, Virginia, dhe pasojat e tij të mjerueshme. Kriza e Koresë së Veriut. Vendimi mbi politikën afgane. Ardhja e John Kelly në Shtëpinë e Bardhë. Largimi i Stephen Bannon, Sebastian Gorka, Reince Priebus, Sean Spicer, dhe pas vetëm 10 ditësh në punë, të Anthony Scaramucci të fëlliqur. Por në mes të këtyre ngjarjeve të rëndësishme, le të mos harrojmë skandalin e Kremlinit, i cili mund të jetë i vogël në krahasim me të gjitha ato me rëndësi.

Prova e lidhjes midis fushatës së Trump dhe Kremlinit – dhe përpjekjeve të Trump për të mbuluar këtë fakt – rritet çdo javë. Vera filloi, nësë mund të kujtoni, me lajmet më 11 korrik se tek njerëzit e fushatës të Trump ishin afruar përfaqësues rusë që ofronin informacione poshtëruese për Hillary Clinton, ndërsa njerëz me peshë të lartë nga fushata ishin të etur për të kryer një takim. “Më pëlqen shumë”, shkroi Donald Trump Jr në një email tani famëkeq. Siç zakonisht ndodh, përpjekja për të fshehur këto fakte inkriminuese e ka çuar presidentin në një rrezik të ri ligjor, veçanërisht pasi është shfaqur se ai personalisht ka hartuar një deklaratë të rremë duke pohuar se takimi i Kullës Trump kishte ka qenë vetëm “formal”.

Dhe si përfundoi fundi i verës? Me lajmin se ndërsa po kandidonte për president, në tetor 2015, Trump kishte nënshkruar një letër me qëllim për të ndërtuar një kullë në Moskë – një kombinim i godinave, një hotel dhe hapësirë për ​​zyra që madje duhej të përfshinte një banjë me emrin e vajzës së tij Ivanka. Kjo kthesë e fundit në skandal ka prodhuar një email pothuajse të mallkuar të Trump Jr, si “Më pëlqen shumë”. Kjo është ajo që Felix Sater, një bashkëpunëtor ruso-amerikan i Trump me një rekord të gjatë kriminal, i shkroi avokatit të Trump, Michael Cohen, në shitjen e marrëveshjes: “Shoku, djali jonë mund të bëhet President i SHBA-ve dhe ne mund ta ndihmojnë atë. Unë do të marr të gjithë ekipin e Putinit për të investuar në këtë drejtim, unë do ta menaxhoj këtë proces.” Sater madje tha se ai kishte siguruar financimin nga Banka VTB, një institucion financiar që ka lidhje të ngushta me Kremlinin dhe është nën sanksione amerikane. (Të mos ngatërrohet kjo bank me VEB, një bankë tjetër ruse e sanksionuar, CEO i së cilës u takua me Jared Kushner pas zgjedhjeve).

Fakti që projekti i Moskës më pas u braktis, në asnjë mënyrë nuk e zvogëlon rëndësinë e këtij zbulimi, gjë që tregon se Trump shpresonte të përfitonte financiarisht dhe politikisht nga syfofizmi i tij ndaj Vladimir Putinit. Ky informacion gjithashtu nxjerr në pah një nga gënjeshtrat më të vazhdueshme të Trump: pretendimi se ai “nuk ka lidhje me Rusinë”. Siç ai shkroi në twitter më 11 janar, “JO MARRËVESHJE, JO KREDIT, JO ASGJË!”

Në fakt, Trump ka një histori që daton në vitin 1987 e synimit të realizimit të marrëveshjeve në Rusi. Rezultati më i shquar i zellit të tij për rubla ishte pritja që organizoi në konkursin e Miss Universe në Moskë në vitin 2013 – organizuar nga zhvilluesit e njëjtë rusë, Agalarovët, të cilët drejtuan emisarët e Kremlinit në fushatën e Trump në vitin 2016. Por ka edhe arsye për të dyshuar se Trump mori financime të konsiderueshme nga rusët e pasur të lidhur me Kremlinin. Në rastin më të keq ata kanë qenë blerësit më të mëdhenj të pronave të tij dhe ndoshta shumë më tepër se kaq. Në vitin 2008, Trump Jr. tha: “Rusët përbëjnë një seksion mjaft të shpërpjestuar të shumë pasurive tona … Ne shohim shumë para që derdhen nga Rusia”.

Kjo na sjell në dosjen famëkeqe Steele, e cila pretendon të tregojë se Kremlini kishte komprometuar Trump dhe e cila ishte përpiluar nga ish oficeri britanik i inteligjencës Christopher Steele. Kur dosja 35-faqëshe u botua nga BuzzFeed në janar, duke përfshirë edhe supozimin bobmastik që Trump kishte vënë prostituta ruse të hynin në një shtrat hotelor ku Presidenti Barak Obama kishte qëndruar në Moskë dhe ta urinonin atë, Trump dhe avokatët e tij e denoncuan gjerësisht si “Lajme të rreme”. Edhe gazetari hetues veteran Bob Woodward i quajti ato lajme “mbeturina”. Por, duke pasur parasysh atë që tani dimë, disa ekspertë të zgjuar të spiunazhit po marrin një vështrim tjetër në gjetjet e dosjes dhe po zbulojnë se të paktën disa nga akuzat janë goxha të besueshme.

Shkrimtari veteran britanik i inteligjencës Ben Macintyre, në një bisedë tek New York Times me John le Carré, ofroi këtë shpjegim: “Unë mund t’ju them se çfarë veteranët e S.I.S. [Shërbimi i Inteligjencës Sekrete Britanike, ose MI6] mendojnë, po, një komplot është bërë në të [Trump]. Sigurisht, komplote janë bërë për të gjithë. Pra, sipas vazhdimit të teorisë, me këtë paketë materialësh kompromentuese, fillojnë të lëshojnë pjesë të saj. Ata angazhojnë një ish agjent të MI6, Chris Steele, i cili është një ndërmjetës, në mënyrë efektive, dhe ata e ushqejnë atë me disa gjëra që janë të vërteta, dhe disa gjëra që nuk janë të vërteta, dhe disa gjëra që dukshëm janë të gabuara. Kjo do të thotë që Trump mund të ngrihet dhe ta mohojë atë, duke ditur se thelbi i saj që thuhet është i vërtetë. Dhe pastaj ai ka një gur të mprehtë në këpucën e tij për pjesën tjetër të administratës së tij. Është e rëndësishme të mbani mend se Putini është një oficer i trajnuar nga K.G.B. dhe ai mendon në mënyrën e traditës të K.G.B.”

Le Carré, i cili ishte në hije para se të bëhet novelist, na tha: “Sa i përket Trump, unë do të dyshoja se ata e kanë atë, sepse ata e kanë mohuar atë. Nëse ata e kanë dhe kanë vendosur Trump pas shpatullave, ata do të thonin, ‘Oh jo, ne nuk kemi asgjë.’ Por Trumpit ata janë duke i thënë, ‘A nuk jemi të butë me ju?”.

John Sipher, një veteran 28-vjeçar i National Clandestine Service të CIA-s, gjithashtu mendon se dosja e Steele, e prodhuar në emër të Orbis Business Intelligence me bazë në Londër, është “përgjithësisht e besueshme” pavarësisht nga disa “pasaktësi faktike” të llojit që do të prisnim të shohim në çdo produkt inteligjence të papërpunuar. “Para çdo njohjeje publike të këtyre ngjarjeve,” shkruan Sipher në blogun e Just Security,” raporti i Orbis identifikoi elemente të shumta të operacionit rus, përfshirë një fushatë kibernetike, dokumente të zbuluara në lidhje me Hillary Clinton dhe takime me Paul Manafort dhe bashkëpunëtorë të tjerë të Trump për të diskutuar marrjen e dokumenteve të vjedhura. Z. Steele nuk mund të kishte ditur se rusët vodhën informacion mbi Hillary Clinton, ose se ata po konsideronin mënyra për t’i armatosur ata në zgjedhjet e SHBA-së, të gjitha këto që rezultuan të jenë të saktë në vazhdim.

Nëse Macintyre, Le Carré dhe Sipher kanë të drejtë, me siguri do të ndihmonte në shpjegimin e dështimit tjetër të pashpjegueshëm të Trump për të thënë një fjalë të vetme negative rreth Putinit, edhe kur kjo do të ishte politikisht e dobishme për të.

Natyrisht, në fund të fundit do të jetë hetuesi i posaçëm Robert Mueller dhe të “paprekshmitë” e tij për të vendosur nëse ekziston dëshmi e vërtetë e keqbërjes apo vetëm iluzioni i saj. Por edhe nëse Mueller nuk mund të provojë lidhjen direkte midis Trump dhe Putinit, ai ende ka një mundësi të mirë për të goditur presidentin për pengimin e drejtësisë për shkak të shkarkimit të drejtorit të FBI-së James Comey – një akt që Bannon e ka përshkruar me të drejtë si një nga gabimet më të këqija në “historinë politike moderne”. Të gjitha shenjat janë se hetimi i Mueller është drejtuar pikërisht në atë drejtim, duke pasur parasysh kërkesat e tij për të vënë në pyetje ndihmësit e tanishëm dhe të mëparshëm të Shtëpisë së Bardhë të cilët ishin të përfshirë në shkarkimin e Comey dhe dërgimin e një letre impolitike që Trump dhe një ndihmës i lartë hartuan për të shpjeguar këtë vendim të mjerë.

Potencialisht edhe më shqetësues për Trump është njohja që Mueller po gërmon në historinë e tij të bizneseve me ndihmën e njësisë së hetimeve penale të elitës së IRS-së, ekspertë të krimeve financiare të cilët patjetër kanë qasje në deklaratat e fshehta tatimore të presidentit. Informacioni që tashmë është publik është mjaft i dëmshëm. Vetëm imagjinoni se çfarë tjetër Mueller duhet të di tani ose do të mësojë së shpejti. Vera e skandalit të Kremlinit ka të ngjarë të kthehet me rënien e Kremlingradit, më tej në dimër, në pranverë, dhe kështu me radhë.

Ky skandal nuk do të përfundojë derisa Trump të largohet nga presidenca dhe ndoshta do të vazhdojë edhe përtej këtij largimi./Foreign Policy – Lexo.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje