Berisha e akuzoi publikisht se ka këshilltarë ‘mizerabël’, Basha nis spastrimet në PD...!

18 Shtator 2017, 18:36Politika TEMA

Lulzim Basha ka larguar nga stafi i tij këshilltarin për median, Neritan Sejamini.

Ai ishte bërë pjesë e stafit të liderit demokrat rreth një vit më parë duke pasur një peshë të rëndësishme gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 qershorit.

Burime nga PD për Report Tv pohuan se Basha vendosi që të mos i rinovonte kontratën për të vijuar bashkëpunimin.

Sejamini ishte një nga këshilltarët kryesor të Bashës, pasi koordinonte të gjitha daljet për mediat nga selia blu.

Kujtojmë që pak ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha kritikoi Bashën për listat e deputetëve, ndërsa i cilësoi këshilltarët e tij për zgjedhjet e 25 qershorit si mizerabël.

1 komente në “Berisha e akuzoi publikisht se ka këshilltarë ‘mizerabël’, Basha nis spastrimet në PD…!”

  1. bregdetari says:

    S’KA FAJ BISHTI QE S’PRET SQEPARI !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje