A kishte dijeni Rama për prishjen e kullës së Calit, rrëfehet kryetari i Bashkisë Malësia e Madhe

Kryetari Bashkisë Malësia e Madhe, Tonin Marinaj, iu përgjigj në emisionin #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, pyetjes se kush është përgjegjës për prishjen e objektit të ri, që u ndërtua në kullën e Prek Calit.

Marinaj tha se çdo gjë është përgjegjësi e autoriteteve vendore dhe jo e atyre qendrore. I pyetur nga gazetarja Rudina Xhunga, nëse kishte pasur telefonatë nga Kryeministria, Marinaj u përgjigj:

“Normal që më kanë marrë. Më kanë telefonuar të shqetësuar ditën e prishje së kullës. Më kanë pyetur se si qëndron problemi dhe unë ua kam sqaruar ngjarjen.

U kam dhënë shpjegime, pasi më kanë pyetur a jam korrekt me rregullat dhe ligjin”, tha Marinaj. Me sa duket, pasi është vërtetuar se çdo gjë është brenda rregullave, nuk ka pasur reagime të tjera nga Kryeministria.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “A kishte dijeni Rama për prishjen e kullës së Calit, rrëfehet kryetari i Bashkisë Malësia e Madhe”

  1. Messserschmidt says:

    ky sduket fare si verior por si rracdhjer i ardhur turkp-mongol!

  2. Shkodra says:

    koha tregoi si u sollen partizanet pas 45, kush ishte primitiv …ne 90 u kthyem me idealet e “primitiveve ” apo jo ?!
    …Ahmet Zogu nuk ishte gjakatar dhe ket thote Z.Gjekmarkaj, por une medoj se ishte shume me teper atdhetar se komunistet … ai ju pergjigj vrasjeve me vrasje…
    degjoj vetem duke ofenduar dhe share verioret, ne fakt nuk i kane borxh asnji Shqiptari aq me teper Jugut… e kunderta po… jugoret marshuan ne veri me kengen “luaje, luaje gocen kembene, t’ia q*j geges memene” …dogjen shtepi, grabiten pasurite…etj etj… Prek Cali beri vetem 1 gabim, i fali ato qe kapi rob…mos u kruni sh me Veriun se ka ardh koha per drejtesi…

  3. vaso says:

    D.m.th c’fare te paligjshme kishte nje kulle e vjeter?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *