Arkitektja shqiptare e Londrës

19 Shtator 2017, 20:01Sociale TEMA

Ajo është një arkitekte shqiptare, e zhvendosur në Londër që prej vitit 2010, por që vetëm 4 vite pas mbërritjes në ishullin britanik i besohet një projekt ambicioz: rikonstruksioni i njërës prej godinave më të rëndësishme dhe historike në Londër.

“Old Sessions House”, godina e ndërtuar në shekullin e XVIII dhe që për rreth 100 vite ka shërbyer si Gjykata e Anglisë, është projekti i parë i Dona Hasanaj, projekt të cilin e ka ndjekur nga afër që në fazën e projektimit e deri në zbatimin në kantier, për të kthyer në gjendjen origjinale godinën historike.

“Në maj të këtij viti, ‘Burberry’ shprehu interesin për ta lançuar sfilatën në ‘Old Sessions House’ gjatë javës së modës në Londër. Ishte një mundësi shumë e madhe, për vet faktin që godina do t’i hapej publikut për të parë e prekur nga afër koleksionet e ‘Burberry’ ndër vite”, thotë Dona Hasanaj, arkitekte e “RIBA CR”, Londër.

Ajo ka pasur momente, kur edhe e ka menduar të bëjë valixhet gati e të kthehet në Shqipëri, por pasioni për arkitekturën dhe krenaria e të qenit një shqiptare me një peshë të rëndë mbi supe në Londrën e madhe, i ka dhënë forcën të çojë deri në fund projektin e nisur.

“Kanë qenë muaj shumë të lodhshëm dhe stresues, por emocioni që kam përjetuar në natën e sfilatës do të mbetet i paharrueshëm. Ai gëzim dhe ajo krenari më bëri që të harroj çdo moment tjetër, sepse në fund të fundit ne i dhamë jetë godinës”, deklaroi më tej Dona Hasanaj.(TCH)

8 komente në “Arkitektja shqiptare e Londrës”

  1. Stefan says:

    po bashkin e tirones kush do e meremetoj? :)))))

    1. xxx says:

      bravo! Nuk ka nevoje se ka shume te mencur si politikanet tane qe nuk kane nevoje per ide ne vendin tone. Te talentuarit e vertete i vleresim bota.

  2. shqip says:

    DONA HASANAJ (DH) ARCHITECTS LTD
    Nationality
    Bulgarian

    Shqiptare? Bulllgare? Sllavo-Shqiptare?

  3. Fandom says:

    Shkoni mo pirdhuni ju! Kesaj nuk i kane besuar asnje projekt. Nuk ka drejtuar asgje e as ka pasur rikonstruksion, Po thjeshte ndryshim destinacioni. Po per s na thoni kush i paguan punimet, kush ishin palet ne kontrate. Kjo fare arkitekte qe ne Londer eshte regjistruar si bullgare jo njehere.
    http://www.bizstats.co.uk/ltd/dona-hasanaj-dh-architects-ltd-10543338/
    Mbeti Londra pa arkitekte qe ngelen ne dore te sai. Pika juve! Po rregulla e pare e gazetarise nuk duhet te jete verifikimi, apo ju tregojne perralla dhe ju e botoni taze fare.

    https://beta.companieshouse.gov.uk/company/10543338/officers

  4. tropojani c100 says:

    na hapet barkun me keta shqipetare kaq te afte neper bote….do i mesoje kjo ata miratoret si te sovatojne te lyejne etj etj me nje fjale restaurim asnje nderhyrje ose projekt te ri tani kjo del e jep dhe interviste si e zonja pffff

  5. TanShkreli says:

    HIHIHIHI O zot cpo degjojme nga gazetlopcaret e TCH. Arkitekte e RIBA-s !!! Dona Hasanaj !!!!!! Hahahahaha
    Kush te punon ne TCH moj Dona ? Se edhe kur ja fut pordhes duhet te shohesh rreth e rrotull se ndryshe ha ndonje shkelm
    Po Norman Foster per ty punon o arkitektja e Londres>. Se Nicholas Grimshawn e kishe pushuar nga puna se spunonte mire
    Nejse… genjeshtra pa zarar.

  6. @ shqip says:

    @ shqip, paske te drejte kjo thot jam bullgare, keta te Meros thone Shqiptare, hajde pordhe me rigon hajde. Biles e paska Donalda!!!!

  7. Ibrahimi says:

    Me duket me shume si gjithe mburrjet shqiptare qe te marresh pune ne Angli ose duhet te kesh studio projektimi dhe aq me teper per rastin konkret qe objekti eshte historik. Per zbatimin e projektit duhet pa tjeter nje kompani .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje