Katastrofa e rrugëve, aksidentet rrugore rriten me 8.6 % në gusht, vdesin 22 persona

Pavarësisht  vëmendjes që qeveria i ka kushtuar reduktimit të aksidenteve rrugore nëpërmjet forcimit të penalitetëve të Kodit Rrugor dhe rritjes se investimeve në sigurinë rrugore, muaji gusht shënoi rritje të mëtejshme të tyre.

Sipas INSTAT, në muajin gusht 2017 numërohen 215 aksidente rrugore nga 198 aksidente të ndodhur në Gusht 2016.

Në krahasim me Gusht 2016, numri i aksidenteve është rritur me 8,6 %. Numri i të aksidentuarve është 292 persona nga 294 që ishte një vit më parë.

Në tetëmujorin 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 0,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i personave të plagosur gjatë muajit Gusht 2017 është 270 nga 269 persona të plagosur në gusht 2016.

Krahasuar me mesataren e personave të plagosur gjatë vitit 2016, ky numër është rritur me 29,1 %. Në Gusht, aksidentet rrugore, në 83,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç, duke zënë 25,6 % të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u ulur me 3,5 %, krahasuar me të një njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tetëmujorin 2017, aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit zënë 80,7 % të rasteve.

Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç duke zënë 27,6 % të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u ulur me 5,2 % me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Gusht 2017, numri i të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte afërsisht 9 persona.(monitor)

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Katastrofa e rrugëve, aksidentet rrugore rriten me 8.6 % në gusht, vdesin 22 persona”

  1. Argita_B says:

    Artikulli qe keni shkruar me siper eshte îpa lexueshem, mungese totale te struktures qe duhet te kete nje artikull, mungese koherence ne ato qe shkruani dhe kontradiktor!! Si mundet te lejoni te votoni artikuj shkle e shko, te pa redaktuar, pa perpunuar!! Edhe ne faqet personale ne facebook jerezit shkruajne me saktel me qarte!! A e keni harriar se jeni gazete, ose me mire te themi nje media elektronike ne linje qe i perkisni nje gazete qe pretendon se eshte me e lexuara nga mediat shqiptare!!!
    Si nuk doli njeri te kete ambicjen te permiresohet, te shkoje drejt perfeksionit te profesionin qe ushtron!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *