Kunati, i shqetësuar për debatin e Doktorit me Çilin

19 Shtator 2017, 20:41Antena TEMA

Pas shpërthimit të debatit mes Doktorit dhe Çilit, Kunati është zënë ngushtë.

Brenda PD është rritur presioni, që PD t’i dalë zot Doktorit.

Nga ana tjetër, Luli është i shqetësuar se debatet me Çilin po e vënë në siklet dhe me prof. Fugën.

Për të shmangur ballafaqimin direkt, Kunati ngarkoi Gridën, të bëjë një deklaratë në emër të Grupit Parlamentar, për t’i shpëtuar situatës.

Për të qenë brenda, ai ja la vetë Gridës të hartojë përmbajtjen e deklaratës:

“Grupi Parlamentar i PD, është i shqetësuar nga debatet e një prej drejtuesve të Universiteteve private me një prej kolegëve tanë deputetë, të cilin në mënyrë jopropocionale e ka krahasuar si shumatore të një komunisti të vjetër, me një komunist të ri.

Kjo është e papranueshme, pasi në principin tonë si parti, nuk mund t’i fyejmë njerëzit, duke krahasuar personalitetin e tyre, përmes mbledhjes, shumëzimit dhe pastaj pjestimit.

Është në filozofinë tonë të evokojmë shembuj suksesi nga arsimi privat dhe të kuptojmë se përputhshmëria e një evidence që respekton historinë me një realitet adekuat që inspiron një të ardhme më përfaqësuese, është simbiozë e vlerave të prodhuara nga njerëz dhe institucione që duhet të kenë një koherencë me të kaluarën.

Në këtë pikë, është e rëndësishme të theksojmë se ekzistenca e një grupi parlamentar kaq cilësor, është dhe falë një edukimi në këto universitete, ashtu sikundër njerëz me përvojë nga komunizmi, janë një pasuri që duhet respektuar, pasi e njohin mirë se çfarë nuk duhet të bëjnë, në raport me atë që po ndodh.

Në këtë pike, mbështes fort kolegun tim Berisha, i cili është ngritur mbi interesat e tij personale dhe familjare, dhe ka evidentuar një fakt interesant, lidhur me reklamat e një universiteti privat, ashtu sikundër mbështes idenë e universitetit privat për vazhdimin e reformave në disa pika.

Si autore e librit me titull fillestar “13 reforma për vitin 2013”, dua të them se kam reduktuar në 12 ato reforma, dhe tani jam duke bërë një temë kërkimore përse e eleminova reformën e 13.

Kjo, pasi ishte e nevojshme t’i jepnim shanse kolegut tonë deputet ta zhvillonte atë në opozitë.

Pikëpamjet e ndryshme pas pesë vitesh më detyrojnë të them se ka një kundër-revolucion që është hedhur në revolucion, i cili nëse zbërthehet, nuk është asgjë tjetër, se sa një regres ndaj revolucionit.

Shpresoj që debatet sensitive të këtij tipi, të mos shërbejnë për përçarje por për bashkimin e mëtejshëm.”

Kunati i hodhi një sy deklaratës dhe ju duk mirë.

-Kështu nuk e merr vesh askush me kë jemi, tha. S’ka për ta marrë vesh njeri.

I gëzuar, ja lexoi dhe Doktorit.

-E dëgjova, tha Doktori, po pyete pak këtë zonjën, me kë koleg është, me mua apo me Çilin? Të tjerat nuk kanë rëndësi.

-E vështirë Doktor, i tha Kunati. Ajo nuk ja prish dot njeriu!

1 komente në “Kunati, i shqetësuar për debatin e Doktorit me Çilin”

  1. Faro Bythka says:

    Mero je bere dhe ti byth e brek me Cilin. Pirdhu dhe ti. Bajge

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje