Mirel Josa emërohet trajner i Prishtinës

19 Shtator 2017, 14:47Sport TEMA

Prishtina ka vendosur që të bëjë ndërrim në drejtimin e skuadrës, duke emëruar Mirel Josën trajner të ri të skuadrës.

Klubi kryeqytetas ka vendosur që drejtori sportiv Mirel Josa, i emëruar ditë më parë, të bëhet trajner i skuadrës duke zënë vendin e Arsim Thaqi që merr rolin e drejtorit sportive.

Në koordinim me Bordin e klubit dhe shtabit profesional të përbërë nga trajnerët e klubit, është vendosur të bëhet rotacion në udhëheqjen e ekipit të parë.

Duke përfillur kriteret e më hershme të kryetrajnerëve me përvojë dhe që pas vetes kanë shumë tituj të fituar, është vendosur që Mirel Josa tani e tutje të udhëheq ekipin e parë. Ndërsa, kryetrajneri i deritashëm Arsim Thaqi, i cili edhe para se të emërohej kryetrajner, kishte qenë koordinator i klubit dhe i shkollës, emërohet drejtor sportiv”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje