Partizani, Moxhi: Mund të konkurrojmë për vendet e para

19 Shtator 2017, 15:15Sport TEMA

Drejtuesi i Partizanit, Luçiano Moxhi, është i kënaqur nga ndeshja e zhvilluar ndaj Kukësit. Në një deklaratë të dhënë pas takimit për “Supersport”, ai thotë se golat dhe rezultatet do të vijnë kur lojtarët të kapin formën optimale.

Barazimi me Kukësin

“Le të themi që skuadra sot tregoi shenja të dukshme përmirësimi, për perspektivën. Unë jam i kënaqur, ndeshja u dominua nga ne. Problemi në thelb ishte të rimerrnim veten pas ndeshjes së parë të luajtur keq. Tani kemi treguar se kemi skuadrën e duhur me vlera, që me siguri mund të konkurrojë për vendet e para.”

Asnjë gol i shënuar në dy ndeshje

“Rezultati, e dini, për shembull diskutimi i rikuperimit të lojtarëve, qendërsulmuesit që aktualisht ka 50 minuta në këmbë, ndaj është vështirë të ketë një rendiment komplet por duket se skuadra teknikisht dhe në aspektin e luftës sportive është dhe kjo më qetëson.”

1 komente në “Partizani, Moxhi: Mund të konkurrojmë për vendet e para”

  1. Colombo says:

    Vetem ne Shqiperi mund te gjente pune Moggi,ku kemi arritur!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje