Prapaskenat e sfidës, Partizani- Kukësi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partizani- Kukësi që nuk keni parë nis shumë më herët se sa ora 19:00 me punëtorët që ju duhet ti japin dorën e fundit fushës dhe tifozët që zënë vendet në stadium duke ju bërë kilizi policëve me ushqimin më tradicional të stadiumeve shqiptare, farat, por vetëm për pak se dhe ata fillojnë nxemjen bashkë me lojtarët, me Xhevahir Sukajn që nuk e humbet humoerin edhe pse e di mirë se këtë herë titullar do të jetë Cani.

Moxhi është aty, me bashkëpunëtorët, por cudia qëndron në faktin se përvec eksperiencës është me sa duket edhe një lloj hajmalie, të gjithë duan ta prekin Juliano, Vila, e madje madje dhe Kolici. Cfarë vetie të mbinatyrshme të ketë vallë?

Të mos keqkuptohemi, është i mbushur me të kuq, por është stadiumi i Tiranës dhe për ta ruajtur denjësisht mendon Ze Maria, trajneri i bardhebluve.

Ndeshja fillon dhe historinë e saj e dini, Gjici është si gjithmonë, më shumë i rreptë se sa serioz në tribunë, shiriti është në krahun e Bathës që nga mënyra si lufton në fushë duket se e meriton po aq sa dhe Alban Hoxha.

Në fushë luhet fort dhe pa mëshirë për kundërshtarin, anës saj.

Interesant është fakti se Milinkovici duhet një përkthyes, Julianos jo, pervec faktit se këtu të gjithë flasin gjuhën e tij, italiani duket se mund të kuptohet edhe me mimikë.

Cështje interesante kjo puna e përkthimit, A janë duke ju transmetuar të njëjtat direktiva Milinkovic dhe ndihmësi Papa, apo po i ngatërrojnë lojtarët, kushedi? De Biasi dhe Tramezzani ishin goxha më të sinkronizuar.

Megjithatë kur nuk të kuptojnë ka dhe ndonjë të mirë, për shembull mund ti thuash cfarë të duahs vijërojtësit.

Sukaj pret ti vijë rasti por pjesa e parë mbyl,let pa të ën fushë. Pushim për lojtarët, për stafin e stadiumit .. mos u frikësoni nuk ka ndodhur asnjë tragjedi, është thjesht koha për pak trajnim.

Në pjesën e dytë Kolici duket po aq i stresuar dhe kur topi është në anën tjetër të fushës, duket madje më i qetë kur në duar i vjen një goditje jo problematike si ajo e Prognit.

Paprimtaz ndodh magjia, Moxhi me flokë? mos u gënjeni, është iluzion optik, janë flokët e Bledi Klosit, meqë ra fjala nuk mungon prezenca e politikanëve në tribunë ku Brace është i pazëvendësueshem kur luan Partizani., e madje dhe i papërmbajtshëm kur nxehet me shishen në dorë, atë të ujit.

Nuk mungojnë as ikona të portës së kuqe e madje as të  kombëtares kuqezi në shkallët e stadiumit, aty ku

Pas një fillimi pa shumë entuziazëm të kampionatit Juliano dhe Milinkovic presin nga një gol për të nisur fluturimin pikërisht në këtë Partizani – Kukësi, por rastet nuk shkojnë në portë..

Përfundon kështu pa gola, por megjithatë nuk është e thënë se ishte një sfidë që nuk i meriton duartrokitjet./SS/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *