Ronaldo pranë rinovimit të kontratës me Realin

Ronaldo është pranë rinovimit të kontratës me klubin e Realit të Madridit.

Sipas asaj që raporton e përditshmja britanike “Daily Mail”, duke iu referuar “OK Diarios”, klubi madrilen dhe  ylli portugez janë në bisedime për zgjatur edhe më shumë kontratën.

Madje “OK Diario” raporton se katër herë fituesi i “Topit të Artë” dhe Reali janë në bisedime të avancuara dhe marrëveshje mund të arrihet shumë shpejt.

Raportohet se me kontratën e re, Cristiano do të përfitojë 30 milionë euro në sezon.

Ronaldo është pjesë e Reali që nga viti 2009 duke u transferuar nga skuadra e Manchester United.

Në 397 ndeshje ai ka shënuar 409 gola, 12 gola më shumë se ndeshje.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...