Shameti: Ishte më e lehtë për mua, nuk krahasohet Çani me Ekubanin

19 Shtator 2017, 15:47Sport TEMA

Partizani-Kukësi është mbyllur në barazim pa gola dhe pa dyshim të dy ekipet vijnë me ndryshime rrënjësore në fazën sulmuese. Golashënuesit më të mirë të kampionatit të fundit janë larguar nga Shqipëria, ku bëjnë pjesë edhe Pejiçi e Emini të Kukësit dhe Kaleb Ekubani i Partizanit.

Sulmuesi italo-ganez i të kuqve ka qenë një makth për mbrojtësit e Superiores, pasi ishte shumë e vështirë që të kontrollohej. Këtë problem e ka pasur edhe qendërmbrojtësi i Kukësit, Ylli Shamti, i cili, ndonëse me vuajtje, e ka mbuluar mirë Ekubanin. Edhe në të shkuarën mbrojtësi gjirokastrit e ka shprehur se Ekubani është një nga sulmuesit më të fortë që ka pasur Superiorja, kështu që ka vuajtur shumë për ta kontrolluar.

Italo-ganezi është zëvendësuar nga Edgar Çani, por sulmuesi i Kombëtares nuk ka qenë problematik për mbrojtjen e Kukësit. Këtë gjë e shprehu shkurtimisht edhe mbrojtësi Shameti. Pyetjes së “Panorama Sport” se a e ka pasur më të vështirë për të kontrolluar Ekubanin apo Çanin, gjirokastriti me të qeshur u shpreh shkurtimisht pas ndeshjes së mbrëmshme:

“Çani nuk krahasohet me Ekubain, kështu që sot (dje) ka qenë më e lehtë për mua”. Ylli Shameti ka qenë një nga piketat e Moxhit për Partizanin e këtij sezoni, por në fund gjirokastriti vendoi të mos ndryshojë ambient, por të vijojë karrierën me kampionët e Kukësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje