Shqipëria me shumë mungesa ndaj Spanjës dhe Italisë

Shqipëria po përballet me shumë mungesa, në prag të dy përballjeve të radhës në fazën e grupeve të kualifikimeve për Botërorin “Rusi 2018”, ndaj Spanjës dhe Italisë.

Së fundmi është lënduar mesfushori që luan me Freiburgun, Amir Abrashi, që pritet të mungojë të paktën për katër javë.

Por, përveç tij së fundmi kanë pasur probleme edhe Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti me këtë të fundit që nuk është shumë në rrezik dhe pritet që të jetë në dispozicion të skuadrës për këtë dy sfida.

Bekim Balaj mungoi në dy ndeshjet e fundit, ndërsa Ansi Agolli u lëndua në përballjen me Maqedoninë.

Megjithatë, trajneri, Christian Panucci, përpos këtyre mungesave do të përballet edhe me mungesat e Mërgim Mavrajt, Burim Kukelit dhe Odise Roshit që mungojnë për shkak të denimeve.

Në anën tjetër, pritet rikthimi i mesfushorit të Baselit, Taulant Xhaka. Kështu të paktën bëri të ditur Panucci në konferencat e kaluara kur deklaroi se Xhaka ka shanse që të kthehet në kombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Top
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
X