VIDEO/ Aksioni i madh i RENEA-s dhe FNSH-së për kapjen e “të fortëve” të Elbasanit

19 Shtator 2017, 15:15Politika TEMA

Policia e Elbasanit ka publikuar videon e operacionit të mbrëmshëm ku u sekuestruan 3 makina superluksoze, pasi sqaroi incidentin me “të fortin” që lëvizte me “Audi”, i cili u përplas me makinën e policisë.

Në operacion duket se kanë ndërhyrë edhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Renea pasi situata doli nga kontrolli në Lagjen “Dyli Haxhire”, kur makina e efektivëve të policisë që po verifikonin dokumentacionin e një mjeti superluksoz me vlerë 100 mijë euro, u godit nga një “Audi”.

Kjo e fundit pasi rrezikoi jetën e punonjësve të policisë dhe goditi mjetin e Policisë me targa MB 002 AA, u fut në Tregun Ushqimor.

Autoritetet thonë se mjeti dyshohet të jetë i blinduar, ndërsa policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim drejtuesin e mjetiti tip “Audi” me targa AA 795 EP, shtetasi P.C që goditi mjetin e policisë me targa MB 002 AA dhe po punojnë intensivisht për kapjen e tij.

2 komente në “VIDEO/ Aksioni i madh i RENEA-s dhe FNSH-së për kapjen e “të fortëve” të Elbasanit”

  1. Paqesori says:

    Si thonin me pare…mos na hapni barkun dhe na mbushni mendjen se po beni sikur…
    Pashi zotin ! Po ku ju a mban juve aman …. Nuk e besoja qe Luli te ishte …

  2. arian says:

    makinat me lluksoze ne shqiperi i kane pushtetaret.
    Filloni me ta te paret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje