TRAGJEDIA/ Shtëpia ku u dogjën tre femijët, me ujë dhe e shkrumbosur

20 Shtator 2017, 19:47Kronika TEMA

Ditë e zezë për familjen Konçi. Gëzim Konçi është babai i tre vogëlushëve trinjakëqë u përvëluan ditën e sotme në qytetin e Durrësit, në fshatin Romanat.

Si të mos mjaftonte stuhia që ka përfshirë këtë qytet, Gëzim Konçi do të duhet të bëjë gati banesën me tre arkivole për të vegjlit e tij. E gjithë shtëpia është e shkrumbuar e kudo nëpër të gjen ujin e hedhur nga zjarrfikësit për shuarjen e zjarrit.

Bashkëfshatarë të Gëzim Konçit janë mbledhur në banesën e tij për ta ngushëlluar, ndërsa trupat e pajetë të trinjakëve ndodhen në morgun e qytetit të Durrësit.

Tri viktima vetëm tre vjeç ndërruan jetën nga një zjarr i madh që përfshiu banesën e tyre.

Ngjarja e rëndë dyshohet paraprakisht se është shkaktuar pasi vogëlushët kanë ndezur një shkrepëse brenda shtëpisë.

Përtej kësaj, në banesë ata ishin të vetëm, pasi nëna e tyre i kishte mbyllur vetëm brenda banesës dhe ishte larguar për të punuar.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje