Bilanci tragjik, shënohen 226 viktima nga tërmeti në Meksikë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Bilanci i viktimave në Meksikën e tronditur brenda pak javësh nga një tërmet i dytë i dhunshëm ka mbërritur në 226.

Me dhjetëra ndërtesa janë shembur në kryeqytetin Mexico City nga lëkundjet e magnitudës 7,1 të shkallës Rihter. Shkatërrimi i një shkolle, nga sa pohoi vetë presidenti Enrique Pena Nieto, i ka marrë jetën 20 fëmijëve, ndërsa 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

“Është një shkollë në jug të qytetit, një shkollë private, pjesa më e madhe e së cilës është rrënuar sërish. Për fat të keq, kanë humbur jetën fëmijë të vegjël që nga klasa e parë e shkollës fillore. 22 trupa janë gjetur deri tani atje, dy janë të rritur. Me dhjetëra fëmijë nuk gjenden ende. Ekipet e emergjencës janë angazhuar maksimalisht në përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Në atë zonë janë zhvendosur më shumë se 500 persona, ushtarë e marinsë”, tha Presidenti i vendit.

Punonjësit e shpëtimit kanë përdorur gjatë natës prozhektorët për të kërkuar në gërmadha. Tërmeti erdhi pikërisht në kohën kur shumë njerëz ishin duke marrë pjesë në një simulim situate nga luhatjet e tokës pikërisht në 32-vjetorin e tërmetit që vrau me mijëra vetë në Mexico City.

Fatkeqësi të tilla natyrore nuk janë të pazakonta për Meksikën, që më herët gjatë këtij muaji u godit nga tërmet i magnitudës 8,1 që shkaktoi megjithatë më pak të vdekur sesa ky i fundit (90 vetë). Epiqendra këtë radhë ka qenë në afërsi të Atencingo, në shtetin e Pueblas, rreth 120 km nga kryeqyteti dhe në 51 km thellësi. Në rrethinat e Mexico City jetojnë rreth 20 milionë banorë. Ka raporte ende të pakonfirmuara se në jug të tij, në Kuernavaka, ka banorë të mbetur nën rrënoja.

Presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi në Twitter: “Zoti i bekoftë qytetarët në Mexico City. Jemi me ju dhe do të jemi aty për ju”.

Tërmetet që kalojnë mbi 7 shkallë vlerësohen si mjaft të rënda dhe me fuqi të madhe shkatërruese.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *