Denoncohet si e zhdukur, adoleshentja nga Kukësi gjendet e varur me litar. Ja dyshimet e para

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një 17-vjeçare e cila u denoncua e zhdukur nga babai i saj është gjetur e varur me litar. Ngjarja ka ndodhur në Kukës, ku vajza u gjet e pajetë gjatë kontrollit në territorin e fshatit Pisë.

Policia thotë se “adoleshentja me iniciale A.H ka qenë shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 02.09.2017,  është paraqitur në Komisariatin e Policisë Kukës, babai, shtetasi B.H, ku ka denoncuar largimin e saj nga banesa.”

Nga ekspertiza mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, si dhe dyshohet të jetë vetvarur.

Ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet për  veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *