Deputetët demokratë shkojnë në Shkozë, Paloka: Kështu është kur i besoni Edi Ramës

Disa deputetë të Partisë Demokratike kanë shkuar pranë banorëve të Shkozës në ditën e dytë të aksionit  për prishjen e banesave në sajë të projektit për rehabilitimin e lumit të Lanës.

I pranishëm ishte edhe nën kryetari i Parlamentit Edi Palka i cili i tha banorëve se kështu është kur i besoni Edi Ramës.

Ai i ka kërkuar kryeministrit të mos sillet si armik me qytetarët por të bëhet njerëzor.

 “Këtu sikur jemi në ndonjë vend që është në mesin e një lufte. Lufta është mes kësaj qeveri dhe banorëve jo vetëm të Shkozës, por të gjitha atyre që e besuan Edi Ramën dhe i dhanë votën. Kështu është kur i beson Edi Ramës.

Jemi këtu për të sensibilizuar opinionin dhe për t’i bërë thirrje Edi Ramës mos u sill si armik me qytetarët e tu, bëhu njerëzor!

Shiko çfarë po bën. Janë qindra familje që po nxjerr me fëmijët jashtë. Nuk janë të ngujuar sepse ashtu ua ka qejfi por se iu premtua gjatë fushatës elektorale nga njerëzit e qeverisë se shtëpitë e tyre do legalizohen dhe kompensohen por sa erdhën në pushtet kjo është përgjigjja e Edi Ramës. Shteti nuk është aty për t’i marrë shpirtin të pamundurve por për t’i ndihmuar”, deklaroi Paloka.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Deputetët demokratë shkojnë në Shkozë, Paloka: Kështu është kur i besoni Edi Ramës”

  1. xxx says:

    Kur gjeni mirë bëni. Talleni menderen sa të mundni si të djathtë dhe të mëngjër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *