Elseid Hysaj mund te luajë te Real Madrid apo PSG

20 Shtator 2017, 15:53Sport TEMA

Mund të luajë për skuadra të mëdh të formatit Juventus, Real Madrid apo PSG.

Bëhet fjalë për Elseid Hysajn.

Të paktën kështu mendon menaxheri i mbrojtësit shqiptar, Mario Xhufredi për frekuncat e “TMW Radio”, radios së portalit të njohur sportiv italian.

“Ai (Hysaj) është një kampion dhe mund të gjentë një hapësirë të rëndësishme edhe te Juventusi, Reali i Madridit dhe PSG, jo vetëm te Napoli. Ai është i destinuar të bëjë një karrierë kampioni.

Ai ka vendosur të qëndrojë te Napoli, pasi ka nisur një projekt me (trainerin) Sarri dhe të gjithë bashkë besojnë se ky mund të jetë viti i titullit.

Hysaj ka dashur të çojë përpara një punë të filluar, pastaj do të shohim se çfarë do të bëjnë në muajin qershor”, – tha agjenti i FIFA-s, Xhufredi.

1 komente në “Elseid Hysaj mund te luajë te Real Madrid apo PSG”

  1. enter"" says:

    Ok llafet, por ky si lojtar krahu eshte teper teper teper I avashte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje