Fati i autostradës Tiranë-Elbasan: Kompania e kontraktuar përplaset me Tatimet, përfundon në gjykatë

Telashet për autostradën Tiranë-Elbasan nuk kanë të sosur. Përveçse rruga ka vite që është në ndërtim dhe është shkelur çdo afat i mundshëm për përfundimin, ka pasur vonesa në pagesa për nënkontraktorët, rrëshqitje dheu dhe rritje të kostos përfundimtare, tashmë duket se kompania që ka kontratën Copri-AKTOR ka përfunduar në një përplasje me Tatimet.

Copri-Aktor kërkon që Drejtoria Rajonale Tatimore e Tatimpaguesve të Mëdhenj të rishikojë vlerësimet e saj të bëra për detyrimet në vitet 2013 dhe 2014 gjatë një raporti të mbyllur në tetor të vitit 2015 dhe vendimit të dhënë nga Apelimi Tatimor në janar 2016.

Në detajet e çështjes së regjistruar në datë 6 shtator 2017 , në Gjykatën Administrative të Apelit kompania kërkon shfuqizim e detyrimeve të konstatuara sipas njoftimit të vlerësimit tatimor.

Në këtë vlerësim COPRI dhe AKTOR i kërkohet që të ulin humbjen me të paktën 2.6 miliardë lekë për dy vite si dhe të rishikojnë pjesën e tepricës kreditore me disa qindra milionë lekë. Nga ana tjetër tatimet kërkojnë edhe pagesën e tatimfitimit si dhe arkëtimin e gjobave.

Detajet e çështjes

Copri-AKTOR kërkojnë :

Shfuqizimi i akteve administrative: Njoftim Vlerësimi Tatimor nr.Prot. 5002/13 date 17 shtator 2015, dhe Njoftim Vlerësimi Tatimor nr.Prot 12979, date 14 tetor 2015, si dhe i Raport Kontrollit Përfundimtar nr.5002/14 Prot , date 17 shtator 2015, në bazë të të cilit janë lëshuar Njoftim Vlerësimet e sipërpërmendura, nga Drejtoria Rajonale Tatimore e Tatimpaguesve te Mëdhenj.

2.Shfuqizimin e pjesshëm te Vendimit nr.Prot. 32421/4, date 20.01.2016, të Drejtorisë së Apelimit Tatimor për pjesën e detyrimeve tatimore të lëna në fuqi, përkatesisht:

a) Detyrimet e lena në fuqi në Njoftim Vlerësimin nr.5002/13 Prot. datë17.09.2015, sipas tabelës së mëposhtme. TATIMI Periudha Detyrim Gjobe

1. TVSH(ulje teprice kreditore) 2013/12 308.114.944 153.976.668

2. Tatimi mbi fitimin 2013 23.552.773 5.158.057

3. Tatimi mbi fitimin(ulje humbje) 2013 1.303.609.212

4. TVSH(ulje teprice kreditore) 2014/12 270.445.722 134.483.430

5. Tatimi mbi fitimin(ulje humbje) 2014 1.339.071.501

6. TVSH 2015/05 9.021.709 9.021.709

7. Tatimi mbi fitimin 2015/05 6.766.361

b)Detyrimet e lëna nëfuqi nëNjoftim Vlerësimin nr.12979 Prot., date 14.10.2015, për kamatëvonesat në lidhje me tatimin mbi fitimin e vitit 2013 në Shumën 2.704.702 lekë

Situata nga bllokimi i llogarive tek bilanci 2016

Vetëm gjatë vitit 2017 kompanisë i janë bllokuar të paktën 6 herë llogaritë nga ana e përmbaruesve për shkak të detyrimeve ndaj palëve të treta. Kjo është një situatë që përsëritet rëndom qysh nga viti 2015 për shkak të detyrimeve tëakumuluara.

Për vitin 2016 të ardhurat e kompanisë rezultojnë 1.6 miliardë lekë,  me një rritje me rreth 25% krahasuar me një vit më parë. Por nga ana tjetër shpenzimet e saj janë 1.8 miliardë lekë duke rezultuar me një humbje neto prej më shumë se 200 milionë lekë.

COPRI- AKTOR u krijua si një shoqëri e thjeshtë në vitin 2012 nga bashkimi i të dyja kompanie. Ajo po ndërton Lotin e parë të autostradës Tiranë-Elbasan si dhe Lotin 3 ndërkohë që Loti 2 që është tuneli i Kërrabës u ndërtua vetëm nga AKTOR.

Kostoja fillestare e rrugës pas prokurimit u lakua se ishte 293 milionë dollar përfshirë edhe 10 për qind të fondit të kontigjncës, por kjo kosto tashmë është rritur për shkak të disa incidenteve siç ishte rrëshqitja e dherave në Ibë. Në tetor të 2016-ës Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në qeverinë Rama 1 deklaroi se kostot shtesë për përfundimin e ndërtimit të autostradës Tiranë-Elbasan ishin 30 milionë dollar.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Fati i autostradës Tiranë-Elbasan: Kompania e kontraktuar përplaset me Tatimet, përfundon në gjykatë”

  1. Alda says:

    Çdo gje duhet ti lihet drejtesise ajo do te jap dhe zgjidhjen me transparente mbi problemin, nese ka detyrime atehere duhet ti kryeje kjo qeveri e ka treguar qe po nuk plotesove faturen apo po nuk more kuponin penalizohesh, keshtu dhe puna e ketyre edhe keta sjane me te mire

  2. Selma says:

    Kryerja korekte e permbushjes se detyrimeve eshte kriteri i bazes per cdo kompani.Qeveria ka thene qe duhet te jesh ne rregull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *