Lehtësimi i lëvizjes për nxënësit dhe studentët, Policia bashkiake kontrolle për respektimin e masave

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Me nisjen e vitit të ri shkollor në muajin shtator, është rikthyer rregulli i qarkullimit për automjetet që bëjnë furnizimin e njësive tregtare në kryeqytet, duke i dhënë përparësi lëvizshmërisë së nxënësve.

Çdo mëngjes Policia Bashkiake po kryen kontrolle për zbatim të urdhëresës së Kryetarit të Bashkisë në lidhje me ndalimin e qarkullimit në unazë të mesme të mjeteve të transportit në orarin 07-09:00, orar që përkon me fillimin e orarit të mësimit në shkolla.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi pak ditë më parë se këto masa synojnë lehtësimin e lëvizjes për nxënësit në mënyrë që të mos kenë probleme me ndjekjen e mësimit.

“I ftoj të gjithë qytetarët që të respektojnë oraret e reja të qarkullimit, duke filluar nga dita e hënë.
Deri në orën 9.00, kur të gjithë fëmijët shkojnë në shkollë, nuk do të lejojmë furgonët që shpërndajnë ushqime apo që shpërndajnë mall nëpër qytet.
Të sigurohemi që asnjë fëmijë nuk humbet orën e parë prej trafikut që shkaktohet në ditët e para të shkollës, derisa të stabilizohet e trafiku në Tiranë”, është shprehur Veliaj.

Gjithashtu, për të rritur sigurinë e nxënësve, Bashkia e Tiranës ka marrë masa që përpara çdo shkolle, në të gjitha njësitë administrative, të jenë grupe vullnetarësh të cilët ndihmojnë dhe ndërgjegjësojnë të vegjlit dhe qytetarët për të kaluar në vijat e bardha.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *