Lewandowski nis planin për transferimin te Reali

20 Shtator 2017, 17:25Sport TEMA

Në media vazhdon të qarkullojë lajmi se Robert Leëandoëski do të transferohet te Real Madrid.

Sulmuesi polak sipas “Bild” ka nisur kursin për të mësuar gjuhën spanjolle që të jetë gati kur të mbërrijë në “Santiago Bernabeu”.

Ylli i bavarezëve ishte i pakënaqur me drejtuesit e klubit pasi nuk po transferonin lojtarë të mëdhenjë që mund të ndihmonin skuadrën për të fituar Ligën e Kampionëve.

Për këtë ai ka shprehur pakënaqësi dhe kritika për Bayern.

Nuk dihet ende cili është plani i qartë i 30-vjeçarit por një gjë është e sigurtë që mësimi i spanjishtes vjen për shkak të dëshirës së tij për të ndërruar kampionat.

Mbetet të presim nëse numri një i sulmit bavarez do të mbyllë sezonin në “Allianz Arena” apo do të shkojë në janar në “Santiago Bernabeu”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje