Prishja e objekteve pa lejë në spitale, “shpërthen” LSI: Nuk ishte pjesë e programit, ministria është drejtori komunale

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili shprehet kritik ndaj nismës së qeverisë për prishjen e të gjithë objekteve pa leje brenda spitaleve në vend.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së shprehet se kjo nismë nuk ishte pjesë e programit për qeverisjen, duke e konsideruar atë si mediokritet antimjekësor.

Më tej ai ka hequr një paralele edhe me një institucion tjetër duke e konsideruar Ministrinë e Shëndetësisë si një drejtori komunale.

Postimi i plotë i Vasilit

Ministria e Shëndetësisë ose drejtoria komunale.

Ministrja e Shëndetësisë tha se filloi të prishë ndërtimet pa leje nëpër spitale. Pra, e filloi nga këtu ndonëse ky nuk ishte në asnjë pikë të programit të qeverisë për shëndetësinë.

Në 2013-n, Kryeministri, me bujurdi të madhe, si edhe ministri i Shëndetësisë, mbytën televizionet dhe shqyen fytin duke thënë se i spastruan spitalet nga ndërtimet pa leje.

Kush është fajtori që qenkan ndërtuar prapë gjatë 2013-2017, apo u desantuan nga diku larg? Apo kryeministri iku për turizëm dhe nuk di gjë as për këtë?

Ndërtimet pa leje, i njëjti refren qesharak për shëndetësinë në çdo fillim mandati.

Ështe i qartë që s’ka asnjë vizion për shëndetësinë, s’ka strategji, ka vetëm

mediokritet antimjeksor dhe thellim të qorrsokakut ku ajo ka hyrë. Ky është shndërrimi i Ministrisë së Shëndetësisë në një drejtori komunale.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Prishja e objekteve pa lejë në spitale, “shpërthen” LSI: Nuk ishte pjesë e programit, ministria është drejtori komunale”

  1. Populli says:

    Ik ore bajgë.Pi ça të bëjnë o i pa fytyrë ti lënë spitalet si tregu i gabit?Pthuuuuuuu

  2. Vlash Gjeci says:

    E kam ditur burre me mend e llogjik P Vasilin.Shum e paska deformuar politika e interesi !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *