Rinovon Benzema, me Realin deri në vitin 2021

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Karim Benzema do të jetë pjesë e Realit të Madridit të paktën deri në vitin 2021. E ndërsa mediat angleze edhe gjatë paradites së kësaj të hënë këmbëngulnin për një transferim të mundshëm të sulmuesit francez tek Arsenali, nga Spanja, më konkretisht nga vete klubi spanjoll, vjen konfirmimi zyrtar i arritjes së marrëveshjes mes palëve për zgjatjen e bashkëpunimit edhe për dy vite të tjera.

Në orën 14:00 të kësaj të enjteje, 29-vjecari do të dalë në një konferencë për shtyp, e organizuar posacërisht për rinovimin e kontratës me Los Blancos, me aktualen që përfundon në verë të 2019-ës.

Benzema, i cili është pjesë e Realit të Madridit që nga viti 2009, pritet të përfitojë rritje të ndjeshme të pagës, teksa aktualisht merr 7.5 milionë euro në sezon. Sa i përket klauzolës së largimitm, ajo do të mbetet e pandryshuar, pra 1 miliardë Euro.

Gjithashtu do t’i jepet mundësia që të mbyllë karrierën me gjigantët spanjollë, me të cilët ka mundur të fitojë 2 tituj të La Ligas, tre Champions League, 2 Kupa dhe Superkupa të Spanjës, 3 Superkupa të Europës dhe 2 Botërorë Klubesh.

Vetëm pak ditë më parë firmosën për rinovimin e kontratës Marcelo, Isco dhe Carvajal, ndërsa së shpejti pritet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes së re me trajnerin Zidane.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *