Tërheqja e Ramës, fituesit dhe humbësit e vërtetë

20 Shtator 2017, 19:15Politika TEMA

Nga Ardit Rada

Partia Socialiste ka tërhequr nga kalendari i punës së Kuvendit dy projektligjet që priteshin të ngjallnin debat. Në fakt, kreu i Grupit Parlamentar teksa njoftonte tërheqjen, bëri të ditur se “Dekoratat” dhe “Mbetjet” do të kalonin mëparë në një diskutim me qytetarët. Sigurisht që ky hap “prapa kthehu” i kursen vendit një sjellje arrogante të qeverisë nga popullit, por edhe protesta e reagime të ndryshme.

Debati për heqjen e dekoratave të ish-zyrtarëve komunistë u sulmua fillimisht nga opozita përmes një manipulimi të datave e fakteve. Për ta sfumuar vullnetin anti-Enverist të qeverisë Rama, PD solli në shtator shembjen e kullës së Prek Calit që kishte ndodhur në gusht. E gjithë kjo për të krijuar përshtypjen se heqja e medaljeve për komunistët e dekoruar nuk ka vlerë për aq kohë sa qeveria po zhduk me rrënjë trashëgiminë fizike të heronjve anti-komunistë.

E njëjta gje do të ndodhte edhe me temën e importit të mbetjeve, ku me gjasë Partia Demokratike do të gjente një ngjarje si kundërpeshë. Qoftë edhe nga e kaluara e largët. Por çfarë po ndodh realisht teksa mazhoranca tërhiqet nga projektligje që vetë i harton, vetë i propozon dhe po vetë mund t’i miratojë?

Duket se Partia Socialiste po teston në opinionin publik nismat e saj së pari duke i propozuar. E gjitha kjo për ta shmangur arrogancën që rrezikon ta përfshijë përmes shumicës parlamentare që ka sot.

Dhe fatkeqësisht, Shqipëria ka njohur shumë mazhoranca arrogante. Nga ajo që dhunonte të verbërit gjatë një proteste te dera e Kryeministrisë dhe nuk pranonte të ndryshonte një nen në ligj.

Një qeveri që tërhiqet nga nisma mbase edhe të gabuara dhe që kanë sensibilitet të lartë publik, për hir të së vërtetës duhet përgëzuar. Së pari sepse jep një shembull krejt të kundërt nga shumicat e mëparshme që kanë drejtuar vendin. Dhe së dyti, sepse tregon përgjegjshmëri dhe seriozitet teksa kërkon përfshirjen e qytetarëve në debat.

E vetmja që shqetësohet nga tërheqja e “Dekoratave” dhe e “Mbetjeve” është opozita. Sepse për projektligjin e parë priste të fërkonte duart teksa elektorati tradicional i PS, veteranët dhe pasardhësit e tyre, i kundërviheshin Ramës. Sa për mbetjet, nuk do të ketë protestë qytetare ku të dërgojë deputetët e saj si solidarë, apo kauzë për ta “vjedhur” e për ta trumpetuar në ekrane si gjetje sezonale.

7 komente në “Tërheqja e Ramës, fituesit dhe humbësit e vërtetë”

  1. Vetingu alla shqiptarce says:

    dekoratat jane shume te rendesishme..sa per plehrat ne dime me mire se Italia apo Franca..Rrofte PARTIA DHE XHAXHI Edi.

  2. Flamur says:

    Ti për vete qënke gazetar plehrë, bën një lëmsh hamëndësish e nuk thua asgjë në fund.

    1. Pisha says:

      Hahaha cfare do ti te thote? Skemen e pensioneve? ? Eshte gazetar i PS pra. Ta ka thene: Bravo Edi Rama qe u terhoq!

  3. Sidorela K says:

    I madh si gjithmone Rada! Shaji punen por jepi hakun qeverise. Keq me degju popullin, keq me i marr vete vendimet pa pyt njeri

  4. Ylli says:

    Elektorati veterano-komunisto-socialist do i kundervihej Rames????Eshte nate e kam frike se zgjoj gjitonet nga te qeshurat.Zoti gazetar ,ky lloj elektorati voton njeriun d.m.th. Edi Ramen i cili ka kerkuar daljen jashte ligji te Partise se tyre ,ka pshurrur LANC ,ka tallur trapin me deshmoret ,ka neveritur veteranet ,me pak fjale ka qene njeriu me qendrimet me ekstreme antikomuniste ne Shqiperi.
    Kjo mase njerezish e perbere nga ish ushtarak ,ish polica ,ish sigurimsa ,ish fuksa ,ish kaleca ,ish 80 lekesha ,ish komunista ,enverista e veterane ,te formuar e te edukuar me vesin me te felliqur te njeriut qe eshte urrejtja ,nuk munden dot kurre te votojne ndryshe.Keta nuk kane menduar kurre individualisht.Per keta ka menduar gjithmone Partia.Nuk ka rendesi kush eshte ne krye te PS (PPSH) .Edhe Sali Berisha te jete ne krye te PS ,kjo tufe njerezish do votoje PS.Keta enverista qesharak dhe hipokrite qe mbrojne Enverin por nuk japin 1 vote te vetme per Nexhmije Hoxhen ,votonin Fatos Nanon i cili ishte i pari politikan qe perdori zhargonin e rruges per te tallur Enverin ,me fjalen DULLA.
    Nga Fatosi te Edi ,keta dykembesha pa mendim ,kane ngrene talljet e shekullit ,por por ne votime ne 6 te mengjesit.I vetmi ndryshim po i hoqen dekoratat eshte qe do shkojne ne 6 e 5 minuta.

  5. Lola says:

    Kam një propozim: Të dekorojmë dhe t’i bëjmë heronj, Prek Calin, Xhafer Devën, batalionin SS (shqiptar) “Scanderbeg” dhe gjithë kuislingët që më 13 Prill 1939, e shpallën Shqipërinë pjesë të Perandorisë Fashiste të Musolinit dhe vrapuan menjëherë t’i shpallin luftë Greqisë, për të bërë Shqipërinë e Madhe…(?!) Ndërsa sot qahemi pse Greqia nuk po heq ligjin e Luftës të cilin ne vetë ja imponuam, duke e sulmuar në territorin e saj…!!! Është fakt, se sado të qahemi dhe të bërtasim për “të zezat që na kanë sjellë grekët”, për “synimet e tyre territoriale ndaj Shqipërisë”, Greqia asnjëherë nuk e ka sulmuar Shqipërinë me synime pushtimi, e kundërta jemi ne që e kemi sulmuar nën flamurin fashist të Musolinit… Për sa i përket çamëve, sot në Greqi “rojnë e mbretërojnë” me mijëra çamë që gjatë luftës kanë ndenjur në punët e tyre, nuk janë përzier në krime dhe nuk i ka prekur njeri as një fije floku… Përkundrazi kriminelët kolaboracionistë çamë që u bashkuan me fashistët italianë e nazistët gjermanë dhe bënë krime në fshatrat greke, morën përgjigjen e merituar dhe ikën vetë me bisht në shalë, bashkë me padronët e tyre…! Kjo është e vërteta historike që nuk mund të parashkruhet sepse ka dokumenta, pavarësisht “nga dëshira e mirë” e zotit Xhufi, Idrizi etj.etj. të cilët dhe vetë popullsia çame në Shqipëri e ka kuptuar “përrallën” e tyre dhe nuk i pranon…! (zgjedhjet e fundit). Për sa kohë që nuk do të pranojmë historinë tonë reale, me të mirat dhe të këqiat e saj, por do “ta shesim në pazar”, për interesa politike e meskine, nuk kemi për të zënë vënd midis kombeve të kulturuar dhe përparimtarë…! Kaq për sot…dhe tani le të fillojë kori i bretkocave injorante analfabete me i-phone e tablets, që mendojnë se me gjysma rrokjesh (si arabisht), me sharje e fjalor banal, shkruhet historia (e lavdishme)…

  6. shaqo says:

    Ylli ka pese cepa ne gjithe boten, ti ke gjashte, s’je yll, por kermill.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje