“Vetëm premtime, Kosova larg liberalizimit!”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Procesi i liberalizimit të vizave me BE-në mund t’i marrë kohë Kosovës, pavarësisht premtimeve të kryeministrit Haradinaj se me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytetarët e vendit do të udhëtojnë pa viza në gjithë Evropën.

Miratimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit janë barrë e rëndë edhe për ekzekutivin e ri, transmeton zeri.info.

“Me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Gjermani, Zvicër, Austri dhe në krejt Evropën”.

Ky ishte premtimi më i spikatur i kryeministrit Ramush Haradinajt gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet e 11 qershorit. E ndonëse ka kaluar vetëm një javë prejse Haradinaj ka marrë zyrtarisht detyrën e të parit të ekzekutivit, liberalizimi i vizave nuk pritet të ndodhë brenda kësaj kohe.

Kështu konsiderojnë njohësit e integrimeve evropiane, të cilët madje thonë se edhe po që se Marrëveshja e Demarkacionit ratifikohet, procesi për heqjen e vizave nuk do të përfundojë assesi brenda tre muajve, transmeton zeri.info.

Ndërkohë, çështja e demarkacionit me Malin e Zi ende nuk është zgjidhur. Përkundrazi, ndonëse ratifikimi i kësaj Marrëveshjeje është kusht thelbësor për heqjen e vizave, qeveria “Haradinaj” tashmë ka shkarkuar Komisionin për Demarkacion (të drejtuar nga Murat Meha) dhe ka emëruar Shpejtim Bulliqin në krye të Komisionit të ri./Zeri./

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *