Ju tregoj ëndrrën dhe hallin e Bashës, si dhe të vërtetën e grupit të PD...!

21 Shtator 2017, 13:15Politika TEMA

Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi ka sulmuar serish sot kryetarin e PD-se, Lulzim Basha dhe ka zbuluar një të vërtete qe lidhet me grupin parlamentar te opozites.

Me ane te nje postimi ne faqen e tij ne rrjetin social Facebook, Patozi akuzon Bashen se genjen kur flet per betejen per reformen zgjedhore.

Sipas tij, “Tani për tani, ai ka vetëm një hall, të largojë vëmendjen nga situata dramatike, që po kalon Partia Demokratike për shkak të tij”.

Postimi i plotë i Astrit Patozit:

“JU TREGOJ “ËNDRRËN” E LULIT

Mos kujtoni se Luli e di çfarë po kërkon, kur thotë se ka nisur betejën për reformën zgjedhore.

Ata që gënjehen nga ky aksion i “vrullshëm” politik i fillimshtatorit, ose janë naivë, ose nuk e kanë njohur kurrë “fitimtarin” e 22 korrikut.

Tani për tani, ai ka vetëm një hall, të largojë vëmendjen nga situata dramatike, që po kalon Partia Demokratike për shkak të tij. E thënë me dy fjalë, po bën sikur po punon.

Ndaj mos prisni të nxirrni ndonjë qëndrim apo të mësoni ndonjë projekt të tij për reformën zgjedhore, sepse ai nuk ekziston.

I vetmi lajm dje ishte që konsultimi i kryetarit të PD me aleatët e zyrtarizon faktin që grupi parlamentar i opozitës kryesore tashmë numuron 4 anëtarë më pak.

Sepse Mediu, Shehi, Ndoka dhe Dule tashmë janë edhe formalisht partnerët e Lulzim Bashës dhe, jo më deputetë të listës së tij.

Por, natyrisht, koha do të rrjedhë dhe dikur ai duhet të shprehet, nëse ka një ide se si e shikon të ardhmen e sistemit politik në Shqipëri. Por ëndrra e tij nuk është e vështirë për t’u lexuar.

Nëse një ditë do të pyetet apo do të ketë ndonjë gjë në dorë për të vendosur për Kodin e ri Zgjedhor, Lulzim Basha do të ishte i gatshëm të votonte gjithçka që do ta theksonte edhe më shumë bipolaritetin në politikën shqiptare. Pra, një reformë që mundësisht t’i shuante fare edhe ato pak parti të vogla, që kanë mundur të mbijetojnë.

Sepse Luli nuk dëshiron gjë tjetër në këtè botë, veçse që zgjedhjet në Shqipëri të jenë një garë me vetëm dy konkurrentë dhe që ai të dalë gjithmonë i dyti”, shkruan Patozi.

6 komente në “Ju tregoj ëndrrën dhe hallin e Bashës, si dhe të vërtetën e grupit të PD…!”

  1. Qytetari says:

    Shume e drejte por teper re vonuar.
    Tani dhe yjet rrine e veshtrojne.

  2. Jimi says:

    Tapoz! Tjeter gje eshte halli i Lules dhe tjeter gje eshte bipolarizmi politike! Te kunderta sipas ligjit universal dy jane, nuk jane tre e kater!

  3. lili says:

    o Astrit, kuptoje se pikerisht kete do Luli e ai mbi Luli, sa te rrin mire, nuk do kete ndeshkime per ta, e sa te shkaterrojne opoziten pozita e tyre si te paprekshme eshte e garantuar nga Rama.. Nje parti jane ,bash ashtu siç e tha Rama.
    Tash doni a nuk doni te sakrifikoni per bythen e Lulit eshte pyetja per ju!

  4. Diversanti says:

    Ik o patoz se je vetë i zhytur deri në gryke

  5. mirel says:

    Nje qelbesire flet per nje qelbesire tjeter

  6. Peço says:

    Patoz! Je thjesht një llafazan. Ja, faktet i ke, pse nuk e çonë çështjen në gjykatë? Nuk po themi të dënohet njeri, sepse një gjë e tillë nuk bënë vaki kurrë tek ne, por të paktën të deklarohet me vendim gjyqsor i pavlefshëm procesi dhe të përsëriten zgjedhjet. Berisha, ndonse nuk e zuri në gojë, sepse nuk i takon atij ta bëjë, për atë që ka dy pare mënd në kokë, la të kuptohet se ndaj një veprimi të tillë askush nuk mund të jetë kundër. Por edhe nëse nuk është aspak kështu, kush mund tju ndaloj të thoni se ne kështu e kuptuam deklarimin e Berishës? Ndaj lërini llafet dhe nëse jeni realisht të interesuar, çojeni çështjen atje ku duhet çuar, duke vepruar në këtë rast të paktën një herë siç veprohet në botën e qytetëruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje