E shkuara komuniste, dalin faktet: 120 mijë persona kanë qenë bashkëpunëtorë të Ish-Sigurimit të Shtetit

21 Shtator 2017, 10:26Politika TEMA

E shkuara komuniste, shkëputja prej saj dhe ligji për dosjet kanë qenë në fokus të takimit të kësaj të mërkure në emisionin “Top Story”.

Nën moderimin e gazetarit Sokol Balla ka qenë një panel i përbërë nga profesor Mark Marku, historiani Paskal Milo, drejtoresha e Autoritetit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit Gentiana Sula dhe historiania Enriketa Papa.

Sokol Balla: Marku, përse sa hapet tema për të shkuarën komuniste ka kaq shumë debat?

Mark Marku: Sepse nuk jemi ndarë ende nga e shkuara. Edhe sikur të duam të shkëputemi prej saj, ajo na vjen pas. Në momentin që ndodhi ndryshimi i sisitemit, një pjesë e mirë e elitës së tij u transferua në sistemin demokratik. Kjo është e natyrshme për faktin se nuk kishte elita të reja dhe në këto kushte është krijuar një përzierje me individë që ia hedhin fajin së shkuarës, njëri-tjetrit, etj. Gjithashtu nuk ka pasur një proces serioz për dekomunizimin e Shqipërisë, siç ka ndodhur për shembull në Gjermani. Më tepër bëhet politikë me këtë çështje.

Sokol Balla: Më paradoksale është se pas 2013-s u duk se ata që duhet të ishin të lidhur me këtë të kaluar, të majtët, morën hapa konkretë për ta bërë këtë, hapjen e dosjeve. Dhe ata që i kritikojnë më shumë këto përpjekje janë e djathta, që pretendon se është anti-komuniste

Paskal Milo: Për mendimin tim, gabimi i kësaj qeverie ishte se e nisi mandatin e dytë me këto ligje dhe jo me problematikat e saj. Kjo lidhet me kryeministrin Rama, që për nga natyra dhe karakteri nuk vuan nga komplekset. Është një tip i veçantë që përpiqet të shohë përpara. Është më pragmatist se sa një njeri që kapet pas ideologjisë. Mendoj se kjo situatë u përsërit këto ditë, por më shumë do ta quaja një refleksion të çastit për shkak të 2-3 ngjarjeve spontane që ndodhën ditët e fundit. I referohem kullës së Prek Calit dhe përvjetorit të Konferencës së Pezës, ku gjithmonë shfaqen avaze dhe lind debati. Për mendimin tim, qeveria bëri një gabim taktik, që sapo nis investiturën e dytë qeverisëse prezanton në kuvend 2 projektligje që kanë shkaktuar debat në opinion. Ajo duhet ta fillonte me problematikën e mandatit të dytë të saj dhe pastaj të kalonte…

Sokol Balla: A është i nevojshëm pr/ligji?

Paskal Milo: Është e nevojshme që të mbyllet kjo histori 27-vjeçare, të mbajmë qëndrime për të shkuarën dhe t’u japim fund praktikave denigruese që prekin njerëz e familje dhe nuk lejojnë avancimin e këtij vendi. Ne vetë jemi përgjegjës për ta mbajtur vendin të lidhur me zinxhirët e së shkuarës. Ndaj le të bëhet një ligj, të miratohet dhe kështu mund të bëjmë një hap të madh përpara për t’u shkëputur nga e shkuara.

Sokol Balla: Zonja Sula, përse u tërhoq qeveria nga kjo nismë?

Gentiana Sula: Përballja me të shkuarën ka disa dimensione. Ka të bëjë me kompensimin e viktimave, heqjen e dekoratave, etj. Por ligji është tejkaluar si draft që kur është ngritur institucioni jonë dhe do të merren masat e tjera që ta kalojmë në Parlament. Por duhet një verifikim.

Sokol Balla: Do kishte sens që ligji të shkohet drejt verifikimit?

Gentiana Sula: Edhe gjatë diktaturës shoqëria e ka pasur të pamundur të shihte të vërtetën. Edhe sot arkiva mbahet larg publikut. Si mund ta ndërtojmë kështu të vërtetën? Por është e drejta për të njohur të vërtetën. Pa një njohje të thellë gjërat do të jenë sipërfaqësore. Mendoj se ka vend që ne të hyjmë si institucion dhe të bëjmë verifikime.

Sokol Balla: A ka mungesë sinqeriteti këtu?

Enriketa Papa: Nuk e di. Problemi nuk është tek dekoratat, por tek dekomunistizimi i vendit. Ne kemi një ligj për dënimin e genocidit, pasi komunizmi ka qenë genocid, kemi edhe një rezolutë në Parlament dhe nga ana tjetër ka një ringjallje të idesë së Enver Hoxhës dhe dekoratave të tij. Unë e shoh me aspektin e fasadave, pasi kur thuhet se do trajtohet çështja njerëzit reagojnë dhe në këtë moment ka një tërheqje. Problem tjetër është mungesa e ligjit të lustracionit. U bë në 2008-n dhe u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese në 2012.

Sokol Balla: Një nga akuzat ishte se ishte formuluar në mënyrë të tillë që të rrëzohej

Enriketa Papa: Po, por si mund të kryhet dekomunistizimi kur në krye të Kuvendit apo institucioneve të tjera janë ish-funksionarë të diktaturës? Tërheqja nga pr/ligji nuk ishte serioze, duhet të kishte debat në Kuvend. Në këto kushte çfarë duhet të bëjmë?

Sokol Balla: Të rishikojmë Kushtetutën

Gentiana Sula: Pavarësisht kësaj, ne po punojmë me dosjet e ish-Sigurimit dhe ka një numër të madh zyrtarësh e ish-zyrtarësh. Dhe në këtë aspekt, institucioni ynë është një hap i mirë për ata që duhet të shkëputen komplet nga e kaluara. Nuk ka një masë të vetme që bën shkëputjen nga e kaluara, janë disa.

Sokol Balla: Marku, çfarë mendimi keni?

Mark Marku: Mendoj se dalja e ligjit ka pasur qëllime politike, nuk ka pasur qëllime serioze për ta çuar në fund. Mazhoranca shumicën e kishte dhe mund ta bënte. Për më tepër, ngaqë këtu politizohen gjërat është krijuar ideja se koha e komunizmit lidhet me të djathtë dhe koha e Zogut me të majtën. Ai është një fenomen shoqëror. Diktatura përbën një krim shoqëror dhe ashtu sikurse për një krim vjen koha që të zbulohet, në rastin e komunizmit duhet të ishte ndërtuar procesi, gjë që këtu nuk ka ndodhur. Heqja e dekoratave është vetëm çështje politike. Gjithashtu, institucioni i drejtuar nga zonja Sula nuk ka staf për të kontrolluar të gjitha dosjet. Kur fola me një specialist në Gjermani, ai më tha ‘kemi kontrolluar 12 km dosje, kemi edhe 8 km të tjera’. Institucioni ynë nuk ka kapacitete.

Sokol Balla: Jo më larg se sot pamë zotin Basha që ka marrë një iniciativë më vete, për të bërë një ligj tjetër. A duhet të ketë një arsye për këtë

Paskal Milo: Ka një përgjigje të thjeshtë fare. Të dyja palët kanë luajtur me të kaluarën. Të dyja partitë politike e kanë përdorur të shkuarën për të manipuluar zgjedhësit. Njëri duke përdorur filozofinë anti-komuniste për të marrë votat, ndërkohë që e majta në tërësi dhe PS në veçanti ka patur elektoratin më të madh. Ka patur një numër të madh veteranësh që e votojnë ende me sy mbyllur dhe eksponentë të nomenklaturës që e kanë votuar. Duke qenë se pozicionet kanë qenë kaq të ndara, njerëzit nuk janë çliruar ende nga këto konflikte dhe rrjedhimisht mentaliteti i vjetër ka ardhur tek ne dhe vazhdon të jetë i pranishëm. Puna është tek zbatimi i ligjit, që do ta zbatojnë njerëzit dhe këta njerëz janë dhe votues.

Enriketa Papa: Përveç instrumentalizimit të së shkuarës që vjen nga polarizimi i skajshëm politik, një tjetër faktor është edhe shoqëria shqiptare. Njerëzit që kanë shërbyer në atë regjim nuk kanë një ndjesë faji dhe po të mos ndjesh faj nuk ka një ndjesë turpi për atë që është bërë. Nuk e shoh problemin tek dënimi i Enverit dhe Nexhmije Hoxhës. U dënuan ata dhe tani të shohim drejt së ardhmes. Jo. Nëse nuk ka një “mea culpa”… Sot ka individë që tregojnë në gazeta se si kanë torturuar.

Sokol Balla: A ka një model? Mua më pëlqen modeli i Afrikës së Jugut. I akuzuari vinte në gjyq, e pranonte krimin dhe në atë moment kërkonte falje

Gentiana Sula: Kemi filluar me kontrollin e figurave një për një. Institucioni i ka potencialet.

Mark Marku: Nuk ka potenciale. Sa vetë jeni?

Gentiana Sula: Jemi 20 vetë, por janë bërë disa punë. Nuk mund të them se jam e kënaqur, por…

Mark Marku: Nuk e kam fjalën këtu. Ti duhet të kishe një buxhet miliona euro, duhet të kishe një institucion të vendosur në tre pallate… Ty shteti të ka dhënë aq pak dhe nëse ti punon natë e ditë mund të bësh shumë pak.

Gentiana Sula: Jo, nuk është kështu. Janë rreth 15 mijë dosje nga 120 mijë…

Sokol Balla: 20 vetë për 120 mijë dosje? Më duhet t’i jap të drejtë Markut?

Gentiana Sula: Janë 15 mijë nga 120 mijë dhe përmbajnë historitë kryesore të diktaturës. Kemi marrë një pjesë të arkivave në dorëzim dhe është bërë një punë e madhe.

Sokol Balla: Ka një paradoks, demokracia do të thotë se secili mund të pëlqejë atë që do. Dikush mund të pëlqejë Enver Hoxhën… Ata që mbanin fotot e tij ndoshta dhe nuk e kanë idenë

Paskal Milo: Fëmijët instrumentalizohen. Janë vetë veteranë që nxjerrin nipërit e tyre siç ishte në përvjetorin e Konferencës së Pezës. Por në këtë rast ka munguar vullneti edhe i forcës tjetër të madhe politike për të marrë pjesë në mënyrë aktive e për të mos e lënë festën e Konferencës së Pezës të jetë përgjegjësi e vetëm njërës forcë.

14 komente në “E shkuara komuniste, dalin faktet: 120 mijë persona kanë qenë bashkëpunëtorë të Ish-Sigurimit të Shtetit”

  1. toni says:

    Shqiperia merret me fantazmat e te shkuares qe nuk perbejne asnje nje problem per sigurine tone kurse agjenturat antishqiptare greko-sllave jane ulur kembekryq ne Tirane dhe Prishtine duke demtuar rende te ardhmen.

  2. Sorkadhja says:

    More z. Sokol,ju e bëtë intervistën, na morët kohën e humorit që ndjekim në televzion, por nuk kuptuam se ç’farë të reja na thatë ju dhe të ftuarit tuaj që u tundën e u shkundër, si për herë dhe jo vetëm ata. Populli i di këto more Sokol që para se të lindje ti dhe
    dhe ndokush shumëkush pranë teje i njeh i ka kaluar në kurrizin e tij.
    Sokol nëse e bën emisionin.për të kaluar radhën vazhdo dhe tirr lesh dhije, por nëse ju dhe të gjithë si ju doni vërtet të informoni dhe të kontribuoni seriozisht për zhvillimin e vendit dhe shoqërisë tonë, i lini këto dhe të tjera si këto tema se nuk janë të dobishme, prandaj merruni me ligjvënësit,, ata të lloit të sistemit të drejtësisë, policisë, ekonomisë që pa u trembur vjedhin ashiqare edhe parate , thesaret e bankave, merruni dhe u kërkoni llogari në emër të publikut nëpër ekranet tuaja, u thoni pse e shiitën detin, pse bënë Gërdecin, pse vranë njerëz në bulevard, pse është zvarritur reforma në drejtësi
    ? Dhe shumë probleme të djallëzuara që krijon politika tek ne. Besoj se nuk duhet të keni frikë nga oligarkët hajdutët ish sigurimsat që janë sigurimsa edhe sot dhe kanë zaptuar të gjitha institucionet shtetërore politike ekonomike siciale arsimore në fushat e transportit shëndetësisë drejtësisë, ku vidhet gjithçka qofte dhe me hartimin e miratimin e ligjeve e vendimeve. Kaq.
    Merreni kthesen ndryshe na lë të kuptojmë se edhe disa nga mediat drejtohen prej atyre që juve nuk i u lënë të kërkoni llogari në emër të publikut.
    Tung z. SOKOL DHE JO VETËM TI.
    SORKADHHA

  3. Gaspri says:

    Ju politikarucet, analistet, shoq-civilsat keni plot 27 vjet qe merreni e bjerreni pas te shkuares. Plot 27 vjet dhe kemi shprese ne Zotin qe do merreni edhe nja 27 vjet te tjera….Turp..Kjo ndodh se jeni te paafte per te ndertuar, jeni te paafte per te shpalosur alternative, e keni te pamundur te shkeputeni ju ne radhe te pare nga e shkuara dhe i bini kryq e terthor ketij problemi, ne nje kohe qe njerezit e thjeshte e me mend, merren me pune serioze e konkrete per te siguruar mireqenien e familjeve te tyre.
    Ju bjeruni lodrave se vetem ate pune dini te beni.
    Po ju pyes. Ju qe ju dhemb aq shume fati i ketij populli, a ishit ndonjeri nga ju ne percjelljen e fundit te gjigandit te hidroenergjitikes shqiptare Prof. Dr. Farudin Hoxhes?
    Ju e dini mire se Te ndjerin Prof. Farudin Hoxhen e mbajten ne arrest menjehere pasi erdhen ne pushtet falangat neofashiste, pinjollet e kolaboracionisteve te cilet u a rrembyen nga duart fitoren demokrateve te vertete (Lexoni cfar shkruan At Zef Pllumbi). Ju po ju pyes a keni shkruar ndonje rresht ndaj kesaj masakre qe u be mbas 1992-shit ndaj intelektualeve te vertete e me kontribute te cmuara ndaj Atdheut? Jo ju nuk e keni bere, nuk dini ta beni por edhe nuk doni ta beni.
    Dilni e na prrallisni neper ekrane ne nje kohe qe askush nuk ju respekton per ato qe keni bere tash 27 vjet…

  4. Lola says:

    Qëllimisht (dhe vazhdimisht) shqiptarët orientohen “në fantazma” dhe përralla (të bukura), të cilat nga shumica (injorante) besohen dhe hiqet vëmëndja nga problemet e vërteta të shoqërisë…! Shqiptarin lëvdoje, shaji “armikun”, jepi “një flamur dhe një kobure” dhe… pastaj mund ta lësh pa ngrënë e në mizerje, sa të duash, nuk bëzan…(?!) Kam një kuriozitet: Nga personat që përbënin panelin, sa janë brënda 120- mijëshit të sigurimsave…???!!! E dyta: Të 120 mijë dosjet, kanë ndonjë indeks iventari, kanë ndonjë vulë mosndërhyrjeje, apo thjesht “pazari i Roskovecit” dhe kush ka mundur/mundet, “ka bërë/bën punën e tij”…???!!!

  5. mohikani says:

    NEW GUNS FOR NEW ENEMYS
    DNA WILL DO THE JOB
    K.R. OK.

  6. spartaku says:

    Sokol! Po ate pseodoanalist e pseudopolitikan Mar Markun pse e ke mare ne paneli tend.Ai nuk degjohet.Zeri tij shkon vetem ne “opinion” te Fevziu.

  7. xhemal says:

    p ermiresimi i jetes se shqipetareve eshte ilaci me i mire per te mos patur noslagji per diktaturen .drejtesia.shkolla.shendetesia.puna..ngushtimi i pabarazise.siguria publike jane ceshtjet qe sistemi i ri te jete superior mbi te kaluaren .njerezit ne menyre te naturshme braktisin te kaluaren.deri tani sistemi eshte shume i dobet i padrejte .ne duart e nje pakice pasuria me e madhe korrupsion.monopole .sundon genjeshtra politike.abusivismo eshte kethyer ne mode .prandaj kemi nje rruge te gjate per te bere plote sakrifica po te jemi bashke fitojme che ecim me shpejte.e kaluara eshte eksperience dhe na sherben te gabojme me pak .tja leme historianeve ta shkruajnei te kaluaren tone te afert.televisione e media jane kethyer ne grupe manipolatoresh .mos i ndiqni lezoni libra shkencore e artistik per bukurine e jetes kudo te jetojme

  8. taraboshi says:

    Jam plotesisht dakort me komentusit por ma shpifi ajo Enriketa Papa kur mohon luften Nac-Clirimtare qe e njeh gjithe bota se jemi te radhitur me kualicionin fitimtare dhe kete ta ngulisin ne tru mire kjo zhgaravine .Gjithashtu luften udheheq e drejtu Partia Komuniste don apo nuk don ajo me ne krye shqiptarin e madh Enver Hoxha don apo nuk don ajo dhe te tjere Markera .Sado qe te mundoheni te denigroni luften P .K .Sh ne ENVER HOXHEN ata vec lartesohen se kane bere histori se nga testimet qe bahen ka arfitur ne 51÷ e shqiptareve qe duan kohen e socializmit se e shohin qe keto 25 vjete nuk eshte bere asgje vetem shkatrrim sharje dhe vrasje I them z Enriketa n.q. s je nene me femi ty qe po te shqeteson vrasjet qe ka bere E .Hoxha me kushtetute tash 50 vjete shko tako nenat e njerezve te vrare keto 27 vjete mblidhi sa po te dalin i kalojne 30 mije pse per ato qe kan ndodh para 50 vjeteve gjoja te dhem zemra ndersa per keto humjet e jetes se njerezve te 27 vjeteve te fundit aq te ben se jane vrare ne menyre demokratike turp shushuja .

    1. mirel says:

      Nje dava care si Enriketa nuk e kruan dot me LANCL. Ishin te tjere burra qe e bene ate. Dhe te tjera kohe. Sot vetem bucet mediocre degjohen te bejne llap llap. Ata qe jane me seder ose heshtin, ose ikin..vend per plera si Enriketa nuk ofron asgje me teper se acarimi i bythes nga microbe te tilla.
      Lancl e ka bere historine dhe ka zene vend.
      Kjo te shkoje te q.het diku me Mark Markun mbase rehatohet dhe fiton luften.

  9. Mes te djathtit e te majtit says:

    Kui rreh popullit dhe me se merren “anal – e polli – tistet”?! Sa i sherben hapja e dosjeve te sigurimit
    ekonomise e mireqenies se popullit?! Hic fare, por ka synim vetem te ushqeje e te rrej fakiret…
    Por meqe jemi te sigurimi , shtrojme pyetjen a mbahet pergjegjesi nese zbatohen me korrektese ,
    ligjet e sistemit apo regjimit dhe mbi te gjitha ky “sigurimi” qenka fajtor per cdo gje qe ka
    ndodhur ne diktature? Po nese u dashka marre, perse te mos individualizohen pergjegjesite e cdonjerit, por i futemi gjerave hopce si i thone? A ishte sigurimi ,ndryshe sherbimi fshehte nje instrument i shtetit.
    A eshte i nevojshem ky sherbim per shtetin. mire kusdh ka spekuluar e abuzuar me detyren, po a eshte
    gabim te ndjekesh agjenturen e huaj. Po derisa shtete potenciale dhe aleate sikurse jane SHBA e Gjermani,ndjekin e
    spiunojne njera tjetren a nuk e kishte kete te drejte sigurimi. Atehere ai punonjes
    sigurimi qe ka ndjekur nje te dyshuar si agjent i serbit(jugosllavit) apo te grekut,ne doni dhe te rusit, ka bere
    faj keshtu? Keto jane anormalitete qe i nxitin poscrisht armiqte e Shqiperise dhe i marrin serioze mendjet
    e fishkura shqiptare. Morpo pse nuk thone gjera konkrete,ta zeme x apo y person te kallezoj nje punonjes sigurimi per
    veprimet barbare qe ka kryer, por futen te gjithe ne nje thes. Shkolla e atehershme qe nxirtrte punonjes sigurimi quhej Shkolla e Larte e M P B dhe kishte tre dege te saj: Sigurim,Polici dhe Kufi. Sidomos dy te parat thuajse kishin te njetat lende dhe natyrisht se ne ato shkolla nuk
    do shkonin femijte e byroisteve apo anetareve te K Q,atje vinin njerez te popullit punetor apo fshatare…E pra keta jane
    armiqte qe duhen penalizuar…apo edhe informatoret qe gjithashtu vinin nga radhet e piopullit(qofshin perkrahes te pushtetit apo kunmder tij).
    Merreni me mullinjte e eres dhe jo me thelbin e gjerave… Paskerka qene i ndjekur Ismail Kadareja dhe qenkerka i poshter nje punetor operativ.
    Eky punetori operativ i rrinte gatitu I.kadarese dhe jo e kunderta,prandaj o popull keto jane ca mjegullnaja qe iu fryhet prej
    TYRE QE DUAN QE LUFTA MES POPULLIT TE VAZHDOJ E VAZHDOJ DHE ATA TE SUNDOJNE REHAT REHAT NEN PRETKSTE E BANALITETE TE
    TILLA. Me keto nuk them se nuk duhen denonncuar e vene ne bankon e te akuzuareve gjithe ata punonjes sigurimi,hetuesie apo gjykate qe kane abuzuar me pushtetin e ligjin,por ama konkrete e me fakte jo me tymnaja…

  10. Dodona mbi Tomorr says:

    Edhe diskutimet neper studiot edhe mendimet qe jepen neper rrjetet sociale tregojne se ka nevoje te diskutohet gjeresisht per keto probleme dhe pa pasur nji sistem gjyqsor te afte e te “situr”mire ,bile jo thjeshte te situr , por te kaluar neper disa filtra , vetem atehere munt te themi se do te merren vendime te drejta e nuk do te ngjallin armiqesi te reja.

  11. NJE QYTETAR SHQIPTAR says:

    Kurse tash e 27 vjet, numuri i spiuneve eshte gati 10 fishuar ! Sepse, pas `90-es u hapen portat dhe sherbimet e huaja jane shtruar kembekryq ne vatrat tona dhe , punojne si dikur partizanet gju me gju me “fshatarin” , per ta hedhur ne lufte kunder okupatorit ! Eshte bere e po behet maksimumi per t`i ndare e percare shqiptaret sa me shume . Spiunet e huaj arriten deri ne majen e piramides shqiptare dhe perfshine gati krejt institucionet e cfardoshme , vertikalisht e horizontalisht !
    Kete te vertete , mediat tona nuk duan as ta permendin , se jane zhytur thelle ne rrugen e tradhetise kombetare , ndaj bejne lavazho truri popullit , per te shkulur nga rrenjet gjithecka kombetare dhe gjunjezuar , vecanerisht ndaj fqinjeve “dashamires”
    Une e di , se komente te tilla , moderatoret e mediave tona te “pa aneshme” i censurojne , por nuk mund te rrija pa e thene te verteten qe me bren nga brenda !

  12. kasneci says:

    na cate Karin me gjith spiunimin ne komunizem.
    shikoni sot ne demokraci. spiunon njeriu njeriun dhe esht krenar madje. krenar me qen jud iskarjot. spiunon shoku shokun ke I huji. ke I huji jo ke shqiptari.
    kam pas nji shok ne shqipni dikur ne komunizem. ai kishte alergjhi te madhe per kalecat. dhe I thumbonte e I shante gjithnji. ishte si bicim piktori,artist liceu mo. dhe e kishte inat ministrin e mbrendshme ,. kuptohet ,per faktin e survejim spiunim mbikqyrjen qe ajo I bente njerzve te kundraligjshem/. dhe in atehet e besoja kte tip “demokrati”,se gjoja ai ishte per lirin e individit.
    po a e dini se cfar ka ndodh me te?
    tash,pasi “u arratis” nga shqipnija dhe u vendos ne londer si refugjat “Kosovar”,ka mor edhe pasporten dhe esht bo spiuni anglezve..
    ai qe dikur kishte zet spiunimin ,ne koh te enverit pra,tash ne demokraci esht spiun I t’hujve!!!!
    dhe ishte si bicim artisti mo,qe se lidhte gjo me spiunine..
    kta jan shqiptart. kta jan bythqimat.
    prandaj mos u merrni kor me spiunine e kohes se dull hanxharit se a ka spiuni sot a s ka pas as n koh t Jud Iskarjotit.
    dhe ky spiuni “britanik” spiuniji edhe shokun e tij me t ngusht ke shteti I huj.
    juda vari veten per fajin qe boni kaeshi jezu krishtit.
    ky mut spiuni pikturist s ka as aq karakter sa te gjykoj vetveten e jo te mbaj drejtqendrim per te tjeret.
    eshte nje rast dhe ngjarje e vertet qe ben te mendosh se demokracija eshte nje epidemi semundje e pasherushme // spiunije
    ko///

  13. 97 says:

    Dikush po i fryn zjarrit per te kthyer 97-en?! Shikoni dhe rastin e Skenderbeut.
    Por kane per tu djegur vete brenda … keta ndyresira. Njehre e hengri ky popull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje