Grekëve, kufirin te thana!

21 Shtator 2017, 11:13Politika TEMA

Mjafton një shkëndijë e vogël dhe bëhet një debat i madh. Pak ditë më parë ministri grek i Mbrojtjes, pasi kishte ndjekur qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama në parlament, ka folur për marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë duke theksuar se është pala shqiptare që nuk bën përpjekje për të pasur një situatë miqësore. Ai ka kujtuar çështjen e pronave në Himarë, por dhe tema të tjera mes dy vendeve. Lidhur me këtë argument, reagon në ‘DITA’, ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj.

– Doktor sapo ka nisur punën qeveria e re Rama dhe një nga çështjet të cilat duket e nxehtë është marrëdhënia me Greqinë. Kryeministri nga parlamenti tha pak a shumë se ka ikur koha kur Shqipëria mbyllte gojën përpara Greqisë. Si ju duket kjo qasje e Ramës në raport me fqinjin tonë jugor?

– Në 27 vjet të sistemit të ri, qëndrimi i Ramës është padyshim më i miri, më dinjitozi dhe më me interes kombëtar. Në rë vërtetë ky është një debati i stisur. Bëhet fjalë për Himarën shqiptare dhe jo greke. Është një avaz i vjetër ky që e dëgjojmë herë pas here. Nuk kishte se si të mos e dëgjonim edhe njëherë. Foli Kryeministri i Shqipërisë shumë qartë dhe prerë, nuk kishte se si të mos reagonin grekët. Por, problemi është fare i qartë. Ka Himarë shqiptare. Ç’punë kanë grekët me Himarën, se çfarë prishet e ndreqet aty? Këto punë i di shteti shqiptar dhe jo Athina. Unë e kam jetuar vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë sjelljen e shtetit grek, sjelljen e kishës greke, sjelljen e PBDNJ-së në kohën kur kam qenë deputet në Parlament. Por e kam përjetuar sjelljen e shtetit grek edhe nëpërmjet lobingjeve me ndërhyrje direkte duke shkelur edhe konventa. Ka pasur raste që dhe parlamentarë dhe zyrtarë grekë që vinin grupe-grupe, duke sjellë dhe frymë kërcënuese mbi Himarën. Arrinin deri aty sa thoshin se në Himarë do të vinte organizata famëkeqe e 17 Nëntorit apo dhe me deklarata për të terrorizuar popullatën atje sa në është dashur të dërgonim edhe forcat Renea në atë qytet. Sot duket si përrallë por ka qenë realitet që ka ndodhur vetëm pak vite më parë. Ndaj vlerësoj shumë qëndrimin e Edi Ramës. Sjellja e shtetit shqiptar është plotësisht adekuate, e ekuilibruar, duke respektuar dhe parimin e miqësisë midis dy popujve. E kundërta ndodh me politikën greke. Ajo e shprehur nëpërmjet ministrit të Mbrojtjes, ka mbetur ende te lobinjgjet. Himara është shqiptare, dhe nuk ka diskutim, si në aspektin demografik edhe etnik. Të gjitha këto reagime nga Greqia vijnë sepse ka qenë politika shqiptare, e padenjë dhe servile e viteve të fundit që u hapi dyert. Edi Rama prej katër vitesh po u bënë të qartë grekëve dhe jo vetëm se ky vend ka zot dhe ju e keni kufirin atje ku e kini.

 – Doktor, ne kemi ende të pazgjidhur çështjen e ligjit të Luftës. Mendoni se është momenti që të diskutohet si dy vende fqinje?

– E kam theksuar vazhdimisht këtë çështje. Ai ligj është përmendur dendur, është një ligj krejtësisht skandaloz dhe absurd. Jashtë çdo realiteti të Luftës së Dytë dhe aq më shumë të zhvillimeve deri më tani. Dhe dihet pse e mbajnë grekët ligjin e luftës. E kanë të gjithë tek pronat e shqiptarëve në Greqi, sidomos të popullatës çame të dëbuar. Kohë më kohë kanë bërë nga një gjë medemek, sikur ky ligj nuk pengon marrëdhëniet etj, etj, midis dy vendeve. Fakti që e mbajnë ata këtë ligj tregon se politika greke ende nuk është çliruar sikurse deklaratat për Himarën. Nuk është çliruar nga kompleksi i vjetër 70-vjeçar do të thosha unë, për të mos thënë që edhe ai i 70-vjeçarit në vijim i politikës antishqiptare të lobingjeve apo të qeverive greke të paraluftës. Kështu që kjo vijimësi e politikës, që qartësisht është antishqiptare sepse popullata çame është shqiptare dhe në fakt ajo është çështje shqiptare, nuk është thjesht çështje çame.

– Në këtë kontekst, Doktor, a duhet të rinjihet, të ritheksohet çështja çame në marrëdhëniet me Greqinë?

– Pa diskutim! Derisa të zgjidhet, ajo duhet ngritur dhe ringritur derisa të zgjidhet. Politika e jashtme e shtetit shqiptar, nëqoftëse nuk i qëndron konsekuent, në mënyrë korrekte dhe koherente çështjes çame, sepse ajo kuptohet është një çështje e madhe e interesit kombëtar, nuk është një çështje periferike që mund të mbyllen sytë para saj.

– Kemi një gjë konkrete që e shikojnë të gjithë, mungesën e një vizite të Ramës në Greqi zyrtare ose anasjelltas. Nuk ka ardhur kryeministri i Greqisë në Shqipëri. Vizita e kryeministrit dhe sidomos afrimi me Turqinë i yni, mos ka ndikuar në këto marrëdhënie?

– Unë kam përshtypjen që politika greke në rastin konkret, të mungesës së vizitave të kryeministrave, është do të thosha një politikë tensioni nga qejfmbetja prej deklarimeve të qëndrimeve të qeverisë shqiptare. Ata nuk e gëlltitën dot qëndrimin dinjitoz në përputhje me interesin kombëtar të qeverisë shqiptare, pasi u mësuan me qaravitjet e politikanëve para këtyre katër viteve. Kështu që grekët i qëndrojnë, ose u ngrehosën një çik, 20 vjet, po talleshin në njëfarë mënyrë, ndërhynin kur ju donte qejfi, kërcënonin parlamentin dhe Këshillin e Europës. Tani pas hyrjes në NATO dhe avancimit të çështjes shqiptare drejt BE, kuptohet që pesha e qëndrimit të tyre e ka humbur ndikimin, si të thuash që ishte shumë i rëndësishëm dikur ndaj proceseve integruese të vendit. Kështu që ata tani këtë zemëratë që kanë, e shprehin edhe në formën e kërcënimit që ne nuk po shkëmbejmë këto vizitat e këtij niveli. Por do të thosha që në substancë, këto do të jenë kalimtare sepse interesat e të dy vendeve janë për marrëdhënie miqësore, janë interesa konkrete, objektive, janë dy popuj që kanë aq shumë lidhje popullatat tona. Janë qindra e mijëra shqiptarë atje, dhe bankat greke shihen çfarë interesash kanë në Shqipëri. Kështu që këto poza të tilla të qeverisë greke, unë do të mendoja që do të ishin kalimtare dhe do të shuhen në rrugë e sipër. Ajo që do të pengojë për mua marrëdhëniet në themel të tyre, do të jetë derisa të qëndrojë ligji i luftës. Këto qëndrimet e tjera do të jenë kalimtare, alla inat ballkanikësh.

– Në këtë vijim logjike që përdorët ju, besoni se ne si shqiptarë duhet të ndihemi të kërcënuar nga deklaratat e ministrit të Mbrojtjes të Greqisë?

– Absolutisht nuk kemi pse të shqetësohemi, absolutisht. Unë do të thosha edhe më parë, kur siç e quajta unë jargavitjen e politikës shqiptare ndaj politikës greke. Shqipëria është shtet sovran, jeton dhe mbijeton, pavarësisht nga Greqia. Marrëdhëniet midis dy vendeve objektivisht do të përmirësohen në vazhdimin tonë, në mënyrë objektive, konkrete. Transhenë e marrëdhënieve e kanë vendosur popujt që pothuajse janë kryqëzuar aq shumë, sa vetiu politika do të ndjekë këtë. Politika shqiptare ka qenë më adekuate në këtë aspekt. Kështu që nuk e kërcënon perspektivën e marrëdhënieve ky qëndrim që unë e quaj të sipërfaqshëm dhe të përkohshëm të politikanëve grekë.

Deklarata e Kammenos

Ministri grek i Mbrojtjes: Me Shqipërinë do të donim marrëdhënie të mira… Ministri grek i Mbrojtjes, njëkohësisht kreu i partisë së djathtë të koalicionit qeveritar “Grekët e pavarur”, Panos Kammenos, tha se me Shqipërinë do të donim të kishim marrëdhënie të mira. “Nuk kanë asnjë arsye, as të na sfidojnë dhe as të shkaktojnë probleme te minoriteti grek. Kanë edhe ata interes, si një vend i NATO-s, të përpiqen të përmirësojnë marrëdhëniet me Greqinë”, tha Panos Kammenos.

Deklarata e politikanit grek vjen në një kohë, kur kryeministri Edi Rama tha se me Greqinë si një vend fqinj kemi ende probleme të pazgjidhura.

Kammenos ka theksuar se fqinjët e Greqisë duhet të izolojnë zërat dhe elementët ekstremistë.

“Përsa i përket faktit nëse kemi frikë në nivel mbrojtjeje, ju them se nuk ia kemi frikën askujt. As atyre që nuk kanë forcë ushtarake, dhe as atyre që kanë. Të gjithë ne duam që fqinjët tanë të mos udhëhiqen nga ekstremistë, por nga udhëheqës moderatorë, të cilët të mund të krijojnë një klimë sigurie dhe zhvillimi në rajonin tonë”, tha Panos Kammenos.

Ministri grek i Mbrojtjes është pyetur edhe për 7 rekrutët e ushtrisë greke, që pozuan duke formuar me pëllëmbë shqiponjën dykrenare.

“Ata që krijuan atë morën dënimet e parashikuara, si nga unë, ashtu dhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm. Por, nga ana tjetër, ai imazh që u pasqyrua nuk është i vërtetë”, tha Panos Kammenos.

Sipas ministrit, në ushtrinë greke ka edhe shumë fëmijë të emigrantëve shqiptarë, të cilët shërbejnë me nder dhe janë shembull në shërbimin ushtarak, duke vërtetuar se duan edhe atdheun e tyre Shqipërinë, por edhe atdheun e dytë Greqinë, vendin ku ose janë lindur, ose janë rritur.

40 komente në “Grekëve, kufirin te thana!”

  1. The Punisher says:

    Vetem njeri u a ka vene gerrkeve kufirin te thana.
    https://www.youtube.com/watch?v=CUCNuPLd8sQ

    1. ABC says:

      Nje mesim per greket e sotem me ne krye qeverine Greke….te shikojne se si trajtoheshin qe atehere minoritaret ne Shqiperi.

    2. Sirius says:

      Te vetmit qe ai qe thua ti i vuri kufirin te thana ishin sklleverit ne Shqiperi. Kur Greket bridhnin Ameriken dhe Europen, Shqiptareve ju binin dhembet te buka e misrit e punonin per nje dollar ne kopertive ne nje burg te madh te izoluar. Ky Zabiti, qe ne Turqisht do te thote kapterr, ka qene kapterr i diktatures dhe nuk mundet te japi leksione demokracie, se i ka duart te lyera me gjak. Ky duhet te ishte ne burg me shume te tjere kriminele, por plehrat ricikluan plehrat ne ate vend, duke perfituar nga emigrimi masiv i ajkes ne vitet 90, dhe prandaj cdo gje shkoi per lesh keto 25 vite. Po nuk kane faj keta, fajin e kane emigrantet qe nuk u organizuan e ti hiqnin qafe nje nga nje, mafia style, keta kriminele duke vendosur drejtesine ne ate vend.

  2. Lola says:

    Zoti Brokaj, (lëpirës komunist i Enverit), më duhet t’ju kujtoj, se Ligjin e Luftës e imponuan shqiptarët…! Ishte Qeveria Kuislinge Shqiptare, e cila pasi më parë kishte shpallur “BASHKIMIN” e Shqipërisë me Perandorinë Fashiste të Musolinit, i kishte shpallur luftë Greqisë, nën flamurin e Musolinit, për të bërë Shqipërinë e Madhe, pavarësisht se pastaj i vunë përpara (bashkë me breshkaxhinjtë) grekët, si dhitë…! Asnjëherë Greqia nuk ka sulmuar Shqipërinë në territorin e saj me qëllim pushtimi dhe ky është fakt i pamohueshëm…përkundrazi, pasi kemi bërë broçkullën, duke u bërë mashë e mish për top e të tjerëve si gjithmonë, tani kërkojmë dhe restot…!

    1. Ani says:

      Lola me fal qe te pyes,por me Italine a ka ligj lufte Greqia?

      1. Andreas says:

        Italia nuk ka pretendime territoriale ndaj greqise dhe as ka parti si PDIU.

    2. Lola apo lolita………te urroj mirseardhjen ne klubin e putanave te Athines, besoj se kembet e tua perpjete si rroje nderi do te na bejne te joshim amshoret patrijot shqiptar….nderzim te mbare

      1. Theatrical says:

        hahaha..nuk e di a eshte kjo Lola ajo baxhella Brukselit qe ka pas komentuar tek LIFESTYLE apo ndonje lolë tjeter.sidoqofte nga inteligjenca qenka njish fare e pa-arriteshme hahaha tamam intelekt lole

      2. Sirius says:

        Po mire o burre muti, nuk ke ndonje argument tendin, mendon se duke share do fitosh debatin. Po tregon dobesi dhe mungese argumenti o kurv burre. O te qifte derri ate hanemen qe te dhjeu ne kete bote.

    3. luli i vocer says:

      LOLA , DUKET SIKUR KE LEXUAR , AMA I KE LEXUAR SEPRAPTHI , DHE HISTORIA NUK ESHTE E SHKRUAR KESHTU SIC E PERSHKRUAN , NUK QE QEVERIA KUISLINGE QE SULMOI GREQINE , SE PERNDRYSHE DO TE QE REGJISTRUAR SI SULM ZYRTAR , POR ISHIN 3 BATALIONE EKSTREMISTE KOSOVARE TE DREJTUARA NGA GJENERALI I ATEHERSHEM QE KISH STUDIUAR NE AKADEMINE ITALIANE , SPIRO MOISIU . ATA IU RENDITEN FORCAVE ITALIANE , ISHIN PO ATO FORCA TE ASHTUQUAJTURA FORCAT “SKENDERBEG”QE NE BASHKEPUNIM ME FORCAT NAZISTE GJERMANE SULMUAN RUSINE , ME SA DUKET RUSET NUK E QUAJTEN SULM SHQIPTAR PASI DIHESHIN BOTERISHT QE ISHIN MERCENARE , DHE QEVERIA RUSE KURE E KURES NUK NA PA SI BASHKEPUNETORE TE FASHIZMIT .E JO DHE ASNJEHERE GREQIA NUK E KA SULMUAR SHQIPERINE , 2.8.1949 TE THOTE DICKA ???? HUMBEN JETEN 149 USHTARE DHE OFICERE SHQIPTARE , KE NDONJE FJALE TU THUASH PASARDHESVE TE TRYRE ???? KURSE SA PER PROLOGUN E SHKRIMIT TUAJ , LEPIRES KOMUNIST MUND TE QUASH POTHUAJSE GJITHE ELITEN E SOTME POLITIKE SHQIPTARE , TEK SABITI U NGJITE TI ???? PO SALIU ??? PO EDI ?? PO TOSI ?? KESHTU QE PRI DICKA NGA KOMENTI , DHE PERGJIGJU TEK ANI , ESHTE PYETJE QE NGJAN ME “SHAH MAT “……………

    4. albaniaifrst says:

      Lola-me kete koment ke treguar injnorancen e thelle qe ke ne kete ceshtje.
      Sipas teje, Franca qe u sulmua dhe u pushtua nga Belgjika, paraprakisht e pushtuar nga Gjermanina hitlleriane, duhet qe te kerkoje demshperblime nga qeveria Belge dhe te mbaje nje ligj lufte me kete vend. po keshtu, Rusia duhet te kerkohe demshperblime dhe te mbaje nje ligj lufte me Polonine nga territori i te ciles u sulmua nga Gjermania naziste. Nga ana tjeter, Greqia duhet te ksihte nje ligj lufte kunder Jugosllavise, nga territori i se ciles u sulmua nga gjermanet.
      Shqiperia ishte e pushtuar nga Italia e Musolinit, pra cdo akt i ndermarre nga pushtuesit kundrejt nje territori te nje shteti tjeter sic eshte ne kete rast territori grek, nuk ka ardhur dhe nuk mund te ngarkohet me pergjegjesi Shqiperia. Pse nuk ka nga ligj lufte te Greqise ndaj Italise qe nusi luften ne 1941-shin? Aresyej e vertete e mbajtjes se ketij ligji eshte fakti i mohimit te pronave te shqiptareve ne Greqi. Te tjerat jane vec pallavra qe i pranojne vec injorantet.

  3. Alban Hamzai says:

    Ju z.Zabit Brokaj ,si komunist deri ne palce qe jeni ,pavaresisht se pas vitit 1990 ju desh te nderonit lekure ,e keni ne ndergjegjen tuaj rrembimin e prones private te tjetrit .Kete qe ndjejne shtetasit qe u rrembehet prona mund ta kuptojne vetem ata qe u eshte rrembyer prona ne v.1945 e ne vazhdim nga prindet tuaj e te tjere te klanit tuaj z. Zabit ,mund ti kuptojne ata qe ne vitet pas 1990 ja u rrembyen pronat kompania juaj komunisto-islamike z.Zabit ku perfshihen me nder “politikane” e deri kriminele. Ne sirtaret e kryeministri shqiptar ndodhet dosja prej 86 faqesh,ku ne emer te “fshatrave turistike” ne tokat e grabitura nga mafia shteterore do te ndertohen fshatra islamike te financuara nga boshti islamik Turqi-Arabi Saudite e qe nuk do te pushojne turiste,por do te blihen nga islamike nga Kosova,Turqia,Arabia etj. Ne takimin qe para dy ditesh z.Rama pati me ambasadoret e B.E ,SH.B.A ,Hollandes etj,ambasadorja e BE z.Vllahutin i tha: “Ne qofte se ligji nuk mbron te drejtat e njeriut,atehere ndryshojeni” ne perpjeken e z.Rama per te justifikuar situaten ne Himare. Gjithashtu ajo i tha se problem i prones eshte problem kryesor ne Shqiperi dhe sidomos ne zonat minoritare ku ka ligje te vecanta edhe per pronen dhe qe jane tregues i shtetit te se drejtes dhe te te drejtave te njeriut. Ambasadori Donald Lu i tha z.Rama se qe te zbatohet nje plan nga qeveria duhet ne fillim qe qeveria te jape titujt e pronesise ,gje te cilen Shqiperia nuk e ka bere .Ai i tha z.Rama te caktoje nje perfaqesues tjeter per te biseduar me banoret ,i cili te njohe problemet e tyre. Ambasadori i Hollandes i tha z.Rama se Avokati i Popullit ka vene ne dukje shkeljet e vazhdueshme te ligjit nga ana e shtetit per kete problem … .Dhe Rama ,qe nuk i priste keto pergjigje nga ambasadoret ,i rane pendet ,u takua edhe vete para disa ditesh me nje perfaqesi te Himares dhe u tha vartesve prisni sa te kthehem nga OKB qe te shohim…Por klani juaj komunisto-islamik nuk do tja dije nga keto gjera z.Zabit . Ju lutem shume botoni komentin tim,ju lutem !

  4. Janullatos arxidoglyftis says:

    Z. Brokaj. Ky vend nuk ka më njerëz me koqe si në atë kohë.
    Çuditem ndonjëherë se si është e mundur që ky vend i vegjetuar kryesisht nga bythqira, akoma qëndron një cope

  5. nusja e malokut says:

    Brravo Lola.Vetem Arnautat e kane sulmuar popullin vella Hellen.Ne 1912 ishin Arnautat qe e sulmuan Greqine per te krijuar Shqiperine e madhe

  6. Projekti says:

    Sa te kemi Turqine nuk ka bir greku te sulmoje Shqiperine. Tentuan nje here ne 1997, i genjeu mendja po u kthyen se uleriti Sulltani. Hurin ne bythe si gjithmone marrin nga Turqia. Turqit sikur te jene bere posacerisht per tu ngrene koken grekeve, ua moren Konstandinopolin, zemren e helenizmit dhe te gjithe Anadollin (pjesen me te madhe dhe te rendesishme te Bizantit) Po te mos kishte qene Turku sot Greqia do ishte fuqi e madhe europiane dhe do na shtypte ne shqiptaret si ti donte qejfi. Hahaha Rrofte bab Erdogani dhe saracenet e tij. Se shpejti Selanikun do e bejne Kandahar emigrantet pakistaneze. Shekulli i 21, shekulli i Saraceneve dhe Beduineve.

    1. Bambi says:

      Pa me fresko pak memorjen, se nuk e mbaj mend: cfare u beri Turqia serbeve, kur filluan vrasjet dhe perdhunimet ne Kosove ???

      1. Projekti says:

        Trajnoi pjesetare te UCK ne Izmir dhe dergoi 18 avione bombardues ne perberje te ushtrise se NATO ne Kosove. Edhe pse Kosova mund te kthehej ne argument pro pavaresise se kurdeve. Ishte nje nga vendet e para qe e njohu Kosoven minuta pas pavaresise. Normale qe turku vella nuk te behet por aleat i rendesise me te larte te mundshme eshte dhe do te mbetet.

      2. F.K says:

        Faktikisht turqia nuk beri asgje ,ishte presidenti turk demirel qe deklaronte se ceshtja e kosoves eshte ceshtje e brendeshme serbe ,sa per kete me nick projekti ,ato,projektet e falimentura i ka bere me kohe ne koken e tij sepse asgjekundi nuk ekzistojne ,ky eshte vetem nje budalla nga ata qe shkruajne sa per te kaluar rradhen

      3. Theatrical says:

        o anastas,fundja Turqia,me e pakta,njohu pavaresine e Kosoves,
        tani kthjellohu pak,cfare beri Europa,USSR(ex-bashkimi sovjetik) apo USA,kur turku i vrau e I perdhunoi greket ne Qipro?!
        Turqine e kemi aleat siç keni ju greket Serbine

  7. Mëno says:

    O Lola injorante, kur nuk di asgje nga historia mos u merr me historine. Ti sigurishte qe je nje lavire e Megaliidese se vjete, por harroi ato mundesi. Greku sot nuk e ka kufirin as te Thana, se eshte e shitur te Europa dhe do ti duhen nja 50 vjet per te marre veten. Per nje njeri me arsye minimale do te mjaftonin vetem masakrat e bera ne Çameri per te mbyllur gojen. Kur nuk ka sulmuar vendin tone çfare kerkojner varrezat e grekeve ne vendin tone.?? Mos kane ardhur per gjeh dhe jane vrare nga Luanet e pyjeve tona ???

  8. asd says:

    Po cfare thane a derezi ? Ke derguar 700 mije shqiptare atje sepse nuk kane buke te hane dhe tani dashke te besh “zoterine”… qe edhe mund ta besh zotrote, por… nga ata te dhjere e me breke neper kembe.

  9. aaaaaaaaaaaa says:

    O ti Lola që paskerke emer këlyshi ,po varrezat pse I kane ne teritore shqiptare keta grrrekëëët. Jo kot pyes edhe une. ……ma shpjegon dot e Zgjuar……..

  10. aaaaaaaaaaaa says:

    O ti Lola që paskerke emer këlyshi ,po varrezat pse I kane ne teritore shqiptare keta grrrekëëët. Jo kot pyes edhe une. …….ma shpjegon dot e Zgjuar………

  11. rumpallhana says:

    I madh ZABITI. I ka ngel ora tek koha e merhumeve kur i mjekonte ata udheheqes legjendare. Tani qe ne krye eshte prape nje udheheqes legjendar dhe lider boteror eshte kjelluar prape ZABITI, qe nga emri qe ka eshte gjigant anadolli

  12. Dash says:

    Priten ndehyrje morrash (me pseudonime mundesisht)

  13. Bambi says:

    Ah mer Zabit , Zabit. Flet emri vete…

    1. Suniti i pabese says:

      emri Zabit eshte puro TURKKKKKKKK

  14. Aleko says:

    Shqiperia ishte vend I pushtuar nga italia fashiste te cilet vune nje qeveri kukull te perkoshme.Ajo pushtoi shqiperine dhe hapi lufte te pushtonte greqine ..Disa shqipetare qe I mobilizuan me zore ne kete lufte pjesa me e madhe dezertuan sa gjeten rastin..Kete ma tregonte gjyshi si pjesemarres ,kur me nje grup shokesh iken nga lufta..Disa luftetare te marre me zore nga nje pushtus si ai Italian , nuk mund te jene ekivalent me hordhite greke qe pa I detyruar kushe dogjen dhe masakruan shqiperine e jugut me 1914 ten duke cvendosur gati mbi 100 mije njerez nga pronat e tyre..Keshtu jane punet..Greket para se te hiqnin ligjin e luftes me italine pushtuse , duhet te hiqte me se pari kete ligj me shqiperine qe ishte e pushtar nga injejti vend..Justifikimet nuk vlejne por fshehin ato qe tashme dihen..

    1. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

      Nuk i shpalli lufte greqia shqiperis por e kunderta ndodhi.
      Problemi eshte se historin ju e mesoni nepermjete perrallave dhe jo fakteve historike.
      Në prill të vitit 1939 parlamenti shqiptar, nën mbretërin e Zogut, vendosi që çdo vend që eshte ne luftë me Italinë automatikisht ështe ne lufte edhe me Shqipërin, duke ju bashkuar italis fashiste shtatë batalione të ushtrisë shqiptare.Në këtë frymë, në rast të fitores së Boshtit nazi-fashist, do ti jepeshin Shqiperis territore greke.
      Pra qe te kuptoni injorancen tuaj, parlamenti i zogut, pra Shqiperia i shpalli lufte Greqis.
      Në vitin 1944 Enver Hoxha në Kongresin e Përmetit, i cili vuri themelet e shtetit komunist, deklaroi anulimin e të gjitha vendimeve të qeverive të mëparshme.
      Po, në korrik 1992 qeveria Berisha anulloi vendimet e regjimit komunist për të sjellë përsëri ato të qeverive Zogu.

      Por ironia qendron se asnje parlament shqiptar deri me sot qe shfryjn vrer kunder grekeve dhe mbjellin urrejtje, as ai komunist as deri me sot qeveria e Ramushit, nuk e shfuqizojne kete ligji sepse si mbeturin turkoshake qe jan enderrojn vilajetet ottomane dhe kerkojn rikthimin e tyre per krijimin e big alvanias.

  15. Ylli says:

    Lolushe ….mos bej hipokritin dhe djallezorin ( ves historik grek).Nuk ka krahine autonome shqiptare brenda Greqise e shpallur nga qeveria shqiptare por ka krahine autonome greke e te ashtuquajturit Vorio Epir e perkrahur nga qeveria greke dhe e paguar nga ajo ne 1914 .Kujto ketu burgaxhinjte kretane ,andartet e famshem ,te cilet bene namin ne fshatrat e Jugut shqiptar.Shpallja e Republikes se Votio Epirit ishte pjese e projektit te Megaliidese ,e ideuae qe me 1844 ,jo rastesisht e njejte me projektin serb te Narcetanjes ( pp ta shkruaj sic duhet).
    Sa per luften e e dyte boterore mos u bej qesharak dhe perseri i djallezuar ( ves historik grek).Luften e kishit me Italine e Musolinit ,jo me Shqiperine e pushtuar nga Italia.Sesa luftuan dy batalionet shqiptare ,lexo kujtimet dhe pershkrimet italiane te Luftes Italo -Greke.Vete emertimi qe i beni Luftes Italo Greke ,nuk le mundesi keqkuptimi.Dhe ate festen e parakalimeve te minifundeve ,festen OXI ( JO ) perkujtoni JO e Metaksas kunder Italise dhe jo kumder Shqiperise.Pse nuk hiqni ligjin e Luftes me Shqiperine E thjeshte fare.Me heqjen e ligjit ,pezullohen te gjitha akter ligjore kunder shtetasve grek me kombesi shqoptare ,dmth CAMET.U rinjihet nenshtetesia dhe u rikthehet pasuria …..o Lolush.
    Pse nuk ka konflikt me Italine ,pyet nje komentues me lart ,per Greqine.E lehte fare per ta shpjeguar…..una faca ,una raca thote greku.Dhe Nicola Di Bari qe kendon….grek o maskara.Ceshtje inferioriteti i grekerve perball italianeve.
    Dy fjale per komunistin palaco Brokaj.Zabit Brokaj ne vitin 97 ,Partia Socialiste erdhi ne pushtet me ndihmen e hapur dhe te pakursyer te ASFALIAS.Prandaj leri retorikat antigreke dhe nacionaliste ,sepse komunist dhe patriot nuk ka.
    Greket meritojne respekt si gjitone.Por nese nuk na respektojne ,pak na prish pune.Ka vire qe u shkon shprehja ….qeni qe leh ,te rruan trapin.

  16. Flamur says:

    Shkrim I perkryer. Ka disa komentues idiota qe komentojn pa lidhje me intervisten e Z Zabit, mundohen te thone gjera per të kaluaren e tij qe nuk na intereson fare. Ne kte interviste ai po thote te verteten greqija ka gjet shesh dhe ka bere pershesh kto 25 vjet.

  17. klaudio says:

    Lola kurve si gjithmon

  18. anton says:

    o zot sa patriota qe jane keta komunistat islamike.u qifsha ropt tan politikaneve shqiptare,se edhe nanen e motren gruan e vajzen i shitni per leke te greku ,te serbi ,e turku ,dhe italiani.vetem injorantat e kokrrat e injorantave u besojne ju.a jeni ju ata qe 27 vitet e fundit na deturuat me kalu kufinin ne kembe per nje cope buke te greku?a jeni ju ata qe na deturuat me ik me skaf dhe gomone ne itali,me rreziku jeten tone me gra dhye femi ne det?duhet dhe nje AVNI RUSTEM dhe LUIGJ GURAKUQ sa here qe te flasin copat e mutit si ju per patriotizem me u dhane nje plumb ballit.nje plumb gulinovi ,jo pistolete se ashte i vogel.

  19. Lola says:

    Për analfabetët injorantë (si mëno, aaaaaaaaaaaaaaaaaa…etj), më duhet të sqaroj se, kur një shtet sulmohet dhe i thyen turinjtë agresorit, është praktikë që e ndjek agresorin (si dhitë në livadh) përtej kufijve, për ta shkatëruar dhe për t’u siguruar që nuk mund të kthehet më…! @Ylli, historia e vërtetë (dhe jo përrallat e servirura nga politikanët e tipit palaço-Zabit dhe pseudohistorianët e Enverit të tipit Xhufi), me dokumenta, thotë se luftën Greqisë më 1940, zyrtarisht e shpalli Qeveria Kuislinge Shqiptare dhe Italia e Musolinit ishte “ndihmësja dhe mbështetësja” e Protektoratit të saj, Shqipërisë… Pra shqiptarët edhe një herë u përdorën si mish për top…! Sa për Çamët, shumica e tyre, mbi 70 përqind, nuk i preku njeri dhe jetojnë sot në trojet e tyre në Greqi me të gjitha të drejtat dhe nuk i ka prekur e nuk i prek njeri as një fije floku…! Pse…???!!! Për këtë, nuk kini veç të shkoni, t’i takoni, t’i pyesni dhe t’u flisni për Partinë e Shpëtim Idrizit (të cilën nuk e votuan as çamët e Shqipërisë)…(?!)

    1. albaniafirst says:

      Lola-Shqiperia ishte e pushtuar nga Italia e Musolinit. Per cfare shpallje lufte nga Shqiperia e ke fjalen? Shqiperia nuk ekzistonte ne ate kohe, prandaj boll fole si e ema e Zeqos maje thanes. Pse nuk ka nje ligj lufte te Greqise ndaj Italise qe ishte agresorja e vertete, apo ndaj Jugosllavise nga territori i se ciles Gjermania sulmoi Greqine? Pergjigju ketyre pyetjeve po ta mbajti.

    2. Projekti says:

      Shumica e cameve sot jane myslimane dhe jetojne jashte Greqise si pasoje e terrorizmit ponto-karamanlid. Camet ortodokse nje pjese jetojne ne Greqi ku nuk njihen nga ligji si came por si greke dhe nje pjese ne Gjermani sepse Greqi i la te varfra territoret e banuara nga shqiptaret me qellim.

    3. loni says:

      lola ta gezosh taftoten,shqiptaret njihen prej shekujsh qe per interesat vetjake shesin edhe pidhin,edhe njehere ta gezosh taftoten,historine lerja te tjereve,ti mundohu te martohesh me ndonje grek mqs sigurove taftoten greke,por kujdes se greket e perserisin perseri historine qe ndoqen me camet,ishalla mos vij kurre agimi i arte se do keni te njejtin fat sikur camet,taftotat qe moret do tjua fusin mu ne bythet pastaj,tani shko e puno servitore dhe bej ndonje kafe klienteve greke e re.

  20. o sabit turkeli i beson keto qe thua apo me plakjen vate per lesh dhe plakja e trurit

  21. And still I RISE says:

    1) Kush degjoni ose shikoni nje qe shan komunizmin ose enverin,fshef ne vetevete racizmin e tij kunder shqiptarve.
    2) Rracizmi nuk mbart vetem urrejtje apo sulme verbale,por mbart urrejtje gjenetike dhe kombetare.
    3)Mos u merrni me rob-qira .
    4) Shqiptaret nuk ngrene dite per dite flamurin nazist dhe nuk falen tek flamuri nazist.
    5) Kujt i djeg…le te kruhet.
    6) Shqiptaret me dymije e nje te keqe…por dite per dite po ngrihen ne nivelet e duhura.

  22. Sirius says:

    VK. Zabit hesapi. Nuk pritet ndonje mendim interesant nga turkoshake komuniste te lodhur dhe nga pleqeria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje