Lezhë/ Policia sekuestron drogë në një kamionçinë, 3 në pranga 1 shpallet në kërkim

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e Lezhës ka sekuestruar mbi 25 kg lëndë narkotike në një kamionçinë si dhe ka vënë në pranga tre persona, mes tyre dy kosovarë.

Konkretisht u arrestuan shtetasit Besim Gashi, 47 vjeç dhe Sami Vatija, 41 vjeç, të dy nga Kosova si dhe Ilir Markvukaj, drejtuesi i trafikut të drogës, nga Lezha.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur pronari i një servisi, ku ishte bërë ambalazhimi i drogës.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijojnë kontrollet në kuadër të Planit Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Deltar”.

Sekuestrohen 25 Kg 230 gr lëndë narkotike e dyshuar Mariuanë

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i këtij rrjeti të trafikut narkotikësh, 2 shtetas të tjerë transportues

Shpallet në kërkim pronari i vendit ku përgatitej lënda narkotike

Në vijim të procedurave të verifikimit të burimeve të vendosjes së pasurisë, deri tani u sekuestruan në total 7 automjete

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në kuadër plan operacionit të lartëpërmendur si edhe duke u bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit të koduar “Deltar”.

Si rezultat i tij u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Besim Gashi , 47 vjeç, banues në Kosovë

Sami Vatija, 41 vjeç, banues në Kosovë

Këta 2 shtetas, në Kryqëzim të Rriles, janë ndaluar nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin Volksëagen kamionçinë, ku në brendësi të saj kishin modifikuar vendin e fshehjes së lëndës narkotike Mariuanë, e ndarë në 19 pako të mbështjella me natriban, e cila pas peshimit rezultoi 20 kg.

Në vijim të veprimeve policore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Ilir Markvukaj, 41 vjeç, banues në Lezhë, i dyshuar si drejtuesi i këtij rrjeti të trafikimit të lëndës narkotike drejt shtetit Kosovë.

Gjithashtu u shpall në kërkim e punohet për kapjen e shtetasit D.M. 49 vjeç, banues në Lezhë, pronar i servisit ku ishte përgatitur dhe paketuar lënda narkotike. Po në këtë servis, gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur e sekuestruar edhe 5 kg 230 gr lëndë narkotike Mariuanë. Lidhur me 2 shtetasit e fundit, vijon puna për verifikimin e pasurive, pasi i’u evidentuan dhe i’u sekuestruan në total 7 automjete në pronësi të tyre, ndër to Hammer, Mitsubish etj

Vepra penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Besim Gashi dhe Sami Vatija.

Veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga nenet 283 dhe 287 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Ilir Markvukaj dhe D.M. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *