LSI e shqetësuar për shëndetësinë, thirrje Ramës: Tërhiqu kryeministër, kurseja vetes këtë gjynah

21 Shtator 2017, 14:47Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet nga taksa e shëndetit.

Ish-ministri i Shëndetësisë shkruan se “Në programin e punimeve të Kuvendit është futur përsëri nga qeveria miratimi i koncesionit të pullës së barnave. Pulla aktualisht kushton vetëm 6 lekë të vjetra”.

Postimi i Petrit Vasilit 

Tërhiqu kryeministër nga taksa e shëndetit.

Në programin e punimeve të Kuvendit është futur përsëri nga qeveria miratimi i koncesionit të pullës së barnave.

Pulla aktualisht kushton vetëm 6 lekë të vjetra.
Me koncesionin, që do të miratojë qeveria, pulla do të kushtojë nga dhjetra deri mijëra herë më shtrenjtë. Thënë më thjeshtë: nga 6 lekë të vjetra mund të arrijë edhe deri në 31 mijë lekë të vjetra, pra rritje rreth 5 mijë herë.

Kjo, pasi pulla e barnave tash e tutje do kushtojë sa 2.4% të çmimit të shitjes me pakicë. Grabitje kjo që nuk është parë gjëkund.
Kjo është taksa direkte më abuzive mbi shëndetin, që do paguajnë qytetarët.
Shëndetësi falas nuk pati jo e jo, por për më zi akoma, po shtojnë dhe taksa të rënda si kjo e pullës, që i bën shqiptarët të paguajnë akoma më shumë për barnat.

Kryeminisri nga ligji i dekoratave edhe tërhiqet, por kur vjen puna te ligjet, që u hanë lekët dhe i varfërojnë qytetarët dhe pasurojnë të tjerët me koncesione, ai nuk tërhiqet kurrë.

Tërhiqu kryeministër, kurseja vetes të paktën këtë gjynah, që lidhet me shëndetin.

1 komente në “LSI e shqetësuar për shëndetësinë, thirrje Ramës: Tërhiqu kryeministër, kurseja vetes këtë gjynah”

  1. Daja says:

    Qesharake!
    Nuk i kerkohet doreheqja nje kryeministri 1 muaj pas rikonfirmimit ne zgjedhje, vec rasteve ekstreme te tradhetise ndaj atdheut apo ndonje skandali te madh. Madje per kete te fundit ju si parti nuk keni moralin ta kerkoni sepse kryetari juaj u kap me ze, figure dhe bllok ne dore dhe nuk i hyri gjemb ne kembe.
    Ka prokurori ka dhe komision hetimi nga parlamenti. I keni te gjitha mjetet, por nuk doni, mjaftoheni me konferenca shtypi per te lare gojen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje