Ministri Ahmetaj: Më 1 tetor nis aksioni kundër informalitetit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj shpalli sot fillimin e aksionit kundër informalitetit i cili në terren do të nisë më 1 Tetor me strukturat në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Doganave dhe Inspektoriatit të Punës në terren, kur do të prezantohet edhe plani i detajuar i masave.

Gjatë vizitës në një sipërmarrje prodhuese në fushën e artikujve ushqimorë, Ministri Ahmetaj shpjegoi se beteja kundër informalitetit do të shoqërohet paralelisht edhe me një tjetër reformë të rëndësishme, ndër prioritetet kryesore të qeverisë në mandatin e dytë, që lidhet me lehtësimin e shërbimeve për qytetarët dhe sipërmarrjen apo deregulimin e tregut, duke synuar uljen e burokracisë, kohës dhe kostove për publikun.

“- Aksioni fillon në 1 tetor. Institucionet, tatimet, doganat dhe Inspektoriati i Punës, të organizuar në grupe të përbashkëta, do të kenë një kalendar të detajuar pune në terren dhe nga zyra, në funksion të objektivit tonë për të zgjeruar bazën tatimore. Por ndërkohë duke komunikuar me sipërmarrjen, me instrumentat që kemi dhe nëpërmjet medias, në mënyrë që së bashku të kalojmë në një fazë të re të përgjegjësisë tatimore, duke u bazuar tek vullnetarizmi, duke u bazuar tek transparenca ndaj punës dhe këtu gjej rastin të ndaj me ju që Kryeministri e ka quajtur mandatin e dytë, midis të tjerash, mandatin e anti-informalitetit.

Cdo ditë që do të kalojë, toleranca zero ndaj evazionit do të jetë evidente dhe do të jetë në qendër të punës së tatimeve, doganave, apo të gjithë instrumentave institucionalë, fiskalë që qeveria dhe shteti ka – u shpreh Ministri.

Sa i takon fokusit të aksionit, Ahmetaj sqaroi se do të jetë kryesisht sipërmarrja e madhe, por pa lënë jashtë vëmendjes dhe kontrollit të territorit fiskal edhe sipërmarrjen e vogël. Kuponi tatimor, regjistrat fiskalë, inventarët dhe punësimi e sigurina në punë, do të jenë në vëmendje të aksionit.

“ – Ndërkohë sigurisht që qeveria, po në muajin tetor, ndërmerr paralel me fushatën anti-informalitet atë që quhet reforma e deregulimit. Eshtë një reformë transformuese e shërbimeve publike ndaj qytetarëve dhe sipërmarrjes, duke i thjeshtëzuar autorizimet, licensat, lejet dhe duke bërë të mundur nëpërmjet reformimit të marrëdhënies mes doganave dhe sipërmarrjes apo individëve; tatimeve dhe sipërmarrjes apo individëve; por edhe nëpërmjet dixhitalizimit të shërbimeve, të reduktojmë një masë të madhe radhësh, kërkesash për shërbime që natyrshëm do të jenë më të thjeshta. Pra, po ecim në dy korsi të rëndësishme. Korsia e anti-informalitetit, e cila do të jetë rigoroze dhe në bashkëpunim me sipërmarrjen dhe korsia tjetër, që është thjeshtëzimi i procedurave për të vazhduar nismën që patëm në fund të 2016-ës, me ligjin e thjeshtimit të procedurave tatimore. Tani bëjmë një përpjekje të re nëpërmjet planit shumë të detajuar të deregulimit që kemi mundësi ta shpallim gjithashtu në tetor” – përfundoi Ministri.

Reagimi i PD

Nderkohe Partia Demokratike ka raguar ndaj dekrarartes per aksonin kunder informalitetit nga ministi Arben Ahmetaj.

Ja se çfare thote PD me ane te nje dekarata per shtyp.

Dekarata:

E dini çfarë e shkakton informalitetin? Taksat e larta, sistemi i komplikuar fiskal me 6 nivele, burokracia dhe korrupsioni.

Të njëjtat pengesa qe kane varfëruar vendin dhe larguar investimet e huaja qe janë ne nivelin më të ulët historik.

E dini çfarë ndodhi herën e fundit që qeveria nisi aksionin anti informalitet? Mungesa më e madhe në të ardhurat e shtetit me një vlerë prej 80 mln usd në vetëm një muaj! Ka një mësim qe duhet ta kishin kuptuar gjoja reformatorët.

Lufta ndaj informalitetit nuk është aksion, por një përpjekje dhe politikë qeveritare përmes levave të ndryshme fiskale.

Në vend te propagandës që të mbushë portale e la​jme do qe më e udhës të rishikohej politika fiskale. Për këtë të fundit duhet vizion dhe ndjeshmëri politike.

Qartazi sa më sipër mungojnë. Mungesa e tyre përkthehet në abuzime dhe korrupsion, për të cilat qeveria është kampion, përndryshe si do shpjegohej gropa 325 mln që KLSH zbuloi se mungonin në buxhetin e shtetit!

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Ministri Ahmetaj: Më 1 tetor nis aksioni kundër informalitetit”

  1. helios says:

    Bravo minister bizneset e ndershme ju pershendesin plotesisht ne lidhje me aksionin ne fjale si rruge si nje menyre shume efektive per ti reformuar dhe sjelle ne rruge te drejte biznese te caktuara qe ushtrojne veprimatrine e tyre ne rruge jo formale pasoja te te cilave bien mbi sipermarrjet e ndershme dhe tkurrin te ardhurat e buxhetit te shtetit.

  2. adela says:

    suksese e para se keni ndergjegjesuar gjithe shqiptaret per zbatimin me rigorozitet te disa rregullave qe me pare as nuk mendohej edhe vete bizneset jane bere me te pergjegjshme ndaj detyrimeve qe duhet te paguajne karshi shtetit

  3. alisa says:

    Nje perpjekje per tu vleresuar dhe mbeshtetur :),mobilizimi kunder ketij fenomeni eshte nje nevoje e domosdoshme per perforcimin e klimes se biznesit dhe rritjes se qendrueshme ekonomike, mendoj edhe nje avantazh i madh per te gjithe te punesuarit sepse ky aksion prek edhe ato kompani kryesisht te medha te cilat shfrytezojne punetoret ne lidhje merrogat e pensionet.

  4. festim says:

    pune e te mbare e suksese te metejshme, pavaresisht kritikave politike te opozites edhe pse ne vetvete e pranon qe eshte nje aksion ne te mire te ekonomise, keni bere gjene e duhur ne lidhje me luften kundet informalitetit pasi per gjithe keto vite me radhe konkurrenca qe u behet bizneseve te ndershme apo sipermarrjeve te medha i ka sjell nje dem te madh ekonomikn ketyre te fundit dhe ka demtuar mjedisin e te berit biznes ne Shqiper duke u konkuruar nga biznese qe nuk zbatojne as rregullat me minimale ka ardhur nje moment qe kjo praktike duhet te marre fund dhe kjo eshte nje menyre per ta reduktuar ate

  5. alesio says:

    Rama 1 eshte per ti vene ne shina njerzit qe te fillonin te paguanin taksat qe kishin per ti paguar, madje pati dhe leshime qe vazhdojne te jene dhe sot. Tani me Rama 2 nuk besoj qe te jene me keto probleme aq te medha sac ishin ne fillim por tani po fillon te ndihet era e shtetit kudo. Bravo qeverise dhe shpresojme qe te behen pune akoma dhe me te mira. Suksese

  6. landi says:

    Suksese ne kete mandat pasi ka per te qene mandati ku do vehet akoma dhe me ne dukje puna qe keni bere ne mandatin e 1. Pavarsisht te gjitha kritikave qe keni marre deri tani mos e vrisni mendjen se ate pune ka opozita. Te hedh balte per kedo dhe mbi kudo. Populli nuk ju votoi kot por votoi qeverine qe po punon per shqiptaret dhe kete po e ben ne menyren me te ligjshme te mundshme e jo si qeveria e lartmadhnise se tij sali ram berisha qe vetem e rrenoi shqiperine ne te gjitha anet

Lini një Përgjigje te alisa Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *