Ministri Ahmetaj: Më 1 tetor nis aksioni kundër informalitetit

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj shpalli sot fillimin e aksionit kundër informalitetit i cili në terren do të nisë më 1 Tetor me strukturat në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Doganave dhe Inspektoriatit të Punës në terren, kur do të prezantohet edhe plani i detajuar i masave.

Gjatë vizitës në një sipërmarrje prodhuese në fushën e artikujve ushqimorë, Ministri Ahmetaj shpjegoi se beteja kundër informalitetit do të shoqërohet paralelisht edhe me një tjetër reformë të rëndësishme, ndër prioritetet kryesore të qeverisë në mandatin e dytë, që lidhet me lehtësimin e shërbimeve për qytetarët dhe sipërmarrjen apo deregulimin e tregut, duke synuar uljen e burokracisë, kohës dhe kostove për publikun.

“- Aksioni fillon në 1 tetor. Institucionet, tatimet, doganat dhe Inspektoriati i Punës, të organizuar në grupe të përbashkëta, do të kenë një kalendar të detajuar pune në terren dhe nga zyra, në funksion të objektivit tonë për të zgjeruar bazën tatimore. Por ndërkohë duke komunikuar me sipërmarrjen, me instrumentat që kemi dhe nëpërmjet medias, në mënyrë që së bashku të kalojmë në një fazë të re të përgjegjësisë tatimore, duke u bazuar tek vullnetarizmi, duke u bazuar tek transparenca ndaj punës dhe këtu gjej rastin të ndaj me ju që Kryeministri e ka quajtur mandatin e dytë, midis të tjerash, mandatin e anti-informalitetit.

Cdo ditë që do të kalojë, toleranca zero ndaj evazionit do të jetë evidente dhe do të jetë në qendër të punës së tatimeve, doganave, apo të gjithë instrumentave institucionalë, fiskalë që qeveria dhe shteti ka – u shpreh Ministri.

Sa i takon fokusit të aksionit, Ahmetaj sqaroi se do të jetë kryesisht sipërmarrja e madhe, por pa lënë jashtë vëmendjes dhe kontrollit të territorit fiskal edhe sipërmarrjen e vogël. Kuponi tatimor, regjistrat fiskalë, inventarët dhe punësimi e sigurina në punë, do të jenë në vëmendje të aksionit.

“ – Ndërkohë sigurisht që qeveria, po në muajin tetor, ndërmerr paralel me fushatën anti-informalitet atë që quhet reforma e deregulimit. Eshtë një reformë transformuese e shërbimeve publike ndaj qytetarëve dhe sipërmarrjes, duke i thjeshtëzuar autorizimet, licensat, lejet dhe duke bërë të mundur nëpërmjet reformimit të marrëdhënies mes doganave dhe sipërmarrjes apo individëve; tatimeve dhe sipërmarrjes apo individëve; por edhe nëpërmjet dixhitalizimit të shërbimeve, të reduktojmë një masë të madhe radhësh, kërkesash për shërbime që natyrshëm do të jenë më të thjeshta. Pra, po ecim në dy korsi të rëndësishme. Korsia e anti-informalitetit, e cila do të jetë rigoroze dhe në bashkëpunim me sipërmarrjen dhe korsia tjetër, që është thjeshtëzimi i procedurave për të vazhduar nismën që patëm në fund të 2016-ës, me ligjin e thjeshtimit të procedurave tatimore. Tani bëjmë një përpjekje të re nëpërmjet planit shumë të detajuar të deregulimit që kemi mundësi ta shpallim gjithashtu në tetor” – përfundoi Ministri.

Reagimi i PD

Nderkohe Partia Demokratike ka raguar ndaj dekrarartes per aksonin kunder informalitetit nga ministi Arben Ahmetaj.

Ja se çfare thote PD me ane te nje dekarata per shtyp.

Dekarata:

E dini çfarë e shkakton informalitetin? Taksat e larta, sistemi i komplikuar fiskal me 6 nivele, burokracia dhe korrupsioni.

Të njëjtat pengesa qe kane varfëruar vendin dhe larguar investimet e huaja qe janë ne nivelin më të ulët historik.

E dini çfarë ndodhi herën e fundit që qeveria nisi aksionin anti informalitet? Mungesa më e madhe në të ardhurat e shtetit me një vlerë prej 80 mln usd në vetëm një muaj! Ka një mësim qe duhet ta kishin kuptuar gjoja reformatorët.

Lufta ndaj informalitetit nuk është aksion, por një përpjekje dhe politikë qeveritare përmes levave të ndryshme fiskale.

Në vend te propagandës që të mbushë portale e la​jme do qe më e udhës të rishikohej politika fiskale. Për këtë të fundit duhet vizion dhe ndjeshmëri politike.

Qartazi sa më sipër mungojnë. Mungesa e tyre përkthehet në abuzime dhe korrupsion, për të cilat qeveria është kampion, përndryshe si do shpjegohej gropa 325 mln që KLSH zbuloi se mungonin në buxhetin e shtetit!

 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...