Nikollaqi i erzave do të bëhet kryetar i Bashkisë së Himarës

21 Shtator 2017, 09:13Politika TEMA

Miku i Neranxit ish-zëvendësambasadori i Greqisë në Tiranë, Kostantinos Piperigos ka qenë personi që ka përpiluar dosjet politike e të ashtëquajturave “prona të Himarës”.

Nga Arben Llalla

I gjithë aktiviteti i kohëve të fundit të Nikollaq Neranxit rreth problemit të pronave të shqiptarëve në Himarë lidhet me prapavijën politike të tij për të kandiduar për kryetar i Bashkisë së Himarës, i lidhur nga koalicioni i mundshëm PD-PBDNJ. Kuptohet që matematikat e Neranxit për të fituar nuk dalin, sepse në Himarë PDIU ka vota të konsiderueshme dhe kështu Nikollaqi ka nisur sulmin kundër bërthamës së kësaj partie.

Në shkrimin e tij Neranxi botuar tek “Panorama” më 20 shtator, ai përpiqet që problemin e pronave dhe të prishjes së disa objekteve pa leje nga ana e qeverisë së Edi Ramës, ta zhvendosë tek problemi i Çështjes Çame, tek shqiptarët që janë me origjinë nga Çamëria.

Tek e fundit çfarë halli ka Neranxi me Çështjen Çame apo me çamët? Përse Neranxi me shkrimin e tij po nxit urrejtje të paqenë midis shqiptarëve të Himarës dhe shqiptarëve me rrënjë nga Çamëria?

Në letrën dhe lapsin e tij, Nikollaq Neranxi nuk merret me problemin e pronave të himariotëve, por më shumë ai është përqendruar tek problemi që shqiptarët nga Çamëria që kanë me pronat e tyre në Greqi. Ai ngatërron pronat e shqiptarëve brenda shtetit të tyre me pronat e shqiptarëve jashtë kufinjve politikë duke bërë paralele të rreme. Nëse shqiptarët kanë shtetësi greke, kjo nuk do të thotë se kanë kombësi greke. Prandaj, Athinës nuk i takon të fusë hundën në punët e brendshme të Shqipërisë rreth prishjeve të ndërtimeve pa leje, në rastin e Himarës. Atëherë ç’i hyn në punë Nikollaq Neranxit që na tregon llogje kafenesh apo shet paragjykime, të cilat gatuhen në zyrat e informacion-propagandës së Greqisë?

Asnjë shqiptar nga Çamëria nuk ka shkruar qoftë edhe një shkrim kundër shqiptarëve të Himarës, madje as kundër minoritarëve të ndershëm grekë.

Nikollaq Neranxi na tregon për një familje shqiptare himariote që ka rritur një shqiptar nga Çamëria dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Për këtë veprim sa njerëzor të familjes Qirici ndaj Ramadan Bubeqit të gjithë jemi krenarë dhe mirënjohës. Shqiptarët e Çamërisë i janë mirënjohës familjes Qirici. Kjo mirënjohje është e njohur botërisht. Shoqata “Çamëria” e Shqipërisë e nderoi me një dekoratë të lartë familjen Qirici, të cilën e tërhoqi Lluk Jani Qirici në qershor të vitit 2015 në Vlorë. Ishte vetë kryetari i partisë kombëtare PDIU, Shpëtim Idrizi që e dha këtë vlerësim të lartë në praninë edhe qindra shqiptarëve të Vlorës, Çamërisë, Himarës. Prandaj, Nikollaq Neranxi bën mirë që ngjarjen e familjes Qirici mos ta keqpërdori, mos ta keqinterpretojë, por ta tregojë ashtu siç është në të vërtetë.

Nikollaq Neranxi këto ditë është pak i mërzitur, sepse njëri nga miqtë e tij të ngushtë që i kishte premtuar mbështetjen për kandidimin si kryetar i Himarës, u largua nga Shqipëria. Fjala është për zëvendësambasadorin e Greqisë në Tiranë, Kostantinos Piperigos. Diplomati në fjalë ka qenë personi që ka përpiluar dosjet politike e të ashtëquajturave “prona të Himarës”. Pra, çdo keqinformim për Athinën, Bashkimin Europian apo vendeve të tjera rreth prishjes së disa objekteve pa leje dhe gjendes politike në Himarë mban nënshkrimin e këtij diplomati, i cili pati miqësi të ngushtë me Neranxin.

Në përfundim të shkrimit të tij Nikolaq Neranxi jep këshillat për çamët që mos t’ju prishin shtëpitë himariotëve. Por, çështja është se asnjë shqiptar me rrënjë nga Çamëria nuk ka patur apo ka pretendime pronësore në Himarë. Ç’punë kanë çamët me pronat në Himarë, kur ata nuk kanë asgjë në dorë, as në qeveri, as në ndonjë lloj pushteti? Por, këtë Neranxi i erzave nuk e sqaron, anipse nuk kursehet në vrerin ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

16 komente në “Nikollaqi i erzave do të bëhet kryetar i Bashkisë së Himarës”

  1. Shefi says:

    Perpjekja per te intriguar lidhje me “armiqte e jashtem” dhe sfondi ne te cilin Llalla i vendos ngjarjet te kujtojne monotonine e parrullave te sistemit monist “per ti shikuar gjerat me syrin politik”. Dmth te kesh mik nje ambasador te EU sipas Llalles eshte prove e argumentatave te tij qesharake.
    Se pari Neranxi eshte himarjot dhe lufton per te drejtat e pronareve himarjote qe jane shkelur me te dya kembet nga qeveritaret e rradhes. Dhe ne se ne spektrin euro-amerikan gjenden forca qe i ndihmojne qellimit te tij, aq me mire. Himarjotet dhe ne te kaluaren e larget kane shfrytezuar konjukturat gjeopolitike duke kerkuar here ndihmen e Papes se Romes, Venedikut apo Perandoreshes se Rusise. Ai e ka bere te qarte qe implikimi i PDIU me Himaren eshte i gabuar. Camet le te merren me problemin e tyre, por nuk ka pse interferojne me Himaren, fatkeqesisht sa here himarjotet ngrene problemet e tyre na del nje cam dhe tund kemboren. Kjo as qe mund ti ndihmoje ata dhe eshte vetem nje tymnaje per tu faktorizuar ne politike.
    Se dyti ne se Neranxi ve kandidaturen per deputet (ai njihet si eksponent i LSI, ish deputet i saj), jane himarjotet ata qe vendosin dhe jo Llalla i cili pretendon se ne Himare kjo parti ka elektorat te konsiderushem, per te cilen une dyshoj se eshte e vertete. Sa me shume ata synijne te interferojne problemin e tyre me te Himares dhe tu fryjne thengjijve te nacionalizmit, aq me shume urrehet politika e tyre kundrejt Himares.
    Se treti politika e ndjekur nga Qeveria Rama per te krijuar nje turizem elitar duke uzurpuar pronat e Himarjoteve me mekanizma te ndryshme eshte ne kundershtim me interesat e banoreve himarjote. Aktualisht himara eshte “prone” e nje grushti njerezish te cilet dominojne ne PS-ne Himares, kjo perben nje baze te fuqishme per nje opozite efikase te Neranxit dhe banoreve qe refuzojne te heqin dore nga pronat e tyre

    1. toni says:

      Idiot qeveria e shtetit tend te dashur Greqi po nderhyn dita-dites ne punet e brendeshme te Shqiperise duke mos lene gure pa levizur sidomos ju koketulave grekofon qe u shkoni mbrapa te mirpaguajturave agjent Neranxhi,Bollano,Beleri e Dule dhe gjitha kjo loje behet per te mos demshperblyer camet.

    2. Roberto says:

      O ti shefo,e shoh qe vetem shef nuk je sepse me ben pershtypje qe ti nuk e kuoton qe lidhjet e Neranxit me ambasaden Greke jane miqesore vertet por jane antishqiptare. Neranxi dhe shume e shume si Neranxi jane nensherbim te zbulimit grek dhe zbatojne porosite e tyre. Armiqesia apo etiketimi i personave armiq te popullit nuk kane brire. Te tille ka patur edhe ne kohen e Enverit por ai ja u priste koken. Ti veshtron keq ,njesoj si Greket e poshter pasi nuk mund te krahasosh miqesite me nje ambasador apo zevendes qe punojne ne menyre te kundraligjshme dhe te pa pranushme per KE qe thua ti se na qenka ky’zv/ambasador. Ketu duhet te nderhyje shteti qe ta beje Neranxin kryetar bashkie ne burg po te doje dhe jo ne Himare.

    3. Ish-shefi Asfalise says:

      Interesat e fshatareve kokpalare te Himares dhe te tuat o shefi jane ta lini Himaren nje germadhe ashtu sic e keni ndertuar deri tani. Bukuria e bregut eshte e mahnitshme. Ndertimet ne Himare jane katastrofe e vertete. lereni Himaren te marre fryme dhe te zbatohet plani rregullues

  2. Labi says:

    O Mero , me Arben Llallen e shkrimet e tij e ul pertoke jo thjesht nivelin e gazetes , por demton rende Ceshtjen Kombetare.
    Aq me teper qe nga shkrimi duket qarte se Llalla eshte njeriu i sherbimeve sekrete.

    1. Albani says:

      O loqe……………..me fal,se Labi doja te thoja.
      Lexoje nje here Lalen,pastaj llap.
      Lalla mund te jete si te jete,por ka shkruar nje te vertete qe vetem gomeret si ty nuk e kuptojne.

  3. H.l.Mariotti says:

    Pikerisht ketu eshte problemi,nese del nje cam dhe tund kemboren per Himaren e Shqiprise eshte e papranueshme.Nese cohet nje grek nga Athina dhe tund te njejten kembore kjo eshte e pranueshme.Te drejtat e himarioteve,korrupsioni,abuzimi me pronat duhet pare si nje problem shqiptareve dhe jo grekeve.

  4. ben says:

    Per sa kohe camet perfaqesohen dhe ju degjohet zeri nepermjet njerezve si ky karagjozo-legeni llalla po aq kohe perlyerja e tyre me te paverten amoralitetin dhe gjithe veset e peshtira njerezore do ju bashkangjiten edhe atyre, sepse:
    1) sipas legenit llalla pronat e himarioteve nuk na qenkan prona po qenkan te ashtuquajtura prona , nderkohe nese ka nje krahine te vetme ne ballkan qe ka luftuar dhe ka mbrojtur pronat nder shekuj eshte padyshim himara dhe himariotet.
    2) sipas legenit llalla PDIU paska peshe ne elektoratin e himares. Qe eshte nga ato genjshtra legenesh e plehrash qe eshte gjeja me kollaj ne bote e verifikueshme sepse mund te futesh ne KQZ dhe te shofesh votat e PDIU ne bashkine himare jo vetem sot po edhe dje PDIU nuk mer asnje absolutisht asnje vote ne bashkine himare. Pra duhet te jesh legeno-karagjoz-plehere qe mund te genjesh per nje gje te tille.
    3) sipas karagjozo-legeno-felliqesires llalla qe e permend disa here do prishen disa ndertime pa leje ,e verteta eshte se objektet qe do prishen jane 200 vjecare dhe nese ky legen mund te na thote se ku mund te merin leje himariotet para 200 vjetesh une jam i pari qe do shkoj ti prish. Per me teper kushdo qe ka bere pushimet ne himare dhe bregdetin e himares e di se ne kete zone numri i ndertimeve paleje eshte i paperfillshem krahasuar me shqiperine dhe ato ndertime qe jane pa leje ose jane te klienteve te pushtetit dhe rastet i keni ne media po ky karagjoz nuk i di cuditerisht ose jane te jo himarioteve.
    4) nese ketyre qe thashe me lart ti bashkosh historine e himares qe gjitmone ka qene ne krah te grekeve dhe te shqiptareve ne luften kunder pushtuesve qe nga turku te italiani e gjermani po ti shtosh dhe humanizmin e pamohushem te himarioteve ndaj cameve ne nevoje kur i deboi greku cdo njeri normal i kesaj bote cdo shqiptar dhe grek normal e kupton dhe e ben diferencen vete. Kush eshte me te drejten dhe moralin njerezor dhe kush vazhdon te perfaqesoje hipokrizine legenllekun maskarallekun ne gjithe kete histori. Himarioteve pushteti i rradhes po ju grabit pronat dhe kush bashkohet me te eshte legen plehere qenie e pafytyre . Nese dikush mendon se pse greku nderhyn ne kete pune duhet ti vije 2 here turp sepse jeton ne nje vend te bastarduar ligjerisht dhe moralisht ku te drejten e qytetareve te saj duhet ta mbroje nje shtet tjeter.

  5. eda says:

    Ky qe shkruan me emrin Shefi, eshte vete Nikollaqi, ju betohem.
    Per pusht-et ky Nikollaqi shet edhe familjen.
    Ka dhene prova me Prof. Xhuvelin se cfare i pafytyre eshte ky njeri.
    Nuk mund ta imagjinoni se sa pa karakter eshte. Eshte nje felliqsire e ndyre. Kaq.
    Gjoja i dhimbsen pronat dhe ben beteje per Kryetar Bashkie.

    1. Shefi says:

      Mos u beto kot o Eda, faktikisht une e kam kritikuar dikur Neranxin kur i kundervihej Bollanos se bashku avukatin e famshem Ngjela duke organizuar antimitingje. Neranxit ju deshen disa vite te kuptoje se sepata e arbitraritetit te pushtetareve mund te binte dhe mbi te sic po ndodh tani dhe ai eshte kthyer ne rrugen e drejte te mbrojtjes se interesave te himarjoteve. Me mire nje Neranx ne krye te bashkise se sa nje kukull si puna e kryetarit te sotem. Por ruajeni per me vone fushaten anti Neranx, jemi larg akoma zgjedhjeve lokale!

  6. ti je muslimon,mos komento per KRISTIANIZMIN,ti je zhuls shkretetire..........allah uakbar! says:

    ikni o sumqira islamike mos u merrni me kristianet apo Xeimara-n……………ptuuuuuuu vrromoarapides!

    1. Dropulli says:

      Ti mor grekfoles i ndyre mos u merr me problemet e minoritetit grek dhe mos i terthur me ato came se po na e nxini faqen.

    2. Mbreti says:

      Kagjaafti syqero re magjuphane! Shuj bre mshile gojen!

  7. Projekti says:

    Thjesht per kuriozitet: Turqia do te investoje ne dhjete vitet e ardhshme 400 miliarde dollare ne shendetsi dhe infrastrukture. Borxhi qe i ktheu greket argate te gjermaneve deri ne fund te shekullit te ardhshem eshte 350 miliarde.

  8. Projekti says:

    Thjesht per kuriozitet: Turqia do te investoje ne dhjete vitet e ardhshme 400 miliarde dollare ne shendetsi dhe infrastrukture. Borxhi qe i ktheu greket argate te gjermaneve deri ne fund te shekullit te ardhshem (minimumi) eshte 350 miliarde.

  9. Dodona mbi Tomorr says:

    Bollano +Nerenxi+Dule , si ajo kenga me poetin behemi tre por ketu fjala eshte jo per kenge por per celule si ajo e agimit te arte , keshtu me ngjajne sjelljet dhe qendrimet e ketyre te treve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje