PD e shqetësuar për shëndetësinë, Shehu: “Falas” vdiq, po behet “molle e ndalueme”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputeti i PD-së Tritan Shehu, duket mjaft i shqetësuar për gjendjen e shëndetësisë.

Përmes një statusi në “Facebook”, ai  vë theksin tek Tprojekt-ligji i Koncesionit të Pullës së Barnave.

Shehu thotë se shëndetësia “falas” vdiq, dhe tashmë sipas tij, ky shërbim për bëhet “mollë e ndalueme”.

POSTIMI I PLOTË

Mbasi shëndetësia “falas” vdiq, e ashtuquajtura shëndetësi po behet “molle e ndalueme” për qytetaret.
Kthehet përsëri ne Kuvend projekt ligji i Koncesionit te Pullës se Barnave, me te gjitha problemet qe kishte.

Nga 6 leke te vjetra e pa ndryshueshme kjo, qe paguhet për pullën e barit kalohet ne 2,4% te vlerës me pakice te tij.
Kush e paguan këtë?

Pa dyshim do ta paguaje veçse konsumatori!!!
Kjo rritje galopante çmimi shkon ne favor te koncesionarit.

Pulla, qofte ajo qe është prodhuar deri tashti, qofte ajo qe do te prodhohet nesër, afërsisht një çmim do te ketë!

Pra për qytetarët do te jete gjithmonë e me e vështirë për te përballuar shpenzimet për shëndetësinë.

Dhe nqs ata do te konsumojnë barna te një cilësie me te larte, pjesërisht apo aspak te rimbursuara, diferenca ne çmim do te jete shume me e madhe.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *